LIVE UPDATES
Ekonomi

Ambasadori Holandez: Mos kombinoni amnistinë fiskale me atë penale

Projekti i hartuar nga Ministria e Financave ka në themel legalizimin e deklarimeve vullnetare të individëve, pa pyetur për origjinën në vlerën deri në 2 milionë euro “cash”, kundrejt një tatimi 7-10%, ndërsa nuk lejon transferimin e këtyre të hollave jashtë vendit për pesë vjet. Bizneset lejohen të pastrojnë llogaritë, duke deklaruar evazionin fiskal dhe ato që kanë krijuar pasuri jashtë vendit mund t’i riatdhesojnë.

20 Korrik 2022, 07:23 Nga A.B

Ambasadori Holandez: Mos kombinoni amnistinë fiskale me atë penale

“Kombinimi i amnistisë fiskale dhe penale ndoshta është i tepërt”, deklaroi sot H.E.Mr. Reinout Vos – Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri gjatë aktivitetit “Pastrimi i Parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale” – Europe House organizuar nga AIS/Open Data Albania.

Ambasadori u shtohet zërave të institucioneve ndërkombëtare dhe Bashkimit Europian që i kanë kërkuar qeverisë të tregohet e kujdesshme me projektligjin për amnistinë të prezantuar së fundmi.

Projekti i hartuar nga Ministria e Financave ka në themel legalizimin e deklarimeve vullnetare të individëve, pa pyetur për origjinën në vlerën deri në 2 milionë euro “cash”, kundrejt një tatimi 7-10%, ndërsa nuk lejon transferimin e këtyre të hollave jashtë vendit për pesë vjet. Bizneset lejohen të pastrojnë llogaritë, duke deklaruar evazionin fiskal dhe ato që kanë krijuar pasuri jashtë vendit mund t’i riatdhesojnë.

Ambasadori holandez, i cili ishte pjesëmarrës në takimin e një jave me parë me kryeministrin, – kur ky i fundit ishte i ashpër ndaj Dhomës Amerikane dhe Institucioneve ndërkombëtare-, e komentoi takimin si më poshtë: “Ne morëm pjesë të premten e kaluar në takimin e organizuar nga Kryeministri dhe ajo çfarë kuptuam ishte pak a shumë kjo: “amnistia nuk është një gjë e veçantë, e kanë bërë vendet e BE-së, e kanë bërë vende të tjera të botës”. Është e vërtetë, ndaj edhe nuk ka lidhje aq shumë me faktin nëse ju lejohet apo jo ta bëni amnistinë, por si do ta bëni. Cilat janë modalitetet, mënyra e organizimit, cilat janë përjashtimet, cilat janë kushtet, çfarë do lihet, çfarë do hiqet”.

 Ambasadori i BE-së e ka bërë të qartë se qëndrimi i BE-së është i përmbledhur në 3 pika:

Ai shtoi se është mirë që procesi i konsultimit do të vijojë. BE-ja do të ndërhyjë me ekspertët e saj për të komunikuar me qeverinë dhe shoqërinë civile, kështu që presim që këto seri diskutimesh të vazhdojnë

AIS / Open Data Albania, si shoqëri civile, në raportin Konkluzione, Rekomandime dhe Alternativa Pastrimi i Parave në Kontekstin e Amnistisë Fiskale pohon se “Projektligji mbi amnistinë fiskale dhe penale në formatin që është hedhur për konsultim publik nuk duhet të shkojë për miratim për sa kohë shteti nuk është në gjendje të vendosë kontroll mbi informalitetin, korrupsionin dhe masave ndaj luftës për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit. Amnistia nuk garanton trajtimin e barabartë të tatimpaguesve dhe dëmton klimën e biznesit. Përkundrazi, ligji favorizon subjektet e ekspozuara ndaj krimit dhe subjekte që kanë ekspozim politik.  Aplikimi i një amnistie do të duhet të respektojë mbrojtjen e interesit më të lartë publik; sigurinë juridike, dhe barazinë e palëve para ligjit. Sipas nenit 18 të Kushtetutës të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe trajtim të diferencuar mund të ketë vetëm mbi arsye të përligjur dhe objektive, ndërkohë që një nismë e tillë do të krijojë një trajtim të pabarabartë fiskale dhe penale. Amnistia duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të sigurojë një trajtim të barabartë si për subjektet që janë përfitues sipas ligjit, por dhe për subjektet e formalizuar që mund të jenë në shkelje.

Zbatimi i ligjit në formën që është paraqitur për një amnisti fiskale dhe penale mbart një rrezik të lartë të pastrimit të parave të përfituara në rrugë kriminale dhe korruptive. Ligji nuk garanton mekanizma të kontrollit për marrjen e informacionit për ndjekjen, hetimin  e deklarimeve vullnetare. Ligji do të lejojë amnistinë e parave kriminale, riatdhesimin e parave të cilat janë të padeklaruara në vendin e burimit, dhe të parave të përfituara në mënyrë korruptive nga funksionarë apo familjarë të tyre.  Një rrezik i larte mbetet perceptimi se veprimtaritë kriminale do te amnistohen duke sjelle si pasoje nxitjen e ekonomisë informale dhe krimin.  Ligji nuk jep garancitë e domosdoshme që mbas vitit “zero” do të forcohet kuadri ligjor dhe rregullativ për të mos lejuar shmangiet dhe evazionin tatimor, formalizimin e ekonomisë, për të synuar që shkeljet e ardhshme do të ndëshkohen me ashpërsi”, thuhet në konkluzionet e AIS./MONITOR

ambasadori holandez

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj