"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
“Egoist, është një zhgënjim, gjeni pa ide”, mediat franceze “masakrojnë” paraqitjen e Neymar ndaj City-t
5 Maj 2021, 11:38Nga DOSJA
FRANCË-PSG u eleminua nga Manchester City në gjysmënfinalen e Champions League. “Qytetarët” kishin triumfuar 1-2 në Paris, po ashtu fituan edhe takimin e kthimit në “Etihad” me rezultatin 2-0, pa e vënë më diskutim kualifikimin. Sulmuesi brazilian Neymar, provoi gjithçka, por ekipi i Guardiolës i dha një dush të ftohtë futbollistit të PSG, ashtu edhe mediat franceze.
Performanca e Neymar në ndeshjen e fundit në fakt ka bërë që shtypi francez të tregohet i pamëshirshëm ndaj lojtarit. “Një gjeni pa ide”, ishte titulli i Le Parisien, duke shpjeguar se O Ney ishte humbur plotësisht në gjysmëfinalen e dytë. Edhe L’Equipe sigurisht nuk tregohet i dashur me paraqitjen e brazilianit: “Ai nuk bëri asnjë ndryshim me ndeshjet e tij dhe ai kurrë nuk arriti të bënte një ndeshje të mirë përballë Ëalker. Një zhgënjim”.
Por të hedhësh kryqin mbi supet e Neymar është FranceFootball, e cila sigurisht nuk flet në favor të kandidaturës së brazilianit për Topin e Artë. “A ishte me të vërtetë e nevojshme të prekte topin gjashtë here? Neymar zbuloi anën e tij të errët kundër City-t, ai ishte i padurueshëm, ai donte të bënte gjithçka vetë. Madje i mërziti edhe shokët e tij duke i shërbyer rrallë.” Ishin titujt për futbollistin brazilian.
E.Ç (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ITALI-Nën drejtimin e Antonio Contes, Inter fitoi titullin numër 19.Ai që hapi serinë e pabesueshme të sukseseve të Juventusit dhjetë vjet më parë, tani ka arri...
ITALI – Drejtori sportiv Igli Tare ka kohë që ka nisur të mendojë për përforcimet e Lazio në sezonin e ardhshëm. Spanjolli Juan Mata i Manchester United t...
ITALI – Ish-mesfushori dhe kapiteni Daniele De Rossi, i cili është në stafin teknik të trajnerit të Italisë, Roberto Mancini, sipas gazetës “Il Messaggero” mund...
SPANJE – Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, teksa thuhet se Real Madrid ka shfaqur interes për të transferuar në skuadër mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, ...
ITALI – Tifozët e Romës po përjetojnë një moment historik. Një nga trajnerët më të vlerësuar të kohës, siç është Josè Mourinho, do të jetë zyrtarisht dre...
ANGLI – Inferioriteti numerik duket se ka qenë arsyeja kryesore e humbjes 2-0 dhe eliminimit te Parisit në ndeshjen ndaj Manchester Cityt. Të paktën kësh...
Sport 4 Maj 2021, 20:58
ANGLI-Manchester City, i fortë në fitoren 1-2 të gjysëmfinales së parë të Champions League, ia doli të fitojë edhe në takimin e dytë me shifrat 2-0 në Angli. Ek...
ITALI – Ekipi nga kryeqyteti italian, Roma njoftoi sot, se Jose Mourinho do ta marrë drejtimin e verdhekuqve nga fillimi i edicionit të ardhshëm, deri në vitin ...
GJERMANI – Piloti finlandez Valteri Botas me shumë mundësi do të largohet nga skuderia e Mercedezit sezonin tjetër, teksa përflitet se vendin e tij do ta zërë p...
ANGLI – Ish-trajnern e Juves së fundmi, italianin Maurizio Sarri e duan dy skuadrat londineze, Tottenham dhe Arsenal, raporton “Football Italia”. Megjitha...