LIVE UPDATES
Ekonomi

Basti i qeverisë me bastet online dhe çfarë i shqetëson ekspertët: Si do vilen të ardhurat?

Vjelja e të ardhurave do të jetë pjesa e vështirë e kësaj nisme.

30 Mars 2023, 16:53 Nga k.m.
Basti i qeverisë me bastet online dhe çfarë i shqetëson
Foto ilustruese

TIRANË- Fati i lojërave të fatit do të vendoset për pak ditë në parlament, referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama, kur ai tha se është gati i projektligji i basteve online. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version publik të këtij drafti dhe as detaje se si do të menaxhohen, llogariten dhe mblidhen fitimet, përveç atyre të deklaruara nga qeveria dhe propozuesi i kësaj nisme, kreu i KOKSH, Fidel Ylli.

Një ditë më parë, Ylli dha disa detaje për funksionimin e tyre nga licencat tek individët. Ai tregoi se janë menduar të jepen 7 licenca në total, (më herët ishte 3) sipas eksperiencës së drejtuesit, në mënyrë që të shmanget monopoli dhe do të operojnë me një llogari bankare.

“Që të marrësh një licencë bastesh duhet të kesh një herë një histori se kush je ti. Çfarë personi je? Ke apo nuk ke eksperiencë në këtë fushë. Sa para ke? Dhe duhet të lësh garanci. Pra në rast se dikush luan në një kompani bastesh dhe fiton, nëse ai që ka një kompani bastesh, pronari nuk i jep paratë. Çfarë do bësh? Shteti thotë që ai që e merr do të lërë një garanci bankare x milionë dollarë në bankë dhe këto janë garanci për lojtarin. Siç tatohesh ti për rrogën, siç tatohem unë për rrogën edhe lojtarët do tatohen. Kontrolli online do të jetë gjëja kryesore,”- tha kreu i KOKSH, Fidel Ylli.

Po ashtu ai sqaroi se bastet nuk do të vihen më me anë të parave “cash”. Të gjitha pagesat do të bëhen me kartë bankare, kjo gjë sipas tij do e bëjë më të lehtë kontrollin.

“Lojtarët” detyrimisht +18 vjeç, do të duhet të paguajnë si taksë 15% të shumës në rast se fitojnë dhe po ashtu, shuma e përdorimit mujor do të jetë e limituar, në raport me të ardhurat e individit. Të ardhurat do të grumbullohen në një numër llogarie të një agjencie nën drejtimin e ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe do të shkojnë për sportin. Fillimisht, në dokumentin e Strategjisë së të ardhurave 2022-2026, nga ministria e Financave, në një paragraf thuhej se formalizimi i tyre do të rriste të ardhurat tatimore me 0.25% të PBB-së. Sipas kreut të KOKSH, të ardhurat për shtetin do të shkonin deri në 2 mld lekë  (17 mln) euro nga taksat.

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, thotë për Gazetasi.al se pikërisht vjelja e të ardhurave do të jetë pjesa e vështirë e kësaj nisme. Ai ngre pyetjen se “si shteti mund të vjelë taksa nga ky aktivitet kur nuk mundi kurrë ta mbyllë atë?”

“Bastet vazhduan të punonin në të zezë. Tani nuk ka ndryshuar asgjë nga pikëpamja teknologjike që të siguron se ti mund të arkëtosh nga ky aktivitet. Të gjithë po e pranojnë këtë, kur ti nuk ke mundësinë t’i ndalosh ato të punojnë në të zezë pse do kesh mundësi të vjelësh taksa? Ato luajnë në portalet e huaja tani, pse në të ardhmen të mos vazhdojnë të luajnë po në portalet e huaja e të luajnë tek ato shqiptare ku do të paguajnë edhe taksa?”, thotë eksperti Muço.

Referuar deklaratave për të ardhurat që pritet të jenë sa 0.25% e PBB-së së vendit, Muço thotë se shifra është e papërfillshme në raport me xhiron, duke rikujtuar një deklaratë të kreut të KOKSH, kur thoshte se xhiro e këtij aktiviteti është 600-700 mln euro dhe taksa vetëm 2 mld lekë (17 mln euro).

Sipas disa versioneve të dala nga MFE, por jozyrtare, të ardhurat nga ky aktivitet do të taksohen me 25%. Eduart Gjokutaj, analist në qendrën Altax, duke detajuar procesin e taksimit të këtij aktiviteti për Gazetasi.al thotë se mënyra që arkëtimi të jetë i arritshëm është “një lidership i pavarur dhe i pakapur që ka mësuar nga e kaluara “mëkatare” e lojërave të fatit.” Ai shton se në rast se ky mision përmbushet, efekti do të jetë pozitiv në financat publike dhe se ekonomia formale mund të fitojë deri në 160 mln euro në vit.

“Nisur nga trajtim i ligjit në fuqi duket se drafti i ligjit të ri të lojërave të fatit do të përshtatet me këtë trajtim të TVSH-së për lojërat e fatit online në të ardhmen. Sipas ligjit aktual përcaktohen si të ardhura të tatueshme të ardhurat nga lojërat e fatit. Aktualisht tatimi mbi lojërat e fatit është sa 15% e të ardhurave bruto (të ardhurat që fiton nga përfundimi me sukses i një loje fati). Identifikimi i të ardhurave të përfituara nga loja e fatit online është pikërisht pjesa që është risi duke u arritur të identifikohet nëpërmjet kartës së identitetit edhe lojtari dhe regjistrimi në momentin që fitohet shuma duke sinjalizuar sistem monitorues dhe regjistrimin në bazën e të dhënave për këtë qëllim, që ka formatin e një regjistri fiskal. Nëse do të ketë një lidership të pavarur dhe të pakapur, që do të dijë të mësojë nga e kaluara mëkatare e evazionit nga lojërat e fatit, mendoj se programi buxhetor për arkëtimin e tatimeve nga ky aktivitet mund të përmbushet”, - tregon Gjokutaj.

Në kushte të tilla, Gjokutaj thotë se kjo do të ishte pozitive për qeverinë, borxhin e saj, subvencionet e energjisë dhe mbështetjen ndaj shtresave vulnerabël.

"Nëse do të ketë një lidership të pavarur dhe të pakapur, që do të dijë të mësojë nga e kaluara mëkatare e evazionit nga lojërat e fatit, mendoj se programi buxhetor për arkëtimin e tatimeve nga ky aktivitet mund të përmbushet”, Eduart Gjokutaj, analist në qendrën Altax. 

Taksimi i basteve online përplasi ministren e Financave me deputetët, dhe ata socialistë, në komisionin kur po shqyrtohej buxheti 2023. Aty, ishte përllogaritur vlera e parashikuar nga taksimi i basteve, por ligji nuk kishte kaluar, as nuk ishte konsultuar, madje as ideuar. Sipas deputetëve në komision në buxhetin vjetor nuk mund të parashikohen efekte për ligje të pamiratuara ende.

Marrja e këtij tregu nga duart e krimit dhe ligjërimi i tij, nuk është aq kinematografike sa tingëlloi thënë nga kryeministri. Për ekspertin Muço, i vetmi ndryshim do të jetë se personat do të jenë më të qetë tani se po fitojnë me ligj, por do të jenë po të njëjtët, ndërkohë që evazioni do të vazhdojë.

“Do të jetë një vrimë në ujë që do të bëjë prapakthehu,”- deklaron ai.

Gjokutaj thotë se aktiviteti do të jetë i detyruar edhe me vullnet pozitiv të bashkëjetojë me informalitetin, paranë e pistë dhe evazionin për t’i rezistuar problemeve që mbart tregu dhe ekonomia shqiptare. Ai shtoi se fakti që tani do të luhet online, nuk i mbyll shtigjet e pastrimit të parave “duke u dhënë kriminelëve një mënyrë për t'i kthyer në heshtje paratë me origjinë të dyshimtë në fitime për t’i përdorur më tej në ekonomi.”

Mbyllur ligjërisht në 31 dhjetor 2018, bastet sportive, online dhe fizikisht qarkullonin ende para në Shqipëri, pranuar kjo më vonë edhe nga vetë qeveria. Muço thotë se kjo ndodhi për shkak se shteti nuk pati aftësinë të kontrollojë e monitorojë këto aktivitetet dhe zgjodhi t’i mbyllë me ligj, por nuk ia doli kurrë. Ai rikujton se para disa vitesh në Shqipëri kishte vetëm 3 licenca të dhëna për bastet dhe për çdo licencë mund të hapeshin 1.000 pika, por në Shqipëri operonin 4.300 pika, mbi 1.000 të paligjshme.

“Paaftësia e shteti për t’i kontrolluar i çoi në mbyllje dhe aktiviteti kaloi në dorën e krimit. Bastet do të jenë një vrimë në ujë,”- thekson Muço.

Për ekspertin Gjokutaj, kjo ndodhi sepse vendimi i qeverisë nuk qe i studiuar dhe i konsultuar me të gjitha palët, dhe tregu reagoi. Eksperti Muço rikujton për Gazetasi.al një tjetër pasojë të rëndë të këtij aktiviteti, që 5 vite më parë kryeministri Rama e përdori si argument pro mbylljes së basteve.

“Kur kryeministri i mbylli bastet në 2018-n, foli për fenë, për varësinë dhe tani thotë se paratë që do të mblidhen do të shkojnë për sportin dhe kulturën, po për varësinë? Ku shkoi varësia? Duhet që një pjesë  e këtyre parave të shkojë për varësinë, siç ndodh në çdo vend të botës ku luhen bastet,”- sugjeron eksperti.

Muço thotë se këtë herë nuk do të kenë as ndonjë të mirë në punësim, sepse janë online.

“Më para ne kishim shumë të punësuar, në ambientet ku zhvilloheshin lojërat, impakti në punësim tani do të jetë minimalist. Do të fitojnë po ata që fitonin deri tani, por do të jenë më të qetë!”

Me këtë dakordësohet edhe eksperti Gjokutaj i cili thotë për Gazetasi.al se të ardhurat e destinuara nga lojërat e fatit mund të ndikojnë edhe në zbutjen e një pjese për tregun e punës, por me një nivel punësimi që ka ndikime të vogla në raport me tregun aktual. Gushtin e shkuar, kryeministri pati një dëgjesë publike me ata që kërkuan rikthimin e basteve, ku u dhanë propozimet e para.

Fillimisht Rama tha se aktiviteti do të menaxhohet nga ministria Arsimit dhe se ajo e Financave do t’i mbajë duart larg sepse “i do paratë për buxhetin e shtetit”, ndërsa Arsimi për sportin e kulturën, ku është premtuar të shkojnë fitimet. Në të njëjtin takim, drejtori i lojërave të fatit, Zhani Çakuli propozoi se nëse hapen bastet, të monitorohen transaksionet online dhe personat që do të luajnë do të regjistrohen me kartë identiteti.

Kreu i KOKSH, Fidel Ylli, qartësoi se propozimi për rihapjen e basteve sportive ka ardhur bashkë me propozimin që aktiviteti të monitorohet nga shteti dhe jo privati. Sipas të dhënave nga policia e shtetit në 3 vitet e fundit janë bllokuar 6 mijë linqe online të faqeve të internetit ku ushtroheshin bastet./GazetaSi

bastet online

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet