LIVE UPDATES
Ekonomi

2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore

Në Kukës rritja e shpenzimeve të familjeve po vjen prej remitancave nga emigrantët.

10 Tetor 2025, 07:28 Nga E.d
2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të
Foto ilustruse

Familjet në qarkun e Gjirokastrës, Kukësit dhe Fierit kishin rritjen më të lartë të aftësisë për të shpenzuar në vitin 2024 në krahasim me 2023 në raport me qarqet e tjera të vendit. Të dhënat e INSTAT mbi Anketën e Buxhetit të familjeve tregojnë se shpenzimet mujore të njësive familjare në Gjirokastër u rriten me 2.9% në vitin 2024, niveli më i lartë në shkallë kombëtare, e ndjekur nga Kukësi me 2.5% dhe Fieri me 2.3%. Në këto qarqe shpenzimet e familjeve u rriten më shumë se mesatarja kombëtare 1.5%.

Në Gjirokastër, rritja lidhet me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, ku sidomos pas pandemisë ka nxitur hapjen e bizneseve të reja familjare.c Qarku i Kukësit përjetoi emigracion masiv te të rinjve kryesisht drejt Britanisë së Madhe në 15 vitet e fundit. Vala e re e emigracionit e ka ndikuar pozitivisht konsumin e familjeve në këtë qark, i cili pavarësisht rritjes mbetet i fundit për nivelin e ulët shpenzimeve familjare në rang vendi.

Në krahun tjetër, familjet në qytetet si Korça dhe Tirana pësuan rritjen me të ulët të shpenzimeve me 0.4 dhe 0.5% secila, duke regjistruar një ndryshim më të ulët.  Frenimi i rritjeve të shpenzimeve në Kryeqytet po reflekton maturimin e ekonomisë së kryeqytetit, familjet e të cilët kanë buxhetin më të madh në shkallë vendi.

Një familje në Tiranë shpenzoi mesatarisht 108,588 lekë vitin e kaluar, 14.4% më e lartë se mesatarja kombëtare dhe 31 për qind më shumë se Kukësi, qarku më i varfër i vendit. Familjet e kryeqytetit përballen me kosto më të larta se pjesa e vendit, për shkak të qirave më të larta të banesave dhe në përgjithësi çmime më të larta të ushqimeve, shërbimeve arsimore dhe mallrave dhe shërbimeve të tjetra në përgjithësi.

Qytetet me rritje më të ulët të shpenzimeve të familjeve me 2024 si Korça (0.4%), Tirana (0.5%), Lezha (0.5%) dhe Durrësi (0.7%), ndodhen në një fazë më të pjekur të zhvillimit ekonomik. Tirana dhe Durrësi kanë tashmë tregje të konsoliduara, ku hapësira për zgjerim të shpejtë është më e kufizuar, ndërsa rritja fokusohet më shumë te cilësia e shërbimeve dhe inovacioni sesa te sasia.

Në Korçë, megjithëse është zhvilluar bujqësia dhe turizmi sezonal, mungesa e investimeve të reja industriale dhe largimi i të rinjve drejt Tiranës e jashtë vendit ka frenuar ritmin e rritjes. Nga ana tjetër zonat që po nisin nga një bazë më e ulët ekonomike kanë ritme më të larta rritjeje, ndërsa qytetet që kanë arritur një nivel të qëndrueshëm zhvillimi po lëvizin me ritme më të ngadalta./Monitor.al

shpenzime gjirokastër kukës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet