Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas dokumenteve pista ka një gjatësi prej 3200 m dhe gjerësi 45 m. Një prag i zhvendosur do të zbatohet për të dy pistat duke zvogëluar gjatësinë e pistës së disponueshme për ulje në një drejtim.
VLORË-Albcontrol ka kërkuar marrjen e disa shërbimeve të lidhura me Aeroportin e Vlorës i cili sipas dokumenteve pritet të nisë operimin më fund të 2024.
Këtë të hënë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik me një fond limit 166 milionë lekë apo 1.6 milionë euro u njoftua kontrata “Krijimi i strukturave të hapësirës ajrore dhe hartimi i Procedurave të Fluturimit RNP dhe ILS për Aeroportin e Vlorës, përfshirë matjet e pengesave (survey) dhe flight validation”.
Referuar specifikimeve teknike Albcontrol pranon se procedura lidhet me faktin që “një Aeroport i ri Ndërkombëtar që i shërben qytetit të Vlorës është planifikuar të nisë operimin në fund të vitit 2024. Aeroporti ka një kod referimi 4E. Drejtimet e pistës 13/31 janë të disponueshme për trafikun e mbërritjes dhe të nisjes”.
Sipas dokumenteve pista ka një gjatësi prej 3200 m dhe gjerësi 45 m. Një prag i zhvendosur do të zbatohet për të dy pistat duke zvogëluar gjatësinë e pistës së disponueshme për ulje në një drejtim.
“Procedurat e afrimit RNP për të dy pistat do të sigurojnë afrim 3D preciz dhe jo preciz (SBAS CAT I, LNAV/VNAV), si dhe afrim 2D jo preciz (vetëm LP, LNAV).
Të dy skajet e pistës do të plotësohen me procedurat konvencionale ILS CAT I për të shërbyer si rezervë e afrimeve kryesore RNP.
Modeli i propozuar për ofrimin e shërbimeve të trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës përshkruan një aerodrom të kontrolluar në një zonë kontrolli, të lidhur me rrjetin e rrugëve ajrore ATS nëpërmjet një hapësire ajrore të kontrolluar.
Në kuadër të operimeve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës janë parashikuar disa aktivitete që do të mbështesin hartimin e strukturave të hapësirës ajrore dhe procedurat e fluturimit instrumental. Objektivi i nivelit të lartë është zhvillimi i një Koncepti të plotë të Hapësirës Ajrore PBN për TMA-në e Vlorës dhe hartimi i integruar i procedurave të TMA-së, në përputhje me Rregulloren (BE) 2018/1048.
Një Ofrues i miratuar i Shërbimit të Hartimit të Procedurave të Fluturimit do të kontraktohet nga ALBCONTROL, Shërbimet e Lundrimit Ajror të Shqipërisë, për të kryer aktivitetet e mëposhtme në Aeroportin e Vlorës:
a) hartimi i strukturave të hapësirës ajrore;
b) matja gjeodezike e pengesave;
c) hartimi i procedurave të afrimit RNP për të dy pistat;
d) hartimi i rrugëve standarde të ngritjes RNAV 1 SID dhe rrugëve standarde të mbërritjes RNAV 1 STAR për të dy pistat;
e) hartimi i nisjeve gjithëdrejtuese (ODD) për të dy pistat;
f) hartimi i procedurave të afrimit ILS për të dy pistat;
g) validimi paraprak dhe me fluturim i procedurave të fluturimit instrumental;
h) vlerësimi i sigurisë së operimit për procedurat e reja të fluturimit instrumental;
i) trajnimi në vendin e punës i hartuesve të procedurave të fluturimit dhe gjeodetëve të rinj të punësuar” thuhet tek specifikimet teknike që shoqërojnë procedurën.
Aeroporti i Vlorës
Në fillim të vitit 2021 qeveria shpalli fituesin për koncesionin e Aeroportit të Vlorës me një ofertë investimi 103 milionë euro ku bënin pjesë dy kompani Mabco Constructions SA e investitorit Behgjet Pacolli dhe ortaku turk YDA Insaat Sanayi ve Ticaret. Në dhjetor të 2022-it Mabco mori kontrollin e plotë të aksioneve.
Qeveria ka aplikuar për këtë projekt garantimin e trafikut të munguar.
Sipas dokumenteve të bëra publike në atë kohë të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit parashikohen 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë, 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 milion euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës.
Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro. Kontrata parashikon që aeroporti të përfundojë në vitin 2024./Monitor
Foto ilustruese TIRANË-As turizmi rekord nuk e ka frenuar rënien e përdorimit të shërbimeve tradicionale celulare, ndërkoh&e...
foto ilustruese FIER-Operatori i Sistemit të Transmetimit ka nisur ndërtimin e linjës 220 kV dopjo qark Fier – Hoxharë nënst...
foto ilustruese TIRANË- Çmimet e naftës në vend janë ulur me rreth 10 lekë për litër në dy lëvizje p&eu...
Ndryshojnë kriteret teknike për operatorët që ofrojnë zgjidhjet software nëpërmjet të cilave mundësohet lësh...
Pa nisur ende nga zbatimi i tij qeveria ka ndryshuar ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nis nga 1 janari 2024 me të...
foto ilustruese TIRANË- Bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë as gjatë këtij viti nuk ka shënuar ndonj&e...
foto ilustruese TIRANË- Me përfundimin e valës së turizmit, blerjet për produktet e shportës ushqimore në supermarkete n...
Ecuria e treguesve që monitorohen në kuadër të strategjisë deeuroizimit gjatë gjashtëmujorëve të fundit ka qen&eu...
Që nga fillimi i vitit 2002, kur Euro u hodh në qarkullim si monedhë fizike, monedha e përbashkët u vendos në ekonominë shq...
Projekti Projekti për transformimin e hyrjes së Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit tashmë ka një kontratë t&...