LIVE UPDATES
Ekonomi

Bilanci i energjisë korrik-shtator, bie prodhimi, rriten importet

Të dhënat e INSTAT tregojnë se hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2024, prodhuan 1.088 GWh nga 1.236 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 11,9%.

26 Nëntor 2024, 15:41 Nga N.F
Bilanci i energjisë korrik-shtator, bie prodhimi, rriten importet
Foto ilustruese

TIRANË- Prodhimi i energjisë në tremujorin e tretë të vitit ka shënuar rënie në raport me një vit më parë si përsa i përket kompanisë publike ashtu edhe privatëve. Bilanci i energjisë i publikuar nga INSTAT për periudhën korrik-shtator tregon se gjatë kësaj periudhe, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 6,9%.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 2,9% duke arritur vlerën 1.565 GWh nga 1.611 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2023. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 69,5%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 18,7% dhe nga të tjerë prodhues në masën 11,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike” thuhet në publikim.

Në këtë panoramë krejtësisht të kundërt me një vit më parë rezulton një rritje e lehtë e importeve por një rënie e theksuar e eksporteve.

“Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e tretë të vitit 2024, arriti vlerën 762 GWh nga 755 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 1,0%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 282 GWh nga 453 GWh, duke shënuar një rënie me 37,8%” vlerëson INSTAT.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2024, prodhuan 1.088 GWh nga 1.236 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 11,9%.

Ndërkohë hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 292 GWh nga 346 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 15,6%.

“Të tjerë prodhues, prodhuan 185 GWh nga 30 GWh të prodhuar në të njëjten periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 6.3 herë. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e tretë të vitit 2024 ka arritur vlerën negative prej 481 GWh ndërsa në tremujorin e tretë të vitit 2023 kishte gjithashtu një vlerë negative prej 302 GWh”, thuhet në publikim.

Ndërkohë humbjet në rrjet arritën vlerën 344 GWh nga 328 GWh, duke shënuar kështu një rritje me 4,9%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023. Humbjet në transmetim janë ulur me 1,4% ndërsa humbjet në shpërndarje janë rritur me 5,9%. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 11,3%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 9,8%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e tretë të vitit 2024, u rrit me 7,3% duke arritur vlerën 1.702 GWh nga 1.586 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2023. Në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 14,7%, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët jo familjarë është rritur me 1,0%”, thuhet në publikim./ Monitor

instat bilanci i energjisë korrik-shtator importe

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit