LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu i sigurimeve u rrit me 19% për dy muajt e parë të vitit

Megjithatë, numri i kontratave në aktivitetin e sigurimit të Jetës paraqitet në rënie, me 7.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

30 Mars 2023, 07:32 Nga DOSJA
Tregu i sigurimeve u rrit me 19% për dy muajt e parë të vitit
Foto Ilustruese

TIRANË- Tregu i sigurimeve po rritet me ritme dyshifrore në muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për periudhën janar-shkurt primet e shkruara bruto në sigurime kishin vlerën e 3.3 miliardë lekëve, në rritje me 19.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aktiviteti i sigurimit të Jetës po shfaq ritmet më të larta të rritjes, me 35.5% krahasuar me 2-mujorin e parë të vitit të kaluar. Ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë rritja e lartë në produktet e sigurimit të jetës së kombinuar dhe jetës në grup, si edhe vijimësia e rritjes së produktit më të rëndësishëm të tregut, jetës së debitorit. Megjithatë, numri i kontratave në aktivitetin e sigurimit të Jetës paraqitet në rënie, me 7.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo tregon se nuk bëhet fjalë për një rritje të tregut të Jetës me bazë të gjerë, por me shumë mundësi me kontrata të veçanta që sigurojnë përgjegjësi në vlera relativisht të larta dhe që reflektohen edhe në vlerën e primeve të shkruara bruto.

Ndërkohë, në aktivitetin e Jo-Jetës, rritja paraqitet në niveleve më të ulëta, me 17.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Normat më të larta të rritjes në këto muaj të parë të vitit janë regjistruar kryesisht në produktet e sigurimit vullnetar. Primet e shkruara bruto të sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës janë rritur me 53%, ndërsa primet e sigurimit kundër dëmtimeve të tjera në pronë janë rritur me pothuajse 80%. Rritje të lartë po shfaq edhe klasa e sigurimit të përgjegjësive civile, me 74%. Kjo klasë është e lidhur kryesisht me sigurimin e përgjegjësisë në ndërtim. Edhe primet për sigurimin e garancive janë rritur me 51% krahasuar me 2-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Grupi kryesor i produkteve, ai i lidhur me sigurimin e përgjegjësive motorike ndaj palëve të treta për dy muajt e parë të vitit po shfaq një rritje më të kufizuar, me 8.4% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ritmet më të larta të rritjes edhe këtë fillim viti janë të përqendruara te produkti i Kartonit Jeshil, me 14.6% më shumë krahasuar me 2-mujorin 2022. Ky produkt është i lidhur me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve për udhëtime jashtë vendit.

Dëmet e paguara nga siguruesit për këta dy muaj paraqiten gjithashtu në rritje, me 35.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja ka ardhur e gjitha nga aktiviteti i Jo-Jetës.

Në këtë segment, disa prej produkteve kanë regjistruar rritje shumë të larta të dëmeve krahasuar me një vit më parë. Këtu përfshihen sigurimi ndaj dëmtimeve të tjera në pronë, sigurimi i garancive apo kartoni jeshil. Diferencat shumë të mëdha mes periudhave përgjithësisht janë të lidhura me ngjarje të veçanta sigurimi në vlera të mëdha. Ndërkohë, dëmet paraqite në rënie në aktivitetin e sigurimit të Jetës dhe në pjesën që lidhet me Fondin e Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve.

Marrë nga Monitor.al

autoriteti i mbikeqyrjes finanaciare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet