Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Rritja, gjithsesi shumë e vogël e yield-eve, duket se erdhi nga një frenim i kërkesës së tregut, krahasuar me ankandet e mëparshme.
Yield-et e bonove 12-mujore ngelën në nivele të ulëta edhe në ankandin e parë të muajit shkurt. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar rezultoi në nivelin 2.42%, nga 2.4% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.
Rritja, gjithsesi shumë e vogël e yield-eve, duket se erdhi nga një frenim i kërkesës së tregut, krahasuar me ankandet e mëparshme.
Nga 11 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave në ankand ishte lehtësisht më e ulët, në 10.82 miliardë lekë. Pavarësisht mosplotësimit të shumës, rrija e yield-it ishte shumë e vogël dhe duket se për momentin tendencat e tregut duken për ruajtjen e niveleve të ulëta të tyre.
Bonot 12-mujore janë edhe instrumenti kryesor referues për përcaktimin e interesave të kredisë afatgjatë për sektorin privat. Yield-et e ulëta të bonove 12-mujore reflektohen në norma më të ulëta për kreditë interesa të ndryshueshme. Normat e ulëta të interesit vazhdojnë të favorizojnë rritjen me ritme të larta të kredisë për ekonominë, veçanërisht në monedhën vendase.
Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2025 arriti vlerën e 943.5 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 12.9%. Rritja e portofolit u përshpejtua më tej, krahasuar me rritjen prej 12.3% të vitit 2024, duke shënuar rritjen më të lartë në 16 vitet e fundit.
Deri tani, as rritja sezonale e kërkesës për financim nga qeveria shqiptare në tregun e brendshëm financiar nuk ka sjellë presione të mirëfillta për rritjen e yield-eve të titujve qeveritarë. Tremujori i parë i vitit ka edhe përqendrimin më të larta të huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm financiar, me afërsisht 35% të vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara në tregun e brendshëm.
Në analizën e fundit për ecurinë e normave të interesit në Shqipëri, Raiffeisen Research vlerësonte se tregu i brendshëm financiar ngelet relativisht i dobëta dhe i pazhvilluar, me pjesëmarrje të kufizuar përtej bankave, disa fondeve të investimeve dhe vetëm kohët e fundit një numër të vogël investitorësh ndërkombëtarë, që po testojnë tregun me shuma ende modeste.
Sipas Raiffeisen Research, dominimi i bankave në tregun e titujve qeveritarë bëjnë që ndryshimet në preferencat e tyre të likuiditetit dhe oreksi për rrezik ndikojnë shumë në ecurinë e yield-eve. Aktiviteti i kufizuar i fondeve të pensioneve dhe një prani ende në zhvillim e sipër e investitorëve ndërkombëtarë do të thotë se tregu është më i ndjeshëm ndaj cikleve të likuiditetit vendas. Hyrja e fundit e investitorëve ndërkombëtarë, duke rritur me kujdes ekspozimin, ka shtuar disa dinamika të reja, por ende nuk i ka stabilizuar plotësisht tendencat e yield-eve./Monitor.al
Foto ilustruese Pak ditë më parë u hapën aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fë...
Foto ilustruse Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka përfunduar ndërtimin dhe funksionalizimin e Arkivës Digjitale, nj&eum...
Foto ilustruse Raporti i kredive me probleme ra për të nëntin vit radhazi në 2025. Sipas të dhënave të Bankës s&eum...
Foto ilustruse Gjatë muajit janar, “Monitor” zhvilloi një vrojtim me analistë të tregut financiar lidhur, me faktorët ...
Foto ilustruese Gjatë muajit janar, “Monitor” zhvilloi një vrojtim me analistë të tregut financiar lidhur, me faktorët...
Foto ilustruese Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor...
Foto ilustruse Funksioni i programit SelfCare, që menaxhohet përmes E-Albania është kthyer në një makth që nuk po mbaron...
Foto ilustruse Ekspozimi i sektorit bankar në borxhin e qeverisë shqiptare u rrit më tej gjatë vitit 2025. Statistikat e Bankës s&...
Foto ilustruse Kredia afatgjatë e dhënë nga sektori bankar ndoqi përsëri një tendencë në rritje gjatë vitit t&...
Foto ilustruese Administrata tatimore ka hapur aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, ...