Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA – Ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan në një video-konferencë për të diskutuar praninë ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës. Moska ka dislokuar ndërkohë afërsisht 100,000 trupa në kufijtë e Ukrainës dhe Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg tha se përqëndrimi i trupave ruse në kufijtë e Ukrainës po vazhdon.
“Ne e mbështesim Ukrainën. Ne jemi gati të angazhohemi për kontrollin e armëve konvencionale dhe bërthamore me Rusinë, por kjo duhet të jetë reciproke. Ne nuk mund të përfundojmë në një situatë ku të kemi anëtarë të klasit të dytë të NATO-s dhe ku NATO-ja si aleancë nuk i lejohet t’i mbrojë ata. Rreziku i konfliktit është real. Veprimet agresive të Rusisë minojnë seriozisht rendin e sigurisë në Evropë,” tha Stoltenberg, duke shtuar se NATO nuk mund të bëjë kompromis mbi sovranitetin e kombeve dhe do t’i lejojë çdo kombi të zgjedhë rrugën e tij drejt anëtarësimit.
Pretendimet e Rusisë
Në dhjetor Rusia i paraqiti SHBA-sënjë listë të kombinuar me ankesa dhe kërkesa, që përfshinte fundin e dislokimeve të NATO-s në krahun lindor të aleancës si dhe moszgjerimin e mëtejshëm të NATO-s. NATO-ja i ka refuzuar formalisht të gjitha këto kërkesa, duke thënë se Rusia nuk ka të drejtën e vetos për vendet që anëtarësohen në aleancë ose nuk mund të diktojë qëndrimet e saj.
Kohët e fundit qeveritë e Suedisë dhe të Finlandës, shtete që nuk janë anëtare të NATO-s, thanë se vendimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n e shohin si të drejtën e tyre për vetëvendosje pas dislokimit të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën. Zyrtarë rusë dhe përfaqësues të NATO-s do të takohen të mërkurën (12.01) në Gjenevë në kuadër të Këshillit NATO-Rusi. Ky është takimi i parë që prej vitit 2019.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
RUSI – Rusia reagoi ashpër të shtunën ndaj komentit të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken se Kazakistani mund ta ketë të vështirë t’i largojë t...
SHBA – Bisedimet mes diplomatëve amerikanë dhe atyre rusë do të fillojnë të hënën në Gjenevë pas një ngërçi disa javor në lidhje me vendosjen e fo...
TURQI – Ministri i Mbrojtjes i Turqisë Hulusi Akar kërkoi nga Greqia që të përmbahet nga testimi i durimit të Turqisë me provokime, duke përfshirë kërcëni...
MBRETËRI E BASHKUAR – Këshilltarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë rekomanduar se nuk është e nevojshme dhënia e një doze të katërt të vaks...
BRUKSEL – Rritja e vazhdueshme e numrit të politikanëve dhe njerëzve të tjerë të lidhur me politikën nga Ballkani Perëndimor, ndaj të cilëve Shtetet e Bas...
KOSOVË – Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 09:00 në aksin rrugor Brezovicë-Shtërpcë në Kosovë, ku dy makina janë përplasur me ...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 264 raste të reja të të infektuarve me koro...
SHBA- Stuhia e borës në disa zona të SHBA-së ka sjellë vështirësi në trafik. Mediat e huaja raportojnë se për shkak të vështirësisë në qrkullimin e automjeteve ...
KOSOVË- Një pjesëtarë i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën në spitalin e Prishtinës. Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriu...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka sekuestruar 272 aparate për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Trebicë të Leposaviçit. Ka qenë Ministri i Punëve të ...