LIVE UPDATES
Editorial

Si të shmangim një tjetër luftë botërore

Vendet evropiane, jo sa duhej të vetëdijshme se sa shumë i kishte fuqizuar teknologjia forcat respektive ushtarake, i shkaktuan shkatërrim të paparë njëri-tjetrit. Në gusht 1916, pas dy vitesh luftë e miliona viktima, palët kryesore në Perëndim (Britania, Franca e Gjermania) nisën të kërkonin rrugë për t’i dhënë fund kasaphanës.

15 Dhjetor 2022, 20:06 Nga Henry Kissinger
Si të shmangim një tjetër luftë botërore
Foto Ilustruese

Lufta e Parë Botërore ishte një lloj vetëvrasje kulturore që shkatërroi epërsinë e Evropës. Liderët evropianë shkuan përgjumshëm, thënë kjo me fjalët e historianit Christopher Clark, drejt një konflikti në të cilin asnjë prej tyre nuk do të kishte hyrë sikur të kishte parashikuar botën si do të ishte në fundin e luftës më 1918. Në dekadat e mëparshme ata i kishin shprehur rivalitetet mes tyre duke krijuar dy grupe aleancash, strategjitë e të cilave ishin të lidhura sipas planeve përkatëse të mobilizimit. Si rezultat, më 1914, vrasja e Princit austriak të Kurorës në Sarajevë nga një nacionalist serb u lejua të përshkallëzohej në një luftë të përgjithshme që nisi kur Gjermania vuri në zbatim planin e gjithanshëm për të mposhtur Francën duke sulmuar Belgjikën neutrale në anën tjetër të Evropës.

Vendet evropiane, jo sa duhej të vetëdijshme se sa shumë i kishte fuqizuar teknologjia forcat respektive ushtarake, i shkaktuan shkatërrim të paparë njëri-tjetrit. Në gusht 1916, pas dy vitesh luftë e miliona viktima, palët kryesore në Perëndim (Britania, Franca e Gjermania) nisën të kërkonin rrugë për t’i dhënë fund kasaphanës. Në lindje, rivalët Austria e Rusia po kërkonin të njëjtën gjë. Meqenëse asnjë kompromis i konceptueshëm nuk mund të justifikonte sakrificat e bëra tashmë, dhe meqë askush nuk donte të jepte përshtypje dobësie, liderë të ndryshëm ngurruan të nisnin një proces formal paqeje. Për këtë arsye kërkuan ndërmjetësimin e Amerikës. Eksplorimi i kryer nga Kolonel Edward House, i dërguari personal i Presidentit Woodrow Wilson, zbuloi se paqja e bazuar mbi status quo ante të modifikuar ishte e arritshme. Megjithatë, Wilson, ndërsa ishte i gatshëm e eventualisht edhe i paduruar për të luajtur ndërmjetësin, e la gjithçka për pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Deri atëherë, ofensiva britanike në Somme dhe ajo gjermane në Verdun kishin shtuar edhe dy milion viktima të tjera.

Thënë me fjalët e librit mbi këtë temë shkruar nga Philip Zelikow, diplomacia u bë rruga më pak e shkelur. Lufta e Madhe vazhdoi edhe për dy vjet të tjerë e shkaktoi miliona viktima të tjera, duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme ekuilibrin në Evropë. Gjermania dhe Rusia u përfshinë nga revolucioni; shteti austro-hungarez u zhduk nga harta. Franca derdhi deri në pikën e fundit të gjakut. Britania kishte sakrifikuar një pjesë të madhe të brezit të ri dhe të kapaciteteve ekonomike për të arritur fitoren. Traktati ndëshkues i Versajës që i dha fund luftës rezultoi shumë më i brishtë se struktura që zëvendësoi. A e sheh veten bota sot në një pikë kthese të ngjashme në Ukrainë, teksa dimri imponon një pauzë në operacionet ushtarake në shkallë të gjerë atje? E kam shprehur vazhdimisht përkrahjen time për përpjekjet ushtarake të aleatëve për të zmbrapsur agresionin rus në Ukrainë. Por po vjen koha të ndërtohet mbi ndryshimet strategjike që janë arritur tashmë dhe të integrohen në një strukturë të re drejt arritjes së paqes përmes bisedimeve.

Ukraina është bërë shtet madhor në Evropën qendrore për herë të parë në historinë moderne. E ndihmuar nga aleatët dhe e frymëzuar nga presidenti i saj Volodymyr Zelensky, Ukraina ka ndaluar përparimin e forcave konvencionale ruse, të cilat kanë qëndruar pezull mbi Evropë që nga lufta e dytë botërore. Dhe sistemi ndërkombëtar, përfshirë Kinën, kundërshton kërcënimin e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore. Ky proces ka nxjerrë në pah çështjet origjinale në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Ukraina ka krijuar një nga ushtritë tokësore më të mëdha dhe më efektive në Evropë, të pajisur nga Amerika dhe aleatët e saj. Një proces paqeje duhet ta lidhë Ukrainën me NATO-n, sido që të shprehet. Alternativa e asnjanësisë nuk ka më kuptim, veçanërisht pas bashkimit të Finlandës e Suedisë me NATO-n. Kjo është arsyeja pse, majin e kaluar, rekomandova vendosjen e një linje armëpushimi përgjatë kufijve që ekzistonin në fillimin e luftës, më 24 shkurt. Rusia do të largohej nga territoret e pushtuara, por jo nga ato të pushtuara gati një dekadë më parë, përfshirë Krimenë. Ai territor mund të jetë objekt bisedimesh pas armëpushimit.

Nëse kufiri i paraluftës midis Ukrainës e Rusisë nuk mund të arrihet as me luftime apo bisedime, mund të eksplorohet rekursi i parimit të vetëvendosjes. Mund të zhvillohen referendume të monitoruara nga ndërkombëtarët për vetëvendosje në territore veçanërisht të diskutueshme që kanë ndryshuar disa herë duar gjatë shekujve. Qëllimi i procesit të paqes do të ishte i dyfishtë: konfirmimi i lirisë së Ukrainës dhe përcaktimi i një strukture të re ndërkombëtare, sidomos për Evropën Qendrore e Lindore. Eventualisht edhe Rusia do ta gjente një vend në një rend të tillë. Rezultati i preferuar për disa është një Rusi që del e pafuqishme nga lufta. Unë nuk jam dakord. Me gjithë prirjen për dhunë, Rusia ka dhënë një kontribut vendimtar në ekuilibrin global dhe në ekuilibrin e fuqisë për më shumë se gjysmë mijëvjeçari. Roli i saj historik nuk duhet të degradohet. Hapat prapa ushtarakisht nuk e kanë eliminuar kapacitetin e saj bërthamor global, duke i mundësuar Rusisë të kërcënojë me përshkallëzim në Ukrainë. Edhe nëse kjo aftësi zvogëlohet, shpërbërja e Rusisë ose shkatërrimi i aftësisë së saj për politikë strategjike mund ta kthejë territorin e saj që përfshin 11 zona orare në një vakuum të kontestuar. Shoqëritë e saj konkurruese mund të vendosin t'i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre me dhunë. Vende të tjera mund të kërkojnë të arrijnë pretendimet e tyre me forcë. Të gjitha këto rreziqe do të shtoheshin nga prania e mijëra armëve bërthamore që e bëjnë Rusinë një nga dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë.

Teksa liderët e botës përpiqen t'i japin fund luftës në të cilën dy fuqi bërthamore konkurrojnë mbi një vend të armatosur në mënyrë konvencionale, ata duhet gjithashtu të reflektojnë mbi ndikimin e teknologjisë së lartë në zhvillim mbi këtë konflikt dhe mbi strategjinë afatgjatë. Armët autonome tashmë ekzistojnë, të afta për të përcaktuar, vlerësuar dhe shënjestruar ato që perceptojnë si kërcënime, pra janë të afta ta nisin vetë luftën. Kur kalohet caku në këtë fushë dhe teknologjia e lartë bëhet armë standard dhe kompjuterët bëhen ekzekutuesit kryesorë të strategjisë, bota do ta gjejë veten në një gjendje për të cilën ende nuk ka një koncept të përcaktuar. Si mund të ushtrojnë kontrollin drejtuesit kur kompjuterët përshkruajnë udhëzime strategjike në një shkallë dhe në një mënyrë që në thelb kufizon dhe kërcënon kontributin njerëzor? Si mund të ruhet qytetërimi mes një vorbulle të tillë informacionesh, perceptimesh dhe aftësish shkatërruese konfliktuale?

Nuk ekziston ende asnjë teori për këtë botë alternative dhe përpjekjet konsultative për këtë temë ende nuk kanë evoluar – ndoshta sepse negociatat kuptimplota mund të zbulojnë arritje të reja dhe se vetë zbulimi përbën një rrezik për të ardhmen. Kapërcimi i vijës midis teknologjisë së përparuar dhe konceptit të strategjive për ta kontrolluar atë, apo edhe kuptimi i implikimeve të saj të plota, është një çështje po aq e rëndësishme sot sa edhe ndryshimi i klimës dhe kërkon liderë që e njohin teknologjinë dhe historinë bashkë. Kërkimi për paqen dhe rendin ka dy komponentë që ndonjëherë trajtohen si kontradiktorë: arritja e elementeve të sigurisë dhe kërkesa për akte pajtimi. Nëse nuk mund t'i arrijmë të dyja, nuk do të arrijmë dot asnjërën. Rruga e diplomacisë mund të duket e ndërlikuar dhe e mundimshme. Por përparimi drejt saj kërkon vizion dhe guxim për të ndërmarrë udhëtimin.

christopher clark henry kissinger

Sondazh

Poll
Editorial 11 Dhjetor 2022, 14:36 Arber Zaimi

Jugonostalgjiku Rama

Arbër Zaimi Para pak ditësh Edi Rama në Bruksel tha se Jugosllavia paska qenë e mirë shumë, madje më e mirë se Bash...

Editorial 8 Dhjetor 2022, 21:04 Meri Lika

Post protesta dhe post samiti

Meri Lika Dy ditë pas përfundimit të Protestës dhe Samitit, unë si qytetare kam dalë më e ditur. Kjo jo se më &eum...

Editorial 5 Dhjetor 2022, 15:28 Deutche Welle

Mërgimi, protesta e heshtur e shqiptarëve

Frank-Walter Steinmeier TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është krenar që vendi i tij po pret samitin BE-Ballkani Pe...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet