Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vitin e kaluar shpenzimi mesatar i shqiptarëve për këto shërbime u rrit me rreth 16% krahasuar me një vit më parë.
TIRANA- Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht më shumë se 7900 lekë për shërbime të komunikimeve celulare. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vitin e kaluar shpenzimi mesatar i shqiptarëve për këto shërbime u rrit me rreth 16% krahasuar me një vit më parë.
Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celulare (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë. Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të tretin vit radhazi.
Gjithashtu, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për çdo minutë thirrje celulare vitin e kaluar u rrit në 4.78 lekë për minutë, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë. Kjo vlerë bazohet në treguesin e të ardhurave mesatare për minutë (ARPM), që llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me sasinë e minutave dalëse dhe tregon të ardhurat e sipërmarrësit për një minutë.
Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka filluar qysh të ndikojë në shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Operatorët celularë kanë rritur çmimet për paketat bazë të komunikimit me parapagesë me 100-200 lekë në dy vitet e fundit, por ndërkohë kanë ulur edhe njësitë e përfshira të komunikimit në to, si një formë për të nxitur përdoruesit të lëvizin drejt paketave me çmim më të lartë.
Sipas informacionit të raportuar në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), dy operatorët celularë fituan gjithsej 619 milionë lekë vitin e kaluar, ndërsa viti 2022 ishte mbyllur me humbje neto në vlerën e 499 milionë lekëve. Vodafone Albania arriti një fitim neto në vlerën e 549 milionë lekëve, ndërkohë që vitin 2022 e pati mbyllur me një humbje neto prej 30 milionë lekësh.
Një fitim më të vogël ka raportuar operatori i dytë, One Albania, por që gjithashtu e ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin krahasuar me një vit më parë. Sipas AKEP, One Albania e mbylli vitin 2023 me një fitim neto në vlerën e 70 milionë lekëve, ndërkohë që për vitin 2022 kishte raportuar një humbje prej 469 milionë lekësh. Dy operatorët e rrjeteve celulare vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 25.43 miliardë lekë, shifër kjo afërsisht e njëjtë me vitin 2022.
Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, Vodafone Albania ka thelluar dominimin e vet, me rreth 56% të totalit të tregut. Në vitin e parë pas shkrirjes mes dy ish-operatorëve ONE Telecommunications dhe ALBtelecom, operatori i ri, One Albania, ka humbur terren, duke zbritur në 44% të tregut sipas xhiros, nga 48% që kishte qenë pjesa e përbashkët e dy operatorëve përpara bashkimit, në 2022./ Monitor
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur këtë javë me një tjetër rënie të lehtë. Sipas kursit zyrtar t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Sfidat e tregut të hapur dhe të qenët pjesë e zinxhirit global i përballin bizneset me një konkurrenc...
Foto ilustruese TIRANA- Rënia e vazhdueshme e Euros, rritja e kostove të fuqisë punëtore dhe kërkesa e dobët në tregjet ...
Foto ilustruese TIRANA- Rentabiliteti i investimit të aktiveve nga sektori bankar është në përmirësim gjatë këtij v...
Foto ilustruese TIRANË- Sezoni i prodhimit bujqësor është në kulmin e tij, ku përveç serrave, tani kanë nisur edh...
Foto ilustruese TIRANA- Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditës së djeshme Kuadrin e rishikuar Makroekonomik e Fiskal pë...
Foto ilustruese TIRANË- Tregu i fondeve të investimit vijoi rimëkëmbjen edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Si...
Grafiku TIRANA- Ka zgjatur vetëm një muaj ecuria pozitive e eksporteve, teksa në muajin maj, ato i janë rikthyer sërish rënie...
Luljeta Minxhozi TIRANA- Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Luljeta Minxhozi, ndoqi javën e ka...
Grafiku TIRANA- Në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 287.1 miliardë lekë në pesë muajt e parë të vitit, me nj&e...