Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Efektet e Covid, tre çifte divorcohen në Greqi, shkak vaksinimi i fëmijëve
8 Janar 2022, 18:51Nga DOSJA
GREQI – Një efekt anësor i programit të vaksinimit Covid-19 është rritja e rasteve të divorceve në ishullin Rodos, në Greqi.
Sipas Protothema, mosmarrëveshja mes prindërve nëse fëmijët e tyre do të vaksinohen apo jo kundër koronavirusit ka bërë që tre çifte nga Rodosi të bëjnë kërkesë për divorc në gjykatat e ishullit. Ata kanë nisur procedime dhe pritet që së shpejti disa prej tyre të arrijnë në sallat e gjyqit.
Bazuar në të njëjtin raport, mosmarrëveshja kryesore mes çifteve ka të bëjë nëse fëmijët e tyre duhet të bëjnë apo jo vaksinën kundër Covid-19. Në këto raste njëri nga prindërit është pro vaksinimit kruse tjetri mendon se fëmijët e tyre nuk duhet të vaksinohen. Prindërit në të tre rastet janë të moshës 40-50 vjeç dhe kanë pikëpamje diametralisht të kundërta për këtë temë, e cila thuhet se ka qenë shkaku i divorcit të tyre.
Megjithatë, psikologët që përgjithësisht merren me hetimin e sjelljeve gjatë pandemisë, theksojnë ndër të tjera se kjo sigurisht mund të jetë arsyeja që një çift të prishë lidhjen apo martesën e tyre. Është fakt, bazuar në të dhënat se në dy vitet e fundit janë shtuar divorcet dhe tensionet mes çifteve, si dhe incidentet e dhunës në familje dhe ato me bazë gjinore, shumë kohë përpara se të dilte në familje çështja e vaksinimit. Mosmarrëveshje të ngjashme për këtë çështje kanë sjellë divorce edhe në pjesë të tjera të Greqisë, ndërsa konsiderohet e sigurt se këto tre raste nuk do të jenë të vetmet.
(m.k/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOSOVË – Autobusi i kompanisë “Barileva Turist” në Kosovë është prishur ditën e sotme në autostradën afër Budabestit, kryeqytetit të Hungarisë në rru...
SARAJEVË – Milorad Dodik, kreu i Partisë së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), partia udhëheqëse në entitetin Republika Srpska (RS), ka thënë ditë...
MAQEDONI E VERIUT – Qeveria bullgare ka konfirmuar vizitën e kryeministrit Kiril Petkov në Shkup më 18 janar një datë mjaft simbolike e cila shënon 30 vj...
GJERMANIA – Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach tha se Gjermania duhet të rishikojë strategjinë e saj të vaksinimit kundër COVID-19 për ...
PAKISTAN – Policia e Pakistanit ka njoftuar ditën e sotme se 22 persona kanë ngrirë për vdekje pasi bora e madhe i ka bllokuar në automjetet e tyre ndërs...
TIRANË- Protesta e thirrur ditën e sotme nga ish-kreu i Partisë Demoktratike, ka bërë jehohë edhe në mediat e huaja të cilat i kaë dedikuar një artikull.Mb...
SHBA – Ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan në një video-konferencë për të diskutuar praninë ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës. Moska ka disloku...
RUSI – Rusia reagoi ashpër të shtunën ndaj komentit të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken se Kazakistani mund ta ketë të vështirë t’i largojë t...