LIVE UPDATES
Ekonomi

Trendi më i ri: Dashuria në kohën e internetit- Shqiptarët kanë nisur ta mësojnë mirë, si po përshtaten të rinjtë me

15 Shkurt 2021, 08:21 Nga DOSJA
Trendi më i ri: Dashuria në kohën e internetit- Shqiptarët

Ai është artist. Prodhues djathi. Stilist. Student. Biznesmen. Ai mund të jetë njëkohësisht diçka nga të gjitha dhe në të njëjtën kohë të zgjedhë të jetë apo të mos jetë, ai që është në të vërtetë. Kjo është ajo që Endri, një djalë në të 20-at, i cili kalon një kohë të konsiderueshme duke lundruar në internet, bën në realitetin virtual, ndërsa komunikon me vajza të ndryshme dhe ndryshon identitetin apo profesionin e tij.

Në të përditshmen e tij, ai është një djalë normal, që i do dhe i përdor shumë pajisjet teknologjike e falë tyre ka shtuar edhe “rrethin e njohjeve”.

“Ekzistojnë shumë dhoma chat-i, ku mund të komunikosh e të lidhesh me njerëzit. Është e bukur dhe e thjeshtëzon komunikimin”, thotë ai.

Në këtë mënyrë, Endri ka krijuar edhe njohje intime me disa vajza e madje përmes internetit, ka njohur edhe të dashurën e tij aktuale.

E vërteta është se marrëdhëniet njerëzore kanë ndryshuar thelbësisht me zhvillimin e teknologjisë.

Interneti dhe teknologjia kanë ndryshuar mënyrën se si të rinjtë e shohin botën dhe përveç se kanë lehësuar komunikimin dhe kanë zbutur vetminë e njerëzve, kanë bërë që bota sot të jetë thuajse krejtësisht e ndryshme nga ajo që ka qenë 30 apo 40 vjet më parë.

Vajza ime shpenzon pjesën më të madhe të ditës duke komunikuar online me të fejuarin. Ai nuk jeton në Shqipëri dhe marrëdhënia e tyre nuk mund të funksiononte dhe as nuk mund të kuptohej nëse nuk do të flisnin përmes internetit”,- thotë Sonila, ndërsa shton se, ajo vetë nuk e pëlqen këtë lloj varësie të madhe të brezit të ri nga teknologjia, por nga ana tjetër është një lehtësi e madhe për t’u lidhur me njerëzit dhe zgjidh shumë probleme.

Ndërkohë që bota ndryshon përditë, për shkak të zhvillimeve teknologjike e bashkë me të edhe mënyra se si krijojmë dhe zhvillojmë marrëdhëniet njerëzore, një gjë është e sigurt: Tashmë ekziston një gjeneratë e tërë, që nuk mund ta kuptojë marrëdhënien njerëzore pa komunikimin online.

Nuk janë as të pakta çiftet, të cilët janë njohur, lidhur e kanë krijuar familje falë komunikimit në internet. Ky trend madje ngjan se është rritur edhe mes të rriturve apo atyre, të cilët i përkasin një brezi, që mund ta quajmë të “para-teknologjisë”.

Shumë prej tyre zgjedhin të krijojnë njohje e në disa raste të martohen përmes aplikacioneve të ndryshme të njohjeve në internet.

Për shekuj, martesa ishte një transaksion ekonomik, një mjet për të shkëmbyer pronë dhe për të siguruar transmetimin e saj ndër breza përmes krijimit të trashëgimtarëve të ligjshëm, ashtu siç është akoma në disa pjesë të botës.

Në Perëndim, termi marrëdhënie dashurie përdorej për raporte të vendosura para ose jashtë martesës dhe me të kihej parasysh një lloj marrëdhënieje e papërgjegjshme, e përkohshme, romantike.

Romanca u injektua në martesë vetëm gjatë Revolucionit Industrial ndërsa para kësaj martesa ishte në thelb një kontratë midis dy familjeve.

Me rritjen e punës së paguar dhe një ekonomi industriale të bazuar jashtë shtëpisë, sfera e brendshme u aneksua për romancën. Në disa vende, ky tranzicion ndodhi shumë më vonë.

Dashuria është lejuar të luajë rol më të madh në zgjedhjet e martesave të njerëzve në Kinë vetëm në 40 vitet e fundit. Në Indi, martesat e rregulluara janë ende norma, megjithëse të rinjtë gjithnjë e më shumë bëjnë përcaktimin përfundimtar.

Nuk janë të largëta edhe kohët kur në Shqipëri çiftet martoheshin me shkuesi dhe kur partneri i jetës gjendej jo përmes një njohjeje të thellë romantike paraprake.

Por nga ana tjetër ngjan se “revolucioni” i arritur për “shndërrimin” e dashurisë në marrëdhënie më të thellë dhe në martesë po merr një formë të re.

Aplikacione të ndryshme takimesh në internet bëjnë që shumë të rinj të krijojnë marrëdhënie pragamatike, jo të thella dhe që nuk zgjasin në kohë.

S. është një djalë 32 vjeçar, i cili pohon se për një periudhë të gjatë ka frekuentuar shumë vajza, të cilat i ka njohur përmes internetit. Megjithatë, në një moment të caktuar ai ndjeu se kishte nevojë për një marrëdhënie serioze. Por, edhe në këtë pikë, teknologjia mund të vijë në ndihmë. Shumë aplikacione online janë krijuar jo thjesht për njohje, por edhe me qëllimin e qartë të të krijuarit marrëdhënie serioze.

Këto aplikacione të ndërtuar përmes algoritmeve synojnë të llogarisin e të gjejnë “shpirtin binjak” apo personat që ju përshtaten më tepër.

“Algoritmi ynë mbështetet në më shumë se 30 kategori të dhënash, për të rritur mundësinë që të gjeni personin e duhur, duke ju lehtësuar kërkimin dhe kursyer shumë kohë.

1 KAFE është i dedikuar gjetjes së shpirtit binjak, mikut apo shokut të ri, dhe me një shtrirje globale, mundësitë janë të pafundme.”, – theksohet në një nga këto faqe-aplikacione në gjuhën shqipe.

Ndërsa një tjetër aplikacion në gjuhën angleze, “How to Choose a Goddess” bën përllogaritje të ngjashme përmes pyetjeve të caktuara.

Me të drejtë mund të vërejmë se tashmë modelet e efikasitetit të korporatave qeverisin grupe të mëdha të jetës romantike.

Rreth 65% e çifteve të të njëjtit seks dhe 39% e çifteve heteroseksuale që u krijuan në Amerikë në 2017 ishin takuar në aplikacione takimesh, të cilat përdorin algoritme për t’iu përshtatur atyre.

Familja tradicionale ka filluar të duket e vjetër për shumë të rinj. Shkalla e martesave në SHBA gjatë dhjetë viteve të fundit ka rënë 8% (shumë çifte nuk shqetësohen më që të celebrojnë martesën me një ceremoni).

Edhe në Shqipëri vërehet një ulje e numrit të martesave nga viti në vit. Kështu, sipas të dhënave nga INSTAT, në vitin 2019 janë regjistruar 22.415 martesa në zyrat e Gjendjes Civile, 3,0 % më pak se një vit më pare, gjë që do të thotë se ka pasur 7,9 martesa për një mijë banorë.

Në vitin 2017, Gazeta e Seksit dhe Terapisë Martesore vuri në dukje se një e pesta e amerikanëve raportuan se ishin përfshirë apo ishin dakord të përfshiheshin në një marrëdhënie jo-monogame konsensuale në një moment të jetës së tyre.

Kjo përqindje ishte më e lartë në mesin e popullatës LGBTQ, por ndryshonte gjithsesi me moshën, nivelin arsimor, të ardhurat, besimin fetar, përkatësinë politike, rajonin dhe racën.

Në një kohë që dashuria mund të cilësohet si një lloj misteri që do të ekzistojë për sa kohë ekziston jeta, interneti dhe teknologjia e kanë ndryshuar padyshim formën e shfaqjes së saj.

Nga ana tjetër, marrëdhëniet romantike, pavarësisht emrit, do të vazhdojnë të asociohen me dashurinë, qoftë kjo platonike apo seksuale.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale dashuria online dashuria online

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet