LIVE UPDATES
Ekonomi

Lagunat “në harresë”, KLSH: Janë të paregjistruara, risk për tjetërsim dhe dëmtim

KLSH nënvizon se nuk ka një regjistrim të zonave të mbrojtura nga Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

4 Janar 2023, 07:14 Nga DOSJA
Lagunat “në harresë”, KLSH: Janë të
Foto Ilustruese

TIRANË- Teksa lagunat cilësohen si pjesa më e pasur e biodiversitetit, ato janë lënë jashtë vëmendjes sa i takon menaxhimit dhe kontrollit. Të paktën ky është konstatimi që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi performance të titulluar “Efektiviteti i politikave në ruajtjen dhe administrimin e lagunave” per periudhën janar 2019-janar 2022. Vetëm dy prej lagunave në vend, ajo e Karavastsë dhe Butrintit kanë plane menaxhimi 10 vjeçare. KLSH nënvizon se nuk ka një regjistrim të zonave të mbrojtura nga Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

“Për periudhën objekt auditimi, AKZM nuk rezulton të ketë kryer regjistrimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, ku përfshihen edhe lagunat, pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe skedarin kombëtar të zonave të mbrojtura. Detyrimi për regjistrimin e tyre përcaktohet qartë në nenit 55 të ligjit nr.81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura” thuhet në auditim. Kjo situatë cilësohet me risk nga ana e audituesve pasi mund të tjetërsohen ose dëmtohen.

KLSH ka kërkuar që brenda marsit të 2023 agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të marrë masat e nevojshme për regjistrimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, ku përfshihen edhe lagunat, në regjistrin e pasurive të paluajtshme të shtetit dhe skedarin kombëtar të zonave të mbrojtura.

I njëjti dokument sjell në vëmendje se të ardhurat e gjeneruara nga AKZM mbi lagunat i referohen vetëm tarifave të hyrjes në lagunën e Kune-Vainit ndërkohë që mbi sipërfaqet ujore të lagunave të kontraktuara nuk aplikohen tarifa por ato taksohen vetëm për Taksën Vjetore për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit në vlera simbolike 10,000 – 12,000 lekë/vit për 1 peshkatar pa marrë në konsideratë sipërfaqen që ato shfrytëzojnë, vlerë e cila kalon në llogari të Drejtorisë së Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës.

Në laguna konstatohet mungesë investimesh të cilat përgjatë gjithë lagunave në vend cilësohen si inekzistente. Monitorimi nga ana tjetër është i vështirë për shkak të mungesës së logjistikës.

“Evidentohet mungesa e mjeteve por edhe e disa pajisjeve bazike ku përmendim aparatet për matjen e cilësisë së ujit të lagunave, por jo vetëm, çka paraqet nevojën për vlerësim nga hallkat drejtuese të këtij institucioni”, thuhet në dokument.

KLSH thekson se mungesa e monitorimeve, mosndarja e saktë e kompetencave, mos-administrimi përshtatshëm i burimeve ka sjell jo pak problematika të rëndësishme në laguna.

Një prej tyre përmendur edhe më sipër janë kanalet e lidhjes me detin, të cilat jo vetëm kufizojnë shkëmbimin e ujërave por bllokimi i tyre krijon në mënyrë të pashmangshme rritje të larta të temperaturës së ujit, rritje të kripshmërisë, etj, të cilat kanë ndikime kritike në ekosistemin që lagunat mbartin. Problematika e lidhjeve me detin gjendej të shtrira thuajse në pjesën dërrmuese të tyre.

“Ekosistemet komplekse të lagunave bregdetare strehojnë mbi 70% të vertebrorëve në vend, veçanërisht shpendë shtegtarë dhe dimërues. Rreth 70 lloje shpendësh uji gjenden çdo vit në lagunat bregdetare duke numëruar mbi 180’000 individë gjatë dimrit. Shqipëria është edhe një rrugë e rëndësishme shtegtimi për faunën e egër. Lagunat në Shqipëri shtrihen duke filluar nga laguna e Viliunit në Velipojë deri tek ajo e Butrintit në jug. Sipërfaqja e përgjithshme e tyre është rreth 100 Km2, janë me ujë të kripur, shtrihen paralel me detin dhe kanë kanale komunikimi me të.5 Liqeni i Shkodrës-Velipojë (pjesë e të cilit është edhe laguna e Vilunit), Laguna e Karavastasë dhe Butrinti konsiderohen si zona ujore me rëndësi jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare sipas “Konventës së Zonave Ujore RAMSAR”6 dhe janë pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Gjithashtu duke marrë në konsideratë rëndësinë e tyre për ruajtjen e biodiversitetit, laguna e Karavastasë dhe Nartës konsiderohen si zona me rëndësi ndërkombëtare për shpendët e ujit njohur si IBA, me më shumë se 20,000 lloje shpendësh uji për një zonë”, detajon KLSH.

Marrë nga Monitor.al

kontrolli i larte i shtetit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet