LIVE UPDATES
Ekonomi

Birrat artizanale në rrezik falimenti, ul prodhimin pas dyfishimit të akcizës

Detyrimi për akcizën zë 40% të kostos së përgjithshme për këta prodhues.

27 Maj 2024, 07:29 Nga M.B
Birrat artizanale në rrezik falimenti, ul prodhimin pas dyfishimit të
Foto ilustruese

TIRANA- Nga 1 janari 2023, pas zbatimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizën” punishtet e birrarive artizanale për 1 litër birrë të prodhuar, po paguajnë 110% më tepër akcizë se më parë. Detyrimi për akcizën zë 40% të kostos së përgjithshme për këta prodhues. Për të mbijetuar birraritë e vogla, sipas Kryetarit të Shoqatës së Mikrobirrave Shqiptare Xhim Begeja kanë rritur çmimet, por njëkohësisht kanë ulur sasinë e prodhimit për shkak të konkurrencës së birrave të importit. Në total janë 10 birrari të vogla, si:  Birra Puka, Pan, Dyst, Birra e Gjyshit, Birra Gjallica, Birra Karabash, Birra e Shtëpisë Lushnjë, Birra Saraçi, Birra Altenberg dhe Brahause Beer, që së bashku prodhojnë rreth 3,000 HL në vit.

Për këtë arsye shoqata e Mikrobirrarive i kërkon Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit të përjashtojë 10 prodhuesit artizanal nga detyrimi për akcizën dhe detyrimi për kryerjen e DSHA (deklarimi i parapagimit të akcizës për çdo produkt që del nga fabrika pa u shitur ende malli), apo tarifë fikse për litër të reduktuar dhe përjashtimi nga detyrimi për kryerjen e DSHA.

Sipas llogaritjeve të bëra nga Shoqata e Mikrobirrarive prodhuesit e birrës artizanale, paguajnë 110% më shumë detyrim akcize nga 1 janari 2023 me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore për dyfishimin e tarifimit të akcizës së birrës.

“Formula e llogaritjes me tarifimin e mëparshëm ka qenë 360 lekë x4% alkool=1,440 lekë akcizë për 100 litër birrë apo 14,4 lekë litër. Me ndryshimin e akcizës është bërë 744 x4%=29,76 lekë për 100 litër birrë ose 29,76 lekë për litër. Detyrimi për akcizën është rritur 110%.

Pra birrat tona dalin me 4,8 % alkool, sepse e tillë është teknologjia e prodhimit.

Sa më i lartë është alkooli, aq më shumë rritet detyrimi për akcizën. P.sh për 1 litër birrë të prodhuar me 5,2% alkool x744 akciza =3,869 lekë akcizë për 100 litër ose 38,69 lekë për litër

Detyrimi për akcizën zë 52 % të kostos materiale apo 35 deri 40% të kostos së përgjithshme”, pohon Begeja.

Përjashtim nga detyrimi akcizës dhe detyrimi për kryerjen e DSHA ( deklarimi i parapagimit të akcizës për çdo produkt që del nga fabrika pa u shitur ende malli). Suport për aktivitete të ndryshme. Tarifë fikse për litër të reduktuar dhe përjashtimi nga detyrimi për kryerjen e DSHA. Suport për aktivitet të ndryshme. Kostot e shtetit për suportin e 10 mikrobizneseve me potencial te lart zhvillimi llogariten mesatarisht rreth 10,000,000 lekë në vit.

Sipas Shoqatës së Mikrobirrarive përfitimet e shoqërisë dhe shtetit nga marrja parasysh e kërkesave të tyre do të sjellin: Nxitjen e sipërmarrjeve vendase; Nxitjen e ekonomisë vendase; Ruajtjen e burimeve dhe lekëve brenda kufijve të Shqipërisë; Përfaqëson vendin dhe vlerat kulturore; Krijimin e vendeve të punës në sektorin e artizanëve; Atraksion turistik; Potencial për eksport; Shtimi vlerave kombëtare me anë të artizanit, diferencimit të produkteve, origjinalitet; Nxitjen e Produkteve Shqiptare cilësorë që konkurrojnë denjësisht produktet ndërkombëtare; Zhvillimin e artizanit dhe mbështetjen e të rinjve që kanë ide ndryshe; Ndikim pozitiv në bilancin e eksporteve neto; Ndikim pozitiv në kuadër të pengimit të largimit të të rinjve nga Shqipëria dhe plakjen e popullsisë; Produkt inovativ për tregun vendas; Konkurueshmëri me shtetet fqinje dhe jo vetëm, përsa i përket prodhimit artizanal të birrës; Përmirësim të klimës së biznesit; Orientimi i konsumatorit drejt produkteve vendase, si dhe ndryshimi i opinionit publik për produktet vendase.

Tashmë ndryshimet e ligjit 61/2012 “Për Akcizën në Republikën e Shqipërisë”, që sollën nga 1 janari 2023 dyfishimin e akcizës për prodhuesit e birrës janë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase dhe Shoqata e Mikrobirrarive. Tashmë në Kushtetuese është zhvilluar seanca e para më 16 Maj dhe pritet marrja e vendimit më 28 Maj.

Nga 1 janari 2023 prodhuesit vendas së birrës po paguajnë dyfish të akcizës. Ndryshimi i akcizës shtoi edhe 20% kostot e prodhuesve vendas të birrës industriale, që ishin të goditur edhe nga shtrenjtimi i lëndës së parë birrës malto, materialeve ambalazhuese dhe rritja e pagave të punonjësve. Për këtë arsye vjet në muajt janar-shkurt dhe mars disa fabrika mbyllën përkohësisht prodhimin, pasi nuk arrinin të përballonin kostot.

Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj./Monitor

birra artizanale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet