44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Megjithëse këtë vit nuk janë raportuar investime madhore të biznesit austriak, mund të hipotizohet se rritja e investimeve austriake mund të lidhet me sektorin e pasurive të paluajtshme, që po merr një rol gjithnjë e më dominues në strukturën e investimeve të huaja direkte në Shqipëri.

AUSTRI- Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet austriake arritën vlerën e 60 milionë eurove, gati dy herë më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik, në shërbimet e hotelerisë dhe në sektorin e ndërtimit. Megjithëse këtë vit nuk janë raportuar investime madhore të biznesit austriak, mund të hipotizohet se rritja e investimeve austriake mund të lidhet me sektorin e pasurive të paluajtshme, që po merr një rol gjithnjë e më dominues në strukturën e investimeve të huaja direkte në Shqipëri.
Stoku i investimeve austriake në fund të tremujorit të parë arriti në 992 milionë euro, në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një investitor i rëndësishëm historik në Shqipëri, Italia, u rendit i dyti për tremujorin e parë të këtij viti, me një fluks investimesh të reja prej 49 milion eurosh. Fluksi i investimeve italiane shënoi një rritje prej 9% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Italia ngelet një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri. Stoku i investimeve italiane ka arritur në 1.92 miliardë euro, 16% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Investimet italiane janë të shpërndara nga këndvështrimi sektorial, por orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve. Ndërkohë, sipas raportimeve nga tregu, shtetasit italianë zënë një peshë të rëndësishme edhe në investimet në pasuri të paluajtshme.
Me diferencë të vogël me Italinë, ndjekin investimet e huaja nga Hollanda dhe nga Turqia.
Shteti që ka dominuar investimet e huaja direkte në vitet e fundit, Hollanda, në tremujorin e parë 2026 zbriti në vendin e tretë për nga vlera e investimeve të reja, me 48 milionë euro. Vlera e investimeve hollandeze ra me 2% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Megjithatë, për nga stoku i akumuluar i investimeve të deritanishme, Hollanda ngelet investitori i huaj më i madh në Shqipëri, me një vlerë prej 2.83 miliard eurosh dhe më një rritje vjetore prej 12%.
Investitorët e mirëfilltë hollandezë në Shqipëri kanë qenë të paktë. Më i rëndësishmi mes tyre ishte kompania Shell, që realizoi investimet të mëdha në kërkimet për naftë në zonën e Shpiragut, para se të tërhiqej, në fund të vitit 2024.
Vlera e lartë e investimeve hollandeze lidhet kryesisht me faktin se Hollanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit. Hollanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve. Gjithashtu, Hollanda është një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.
Lista e investitorëve të huaj për tremujorin e parë vijon me Turqinë.
Për tremujorin e parë 2026, investimet turke prekën vlerën e 47 milionë eurove, në rënie 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Stoku i investimeve turke në fund të tremujorit të parë ka arritur në 1.47 miliardë euro, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë. Pas largimit nga sektori i telekomunikacioneve, ndërmarrjet turke vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse, etj.
Kosova vazhdon të rrisë investimet në Shqipëri dhe për tremujorin e parë flukset e reja të investimit prekën vlerën e 32 milionë eurove, me një rritje prej 22% krahasuar me një vit më parë. Investimet kosovare në vitet e fundit po ndjekin një tendencë në rritje dhe janë të orientuara kryesisht në sektorin e tregtisë. Stoku i investimeve kosovare ka arritur në 620 milionë euro, në rritje me 41% krahasuar me një vit më parë./MONITOR
Foto ilustruese TIRANË- Administrata Tatimore ka njoftuar përfundimin me sukses të procesit automatik të fshirjes dhe shuarj...
Foto ilustruse Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po vazhdon të bjerë me ritme të shpejta. Sipas kursit zyrtar të Bankës t&...
Euro ka shënuar një tjetër nënçmim gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm valutor, duke zbritur pë...
Foto ilustruse Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon rënien dhe preku të mërkurën një minimum të ri histo...
Foto ilustruse Administrata tatimore ka kujtuar se 30 Qershor 2026 është afati i fundit për dorëzimin e deklaratave tatimore të pa...
Foto ilustruse Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum t&e...
TIRANË- Administrata Tatimore ka nisur verifikimet e dokumentacionit të dorëzuar nga individët që kanë aplikuar për p&...
Foto ilustruese Kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit për aplikimin e Marrëveshjes të Paqes Fiskale. Bizneset kan&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa para në rritjen e të ardhurave buxhetore në ra...
TIRANË- Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshir&eu...