LIVE UPDATES
Sport

Egbo nuk tërhiqet: Ka pasur gjeste raciste, episodi ka ndodhur kohë më parë. Për mua është çështje e mbyllur e tani (VD

30 Korrik 2020, 20:59 Nga DOSJA
Egbo nuk tërhiqet: Ka pasur gjeste raciste, episodi ka ndodhur kohë

TIRANË– Klubi i Futbollit “Tirana” u shpall kampion i Shqipërisë, të mërkurën në mbrëmje, në 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet. Tek kjo fitore ekipin e njohur e drejtoi trajneri nigerian Emanuel Egbo, i cili prej afro 20 vjetësh jeton dhe punon në Shqipëri. Por jeta dhe puna e tij në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë nga fillimi, kur i ndodhnin fyerje dhe sjellje raciste.

Ato ngjarje kanë ndodhur. Jo tani. Kanë ndodhur shume kohë më parë. A kanë ndodhur? Kanë ndodhur. Kjo nuk diskutohet. Por kjo nuk e bën sikur shqiptarët janë njerëz të këqinj. Jo, absolutisht. Ajo është nxjerrë nga konteksti. Për mua, ajo është një çështje e mbyllur tani” – zoti Egbo. Deklaratat e trajnerit Egbo mbushën shtypin vendas dhe shqetësuan edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila ka qenë shumë e përqëndruar në përballimin e pandemisë ndaj sportistëve dhe rifillimin e kampionatit.

Zëdhënësi i Federatës, Fatjon Kodra, thotë se organizata kërkoi menjëherë infomacion pranë institucioneve nëse ka patur incidente me natyrë raciste të raportuara apo të vërtetuara në fushën e lojës. “Federata Shqiptare e Futbollit informon se në asnjë rast nuk ka patur një incident apo një ngjarje të tillë të raportuar, qoftë edhe nga vet trajneri, i cili ka detyrimin të raportojë në organet vendimmarrëse kompetente si dhe nga zyrtarët e ndeshjes. Ne nuk na rezulton se diçka ka ndodhur” – tha zoti Kodra.

Nga ana tjetër, zoti Egbo tha se fakti që ai nuk ka bërë ankesa zyrtare për incidentet tregon tolerancën e tij dhe jo se sjelljet raciste nuk kanë ndodhur. “Të gjithë ata që më njohin e dinë se nuk i kam qejf polemikat publike dhe shikoj punën time, – thotë ai duke shtuar se ka marrë me dëshirë nënshtetësinë shqiptare dhe e do Shqipërinë më shumë se disa që krenohen me shprehje të përgjithshme. Nëse një vend do të ecë përpara, duhet të shohë ku ka qenë, ku është tani, dhe ku është duke shkuar. Nëse nuk e pranon se çfarë ka ndodhur përpara, ai vend nuk mund të ecë përpara. Edhe 1 për qind shqiptarë të këqinj a ka mundësi t’i pastrojmë edhe t’i bëjmë njerëz të mirë? Vetëm për këtë arsye e kam shprehur atë ngjarje që ka ndodhur. Por nuk është një gjë aq e madhe, sikur ka vdekur njeri. Unë këto ngjarje i marr me sportivitet” – tha zoti Egbo.

Federata Shqiptare e Futbollit e mbështet trajnerin e Tiranës dhe i uron atij suksese, thotë zëdhënësi Kodra, Federata është e vendosur ta luftojë racizmin dhe po zbaton rregulloret përkatëse. “Shprehim keqardhjen që një personalitet si Egbo, i cili jeton prej 20 vitesh jeton në Shqipëri, ka qenë portier, ka qenë trajner, pra, ka marrë gjithë meritat e duhura, dhe për herë të parë pas 20 vitesh është paksa paradoksale të flitet nga ai për racizëm” – tha zoti Kodra.

Sipas Federatës, rregulloret përcaktojnë se trajneri, lojtarët dhe vëzhguesit e ndeshjes duhet të raportojnë me shkrim sapo shohin incidente me natyrë raciste, por asnjë nga këta pjesëmarrës dhe dëshmitarë të ndeshjeve sportive nuk ka raportuar në asnjë rast. Në Shqipëri kanë luajtur dhe luajnë prej shumë vitesh shumë lojtarë të kombësive të tjera si serbë, xhamajkanë, nigerianë etj., por asnjëri nuk ka patur incidente raciste në Shqipëri, thotë Federata. Trajneri Egbo thotë se ndjehet i mikpritur në Shqipëri, ku arriti rezultate të mëdha me punë të madhe, megjithë incidentet, që thotë se ndodhin kudo në botë, sepse kudo gjendet një grup i vogël njerëzish, që fyejnë të tjerët.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport emanuel egbo racizmi ne futbollin shqiptar emanuel egbo racizmi ne futbollin shqiptar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj