LIVE UPDATES
Ekonomi

Edoardo Reja: “Refuzova Napolin për Kuqezinjtë, ajo që ndodh në Superligë e pamendueshme në Itali”

16 Shkurt 2021, 19:42 Nga DOSJA

TIRANE – Prej pak ditësh trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ndodhet në Tianë. Në një intervistë për “Top Channel” dhënë gazetarit Endi Tufa, ai tregon rreth kësaj vizite, ajo që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe me lojtarët kuqezi, emrat e rinj, trajnerët e ekipeve zinxhire, Superliga, oferta e Napolit dhe objektivat e tij personal dhe të ekipit që drejton.

Motivi i kthimit në ShqipëriEdhe pse nuk kam qenë i pranishëm këtu fizikisht, kam qenë i angazhuar, sepse kishim kursin e përgatitësve atletikë. Isha gjithmonë në kontakt me Luigi Febbrarin, edhe me doktor Stesinën për kursin e tij. Pra, po vazhdojmë punën, ndjek çdo gjë këtu dhe veçanërisht futbollistët që luajnë nëpër klube. Dhe pastaj, me plotësimin e organikës teknike të ekipeve Kombëtare nga mosha U-15 e deri tek U-21, erdha për të folur në mënyrë direkte me trajnerët dhe stafe përkatëse. Kemi zhvilluar ndërkohë një takim me stafin e U-21 dhe do të vazhdoj me me stafin e ekipit Kombëtar U-19. Më vjen keq që u shty java e kampionatit nga moti i keq, sepse erdha këtu edhe për të parë disa lojtarë të mërkurën, por do t’i shoh përmes platformës ‘Wyscout’. Gjithsesi, nuk është e njëjta gjë si t’i shohësh direkt në fushë. Në televizor ne shohim lojtarin vetëm kur ka topin, por unë dua ta shoh edhe çfarë lëvizjesh bën lojtari në fushë pa topin. Po vëzhgoj, jo vetëm lojtarët në Shqipëri, por edhe në botë. Kur na mbetet dhe një muaj e gjysmë për startin e eliminatoreve të Botërorit, uroj që të gjithë lojtarët që kemi në organikë e që po luajnë tani të jenë në formë të mirë fizike, por edhe ato lojtarë që nuk janë rikuperuar ende, të rikuperohen gjatë kësaj kohe.

Trajnerët e rinj të Kombëtareve – Ervin Bulku pas disa vitesh eksperiencë me trajnerin e Kombëtares A fillon këtë aventurë. Por ai është i aftë, ka mentalitetin e duhur për të qenë trajner, është shumë i vëmendshëm. Ka pasur një eksperiencë të mirë fillimisht me De Biasin, pastaj me Panuçin dhe tani në krahun tim. Dhe besoj se është gati. Duke qenë se ka dëshirë të bëhet trajner është mirë që ta nisë këtë mision. Por do të jetë gjithmonë më mua, sepse ai organizon të gjitha datat. Do të flas me të dhe stafin e tij dhe do të shohim të gjitha grumbullimet që ka bërë, çfarë lojtarësh ka parë. Është pak herët, sepse janë djem të moshës 16-17 vjeç, janë ende larg ekipit të parë, por nëse fillon që tani, nga ky nivel, për të pasur një projekt më afatgjatë. Bulku është mjaft i mirë sipas meje. Ku i dihet, mbase mund të bëhet edhe trajner i ardhshëm i Shqipërisë. Unë ia uroj, sepse është një djalë që punon me seriozitet dhe me pasion dhe mbi të gjitha i ka kapacitetet dhe ka një impakt të mirë te lojtarët.

Emrat që mund të vijnë nga U-21 Emrat po i monitorojmë, sepse ka lojtarë që luajnë jashtë Shqipërisë, por luajnë edhe këtu në Shqipëri. Po bëhen seleksionime, do të krijojmë edhe një databazë në mënyrë që ta dimë se ku jemi me lojtarët. Në fakt, janë 45 lojtarë që po vëzhgojmë dhe emra nuk mund të them, sepse nuk i mbaj mend të gjithë. Por po i shikojmë, sepse janë ata që për 2024-n duhet të jenë gati për Europianin. Po i monitorojmë, po i ndjekim nga afër bashkë me Bushin dhe me video-analistin e ndeshjeve. Janë 3-4 lojtarë që duhet të jenë gati për Europianin. Unë uroj që për 2024-n të gjej disa lojtarë më shumë nga U-21.

Lojtarët shqiptarë në Europë Kemi pasur disa lojtarë me probleme fizike, por edhe me Covid, të cilët po rikuperohen. Disa janë në moment të mirë, si Xhimshiti, i cili kur erdhi fillimisht në Bergamo të punonte me mua nuk ishte në këto nivele, ndërsa tani luan me një lehtësi të madhe, përballon të madh e të vogël, po tregon një rendiment të jashtëzakonshëm. Kumbulla që luajti fillimisht kur kaloi te Roma, ndërsa tani po merr veten. Ai ka luajtur me të gjitha ekipet e moshave te Verona dhe impakti ka qenë i fortë, të kalosh nga Verona, tek ekipi i Romës, ku edhe nëse bën ndonjë gabim të vogël menjëherë të kritikojnë. Por po e merr veten, sepse ka personalitet, kualitetin e ka, por duhet të presë pak. Duhet të mësohet të luajë me lojtarë të një niveli të caktuar dhe trajneri është ai që të thotë se çfarë duhet të bësh. Flas shpesh me të dhe është një lojtar që kaq kapacitetet për të shkuar më lart. Dhe sigurisht jam i lumtur për Ismajlin. Iu desh të priste disa muaj, por tani po aktivizohet dhe po luan mirë. Është një tjetër lojtar që ka cilësi dhe aftësi për të bëtë paraqitje të mira. Lojtarët e tjerë po luajnë, Laçi po luan, Bare po luan, Abrashi është rikthyer te Bazeli dhe po luan. Edhe shqiptarët që janë në klubet kroate po luajnë, ne po i monitorojmë dhe po paraqiten mirë. Po luan shumë mirë Doka, Cikalleshi po luan, Manaj po ashtu. Po luajnë thuajse të gjithë. Unë uroj që të vazhdojnë kështu, që kur të vijë marsi, ku kemi ndeshje të rëndësishme, t’i kemi në formë të mirë të gjithë.

Situata me Hysajn & Strakoshën – Kam folur me Hysajn, më ka thënë që ndihet mirë. Nuk ka rinovuar, por ka oferta nga jashtë, mund të shkojë të luajë në Spanjë. Edhe në Itali ka oferta ku duket se Roma ka treguar interes për të. Ai është 27 vjeç dhe nuk mendoj se ka probleme për të gjetur skuadër. E rëndësishme është që të luajë për të ruajtur kondicionin fizik. Strakosha ka disa probleme fizike, nuk është se s’po luan për ndonjë arsye tjetër. Ai ka probleme me gjurin, kam folur me të dhe ka qëndruar jashtë fushe për disa kohë. Edhe kur erdhi herën e fundit në grumbullimin e Kombëtares, nuk bëri dot asnjë seancë stërvitore me ne për shkak të problemeve që ka prej disa kohësh. Ka luajtur gjithmonë i sforcuar dhe shpresoj që të rikuperohet sa më shpejt fizikisht, sepse është ende i ri, ka cilësi shumë të mira teknike dhe ka dhënë prova se çfarë është në gjendje të bëjë.

Lojtarët e kampionatit shqiptar Po ndjek Hoxhallarin dhe Ismajlgecin, të cilët i kam pasur në grumbullim dhe i njoh paksa. Po shikoj dhe monitoroj lojtarë të tjerë, sepse duam të marrim lojtarë nga kampionati shqiptar. Janë lojtarë që kanë treguar se kanë cilësi. Nuk e di se çfarë ndodh te skuadrat, nuk arrij ta kuptoj, mendoj se është mentaliteti. Ka raste që futbollistët nuk japin maksimumin në fushë. Duhet të njoh dhe të krijoj raporte nga afër edhe me trajnerët e klubeve dhe të flas me ta. Por për shkak të pandemisë nuk kam mundur, pasi dua të kem kontakte direkte me trajnerët. Sapo të mbarojë pandemia do të flas më shpesh me ta.

Oferta e Napolit – E di që në media është përmendur emri im, kam pasur edhe mundësi të tjera në Itali, por jo. Kam folur me presidentin e Napolit dhe e falënderoj, sepse sa herë që është në vështirësi më telefonon dhe më pyet nëse jam i gatshëm apo jo, por jo. Unë kam biseduar me presidentin Duka dhe ia kam bërë të qartë që dua të vazhdojmë me projektin tonë dhe e kam bërë zgjedhjen time. Në Itali nuk kthehem më për të trajnuar.

Kombëtarja ekipi i fundit? – Në futboll mund të ndodhë gjithçka, nuk i dihet. Por mua do të më pëlqente të rrija sa më shumë të ishte e mundur te Shqipëria. Sepse po bëjmë një punë të mirë, që shpresoj t’ia korrim frytet për 3-4 vite. I gjithë angazhimi im është i fokusuar në këtë drejtim, këtë strukturë. Të gjithë eksperiencën që kam e kam vendosur në dispozicion, duke shpresuar të mos bëjmë gabime, duke shpresuar të bëjmë mirë dhe të marrim rezultate pozitive për FSHF-në dhe futbollin shqiptar.

Objektivat e Botërorit Unë shpresoja shumë të ishim në grupin e Rusisë, m’u duk një moment gjatë shortit se ishim shumë afër. Mbase po të ishin në një grup me Kroacinë, mbase do të kishim më shumë shanse, jo se janë ekipe të dobëta. Madje, unë i druhem edhe Andorrës për shembull, na kanë marrë barazim 2-2 këtu. Ne duhet të shkojmë te këto ndeshje me mentalitetin dhe përgatitjen e duhur, duhet të japim 100% ndaj të gjitha skuadrave. Me Anglinë dihet që do të kemi përqendrim maksimal, por në mënyrë të veçantë me San Marinon dhe Andorrën duhet të kemi mentalitetin e duhur, sepse janë ndeshje të rëndësishme. Objektivi ynë është gjithnjë që të kualifikohemi. Duhet të bëjmë maksimumin për të arritur kualifikimin. Ky duhet të jetë objektivi ynë. Nuk nisemi të humbur në asnjë ndeshje. Të gjitha ndeshjet duhen luajtur. Nëse ne rritemi nga pikëpamja psikologjike, duke formuar një grup të mirë, kemi treguar cilësi të mira në Ligën C dhe e kemi treguar këtë qoftë me Bjellorusinë, qoftë me Lituaninë. Kemi provuar edhe lojtarë debutues, të cilët janë të rinj dhe kanë të ardhme. Kemi një grup të mirë, po punojmë shumë në aspektin organizativ dhe nuk i lëmë asgjë rastësisë. Në staf kemi Salihin dhe Bulkun, të cilët janë shqiptarë dhe e njohin ambientin dhe pasta i gjithë grupi im i punës, Febbrari, Alarico Rossi, etj. Shpresoj të punojmë mirë për të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet