Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shqipëria ka shënuar ndër rritjet më të mëdha të regjistrimeve të makinave të reja për 1,000 banorë në Europën dhe Azinë Qendrore gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin 2016.
Shqipëria kishte nivelin më të lartë të shitjeve të automjeteve të reja ndër vendet e Europës dhe Azisë Qendrore (ECA), evidentoi një raport i fundit i Bankës Botërore për këtë rajon. Shqipëria ka shënuar ndër rritjet më të mëdha të regjistrimeve të makinave të reja për 1,000 banorë në Europën dhe Azinë Qendrore gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin 2016. Diferenca mes dy periudhave është shumë më e theksuar se në shumicën e vendeve të rajonit.
Ndërsa vende si Bosnja, Bullgaria apo Rumania kanë mbetur me ritme të ulëta të shitjeve, Shqipëria i është afruar vendeve si Kroacia dhe Polonia për numrin e regjistrimeve të makinave të reja për frymë. Në anën tjetër, të dhënat ne Turqi tregojnë se shitjet e makinave hibride dhe elektrike po rriten me ritme të shpejta, duke shtyrë tregun drejt mjeteve më të pastra. Për vitin 2025, pjesa e këtyre mjeteve në totalin e shitjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, ndërsa makinat me naftë kanë pësuar rënie të vazhdueshme.
Mosha mesatare e makinave në Shqipëri është ndër më të lartat në Europë. Shumë drejtues po zëvendësojnë automjetet e vjetra me modele më të reja, më ekonomike dhe më pak ndotëse, sidomos për shkak të kostove në rritje të karburanteve dhe mirëmbajtjes. Në vitet e fundit, qeveria ka bërë disa ndryshime në taksat për automjetet hibride dhe elektrike, duke ofruar përjashtime ose ulje të detyrimeve doganore.
Paralelisht, çmimet ndërkombëtare të makinave të përdorura (sidomos nga BE-ja) kanë qenë më të ulëta pas pandemisë, duke e bërë importin më të favorshëm. Rritja e turizmit, veçanërisht pas vitit 2021, ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në kërkesën për makina, sidomos nga flotat e kompanive që operojnë në sektorin e qiradhënies.
Për shkak të problematikave që ka transporti publik, vitet e fundit ka evoluar shumë biznesi i taksive. Ky biznes, sidomos në Tiranë, është zgjeruar shpejt me flota makinash hibride ose elektrike. Kërkesa për shërbimin taksi u rrit sidomos për transferimet nga aeroporti në kryeqytet ose edhe në vende të tjera turistike, ku nuk mundësohet transporti publik. Për të njëjtat arsye, në vendin tonë ka lulëzuar edhe biznesi i makinave me qira.
Mungesa e transportit hekurudhor dhe thyerja e fortë gjeografike e vendit kanë bërë që shumë turistë dhe emigrantë, kur vijnë në vendin tonë, t’i drejtohen qiramarjes së automjeteve.
Megjithë rritjen e viteve të fundit, Shqipëria ende ka një nivel të ulët motorizimi në krahasim me vendet e tjera të Europës./Monitor.al
Foto ilustruse Teksa sektori bujqësor në vendin tonë është në rënie, eksportet e prodhimeve bujqësore janë rri...
Foto ilustruse Kanceri i gjirit përbën rreth 11% të të gjitha rasteve të reja me kancer çdo vit, duke zënë vendin...
Foto ilustruse Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadas...
Foto ilustruse Ekonomia e Shqipërisë ka lidhjet më të forta me BE-në se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sipas Ind...
Foto ilustruse Konfiskim prone, gjoba deri në 2 mln lekë dhe “listë e zezë” hyjnë në fuqi rregullat e reja pë...
Foto ilustruse Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve më 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në...
Foto ilustruse Ndërmjet 2020 dhe 2024 në të gjithë vendin janë mbyllur 10 për qind e shkollave të arsimit 9 vjeça...
Foto ilustruse Studentët që ulen në auditorë po reduktohen me shpejtësi nga viti në vit, duke bërë që numri i ...
Foto ilustruse Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 20...
Enea Karakaçi, administrator i kompanisë OSHEE Group Pas disa vitesh sfidash të ndikuara nga krizat energjetike dhe luhatjet e tregut, &l...