LIVE UPDATES
Ekonomi

Brenda 6 muajve stoku i pashitur i sherebelës u shtua 1,5 herë, rrezikohet zhdukja e kultivimit

Nga 4 mijë ton stok sherebelë që ishin në muajin janar, sipas Kryetarit të Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka aktualisht në magazinat e përpunuesve gjenden 10 mijë ton sasi e pashitur.

27 Qershor 2024, 11:08 Nga M.B
Brenda 6 muajve stoku i pashitur i sherebelës u shtua 1,5 herë,
Foto ilustruese

TIRANA- Kultivimi i sherebelës, i mbjellë masivisht vitet e fundit nga fermerët e zonave veriore, rrezikon të zhduket, pasi mungon tregu i huaj për shitje. Brenda 6 muajve, sasia e stokut është rritur 1,5 herë. Nga 4 mijë ton stok sherebelë që ishin në muajin janar, sipas Kryetarit të Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka aktualisht në magazinat e përpunuesve gjenden 10 mijë ton sasi e pashitur.

“Kjo është sasia më e lartë e stokut të pashitur të sherebelës, që po dëmton së tepërmi kompanitë përpunuese dhe eksportuese të bimëve mjekësore. Sasia e lartë e stokut është prezente që prej fillimit të vitit dhe nuk po arrihet të jepet asnjë zgjidhje. Situata është tepër e vështirë”, tha ai.

Gjoka tha se rritja e stokut është ndikuar nga vijimi i rënies së kërkesës, pas teprisë së furnizimeve dhe ngopjes së tregjeve të huaja me sherebelë, në periudhën e pandemisë së Covid-19. Rënia e kërkesës ka sjellë edhe përgjysmim të çmimit të shitjes. Nga 160 lekë për kg, për eksport sherebela po kërkohet me çmim 80 lekë për kg. Kryetarit të Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka paralajmëron se për shkak të mungesës së tregjeve brenda 3 vitesh rrezikohet zhdukja e kultivimit të saj.

“Kjo situatë dramatike po demoralizon fermerët për të shtuar kultivimet me bimën e sherebelës. Në këto kushte parashikohet që brenda 3 viteve sasia e prodhimit të reduktohet në masë të lartë, apo pothuajse të shkojë drejt zhdukjes. Nga ana tjetër kjo do të sjellë rritje të çmimit të bimës për eksport, nëse do të kërkohet nga tregjet e huaja”.

Ulje e çmimeve është ndikuar edhe nga rënia e fortë e kërkesës për bimë medicinale në tregjet europiane dhe atë të SHBA-ve. Deri në fund të muajit dhjetor 2023 operatorët raportuan se kërkesa në tregjet e huaja ra 50% krahasuar me 2022, e ndikuar tërësisht nga mbingopja e tyre gjatë pandemisë së Covid-19. Ndërsa çmimet për bimët si sherebela, dëllinjë e zezë dhe çajëra të ndryshme shënuan rënie.

Disa operatorë më herët parashikuan se stabilizimi i tregjeve pritet të nisë në muajin shtator, pas 2 viteve krizë të kërkesës në vendet jashtë. Sektori i përpunuesve dhe bimëve mjekësore vitet e fundit përveç mungesës së fuqisë punëtore, është goditur edhe nga zhvlerësimi i euros dhe dollarit, dy monedhat kryesore që atë eksportojnë. Gjoka tha se zhvlerësimi i kursit të këmbimit i ndikuar nga ngurtësimi i parasë informale, vijon t’i shkaktojë humbje të mëdha eksportuesve.

Zgjidhja e vetme mbetet për daljen nga kriza sipas tij mbetet rritja e kapaciteteve përpunuese për eksport të produkteve të gatshme. Mungesa e investimeve gjithashtu vijon të mbajë në nivele të ulëta përpunimin e bimëve mjekësore. Nga operatorët me potenciale grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese vetëm 25% e tyre arrijnë të nxjerrin produkt final të përpunuar, kurse 75% e tyre u shitën si lëndë e parë pa u përpunuar, duke humbur në pjesën të madhe të vlerës që mund të ngelej në ekonominë vendase./ Monitor

sherebela

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës