LIVE UPDATES
Ekonomi

22 mijë emigrantë të rinj u regjistruan vetëm në Itali në 2021, destinacion po bëhen edhe Kroacia e Rumania

Për Italianë, 2021-shi shënoi numrin më të lartë të emigrantëve të rinj të dekadës së fundit, me përjashtim të 2019-s, kur shifra ishte 22.2 mijë, ndërsa vitet e tjera shifra luhatet në rreth 12-15 mijë.

30 Mars 2023, 07:27 Nga DOSJA
22 mijë emigrantë të rinj u regjistruan vetëm në Itali
Foto Ilustruese

TIRANË- Rreth 22 mijë emigrantë të rinj shqiptarë  janë regjistruar në Itali vetëm në vitin 2021, raportoi Eurostat, në shifrat e fluksit të emigrantëve në Bashkimin Europian për vitin 2021. Për Shqipërinë raportohen vetëm disa shtete, ku më kryesori është Italia, ndërsa mungojnë Greqia, që është pritësi tjetër i madh i emigrantëve të pas viteve ’90, si dhe Gjermania e Franca, që janë dy destinacionet e viteve të fundit, krahas Mbretërisë së Bashkuar, të dhënat e të cilës që prej fundit të 2019-s, pasi MB u shkëput nga BE nuk raportohen më.

Për Italianë, 2021-shi shënoi numrin më të lartë të emigrantëve të rinj të dekadës së fundit, me përjashtim të 2019-s, kur shifra ishte 22.2 mijë, ndërsa vitet e tjera shifra luhatet në rreth 12-15 mijë.

Nga 2008-a, kur raportohen të dhënat, në Itali janë regjistruar 259 mijë emigrantë në total, por të dhënat e tjera të leje qëndrimit të dhëna nga ky shtet për shtetasit shqiptarë, gjithsej deri në fund të vitit 2021 në Itali ka gati 400 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.  https://www.monitor.al/756-mije-shqiptare-kane-leje-qendrimi-ne-be-ikja-vijon-edhe-55-mije-u-shtuan-ne-2021/

Një tjetër shtet që po tërheq emigrantët vitet e fundit është dhe Kroacia, që ka regjistruar në periudhën 2019-2021 nga mbi 1 mijë emigrantë përkatësisht për çdo vit, ndërsa më parë shifra ishte e papërfillshme. Rumania ka regjistruar gjithashtu 270 emigrantë në 2021, për herë të parë që kur raportohen të dhënat e Eurostat. Bullgaria ka pritur rreth 120 emigrantë në vit në 2019-2021.

Shqiptarët e kanë gjetur rrugën edhe në vendet nordike, me Finlandën, që regjistroi gati 200 emigrantë në 2021, Norvegjinë gati 160. Për Suedinë nuk janë të publikuara shifrat e 2021-t, por në 2019-n shifra arriti në 1,420.

Vitet e fundit janë përshpejtuar sërish ritmet e emigracionit në vend. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian (pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

Në 2022, Mbretëria e Bashkuar ishte destinacioni kryesor i azilit në Europë për shtetasit shqiptarë. Vetëm në këtë shtet, sipas të dhënave zyrtare paraprake nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u raportuan rreth 14.2 mijë aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë.

Në total, në Bashkimin Europian-27 dhe në Mbretërinë e Bashkuar aplikua për azil në vitin 2022 rreth 27 mijë persona, që është niveli më i lartë nga viti 2016.

Flukset e emigrantëve në BE u intensifikuan në vitin 2021

Në vitin 2021, vlerësohet se kishte rreth 2.3 milionë emigrantë që hynin në BE nga vendet joanëtare dhe rreth 1.1 milionë njerëz nga BE-ja, që emigruan në një vend jashtë BE-së, sipas Eurostat.

Të dhënat tregojnë një rritje të rëndësishme krahasuar me vitin 2020, kur vlerësohet se 1.9 milionë emigrantë në BE nga vende jo anëtare, dhe rreth 956 mijë njerëz emigruan nga BE-ja në një vend jashtë BE-së. Për më tepër, 1.4 milion njerëz, që banonin më parë në një vend të BE-së emigruan në një tjetër anëtar në vitin 2021 (1.2 milion në 2020).

Ky informacion vjen nga të dhënat mbi popullsinë emigrante të publikuara nga Eurostat sot.
Në vitin 2021, në BE vlerësohet se kishte 5 emigrantë për 1000 njerëz. Në raport me madhësinë e popullsisë rezidente, Luksemburgu regjistroi shkallën më të lartë të emigrimit në vitin 2021 (pothuajse 40 emigrantë për 1000 banorë), i ndjekur nga Malta (35) dhe Qiproja (27). Në të kundërt, Sllovakia regjistroi shkallën më të ulët të emigrimit, me 1 emigrant për 1000 njerëz. Ky vend u pasua nga Portugalia dhe Franca, secila me 5 emigrantë për 1000 banorë.

Popullsia e lindur jashtë në vitin 2022

Më 1 janar 2022, pothuajse gjysma (49.4%) e popullsisë në Luksemburg ishte e lindur jashtë vendit. Ky vend i BE-së u pasua nga Malta (23.6%) dhe Qipro (22.7%) si anëtarët e BE-së me përqindjen më të lartë të popullsisë së lindur jashtë vendit.

Në të kundërt, përqindjet më të ulëta u regjistruan në Rumani (1.7%), Poloni (2.5%) dhe Bullgari (3.2%).
Në terma absolutë, popullsia më e madhe e shtetasve të lindur jashtë (nga vendet e tjera anëtare të BE-së dhe vendet jo-BE) u regjistruan në Gjermani (15.3 milion njerëz), Francë (8.7 milion) dhe Spanjë (7.4 milion).

Në terma relativë, Luksemburgu kishte deri tani komunitetin më të madh të qytetarëve të lindur në një vend tjetër të BE-së, 33.8%, i ndjekur nga Qiproja me 10.6% dhe Austria me 9.3%. Belgjika dhe Malta gjithashtu regjistruan përqindje të larta të qytetarëve të lindur në vende të tjera të BE-së, me 7.9% secili.
Polonia dhe Lituania, nga ana tjetër, kishin përqindjen më të vogël të qytetarëve të lindur në vendet e tjera të BE-së, me vetëm 0.6% secili. Bullgaria dhe Rumania shënuan gjithashtu vlera të ulëta, me nga 1.0% secila.

Kur bëhet fjalë për shtetasit e lindur në vende jashtë BE-së, përqindjet më të larta u regjistruan në Maltë (15.7%), e ndjekur nga afër nga Luksemburgu (15.6%). Këto dy anëtarë të BE-së u pasuan nga Suedia (14.9%), Estonia (13.1%) dhe Qiproja (12.2%). Përqindjet më të ulëta të shtetasve jo të lindur në BE ishin Rumania (0.7%), Sllovakia (1.0%), Polonia (1.9%), Bullgaria (2.2%) dhe Hungaria (2.9%).

Krahasuar me vitin 2021 (në terma absolutë), 13 anëtarë të BE-së panë rritjen e numrit të qytetarëve të lindur në vendet jashtë BE-së dhe në vendet e BE-së në vitin 2022 (Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Irlandë, Luksemburg, Hungari, Maltë, Holandë, Austria, Sllovakia, Finlanda dhe Suedia), ndërsa pesë anëtarë panë trend të kundërt me rënien e numrit të të dy grupeve të qytetarëve (Çekia, Greqia, Italia, Letonia dhe Rumania).

Janë vërejtur disa tendenca të tjera interesante: në Gjermani, Francë, Spanjë, Qipro, Lituani, Poloni dhe Slloveni, numri i qytetarëve jo të lindur në BE është rritur, ndërsa numri i qytetarëve të lindur në vendet e tjera të BE-së është ulur. E kundërta u regjistrua në Kroaci (në një shkallë shumë të vogël) dhe Portugali, ku numri i qytetarëve të lindur në vende të tjera të BE-së u rrit, por popullsia e lindur jashtë BE-së u ul.

Marrë nga Monitor.al

emigrantet shqiptare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet