LIVE UPDATES
Ekonomi

Shërbimet online, Lika: Të mbahen sportelet hapur, ka problematika

Në një intervistë ajo u shpreh se problematikë parësore mbetet përdorimi i shërbimit nga moshat e treta, të cilët nuk janë brez i internetit dhe mund të hasin në vështirësi.

26 Maj 2022, 13:32 Nga Meri Lika
Shërbimet online, Lika: Të mbahen sportelet hapur, ka problematika
Meri Lika

Meri Lika ka folur rreth mbylljes së sporteleve të institucioneve në lidhje me shërbime të ndryshme të cilat nga 1 maji kanë kaluar online.

Në një intervistë ajo u shpreh se problematikë parësore mbetet përdorimi i shërbimit nga moshat e treta, të cilët nuk janë brez i internetit dhe mund të hasin në vështirësi.

Zonja Lika, siç dihet nga data 1 maj të gjitha shërbimet e institucioneve shtetërore kanë kaluar online. Si mendoni ju është arritje kjo lloj mënyre shërbimi dhe a ka problematika?

Sigurisht që ofrimi i online i shërbimeve është shumë i rehatshëm në kuptimin e mos humbjes së kohës, të ecejakeve nëpër rrugë e zyra, të pritjeve të radhëve të gjata e të tjera të tilla por ndërprerja e shërbimeve fizike në mënyrë të menjëhershme si dhe mbyllja e çdo sporteli të cilët më parë kanë ofruar shërbimet ka sjellë shumë problematika për qytetarët dhe për bizneset.

Cilat janë problematikat sipas mendimit tuaj?

Ajo që është më e prekshme në momentin e parë janë shërbimet për moshën e tretë, e cila nuk është moshë e internetit dhe për të marrë një dokument të thjeshtë për shembull me shumën e pensionit, është e detyruar të drejtohet nëpër zyra dhe të paguajnë për këto aplikime.

Por nuk është vetëm kjo problematikë. Gjatë punës sime, e cila një pjesë të madhe të saj është e lidhur drejpërdrejtë me këto shërbime, kam hasur problematika të shumta të cilat shoqërohen edhe me penalitete.

Çfarë problematikash, për shembull, ka hasur biznesi?

Unë do të përmend disa raste të cilat i kam hasur vetë me klientët e mi por edhe kolegët e mi.

- Një biznes i ri i cili sipas ligjit i duhet të bëj deklarimin e pronarëve përfitues. Ky biznes ka si ortak kryesor një shoqëri të huaj dhe për të kryer këtë deklarim nevojiten dokumentet e ortakut kryesor, pra të shoqërisë së huaj. Këto dokumente përfshijnë, ekstraktin e shoqërisë (pas apostiles i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën shqipe), statuti i shoqërisë së huaj (i përkthyer dhe i noterizuar) në shqip, dhe dokumente të tjera por nuk po i përmend sepse problematikat në sistemin online i kanë këto dy dokumente.
Në momentin kur shoqëria kryen aplikimin dhe i duhet të ngarkojë dokumentacionin, të cilët kanë shumë faqe në gjuhën e huaj, kanë pothuajse po aq faqe në përkthimin në shqip, plus edhe noterizimin, dokumentin e vulës apostile dhe deklaratën e përkthyesit, pra siç kuptohet kapaciteti i tyre në MB është i madh, është e pamundur të ngarkohen dokumente më të mëdhenjë se 5 MB.
Shoqëria detyrohet ta ndaj dokumentacionin dhe njërën pjesë ta ngarkojë ku duhet dokumenti dhe pjesën e dytë tek seksioni “Të tjera”. E pas kësaj aplikimi refuzohet me shpjegimin se mungon përkthimi i dokumentacionit në gjuhë të huaj (ndërkohë që përkthimi është por thjesht është i ngarkuar tek seksioni “Të tjera”).

- Problematikë tjetër, edhe kjo në deklarimin e pronarëve përfitues, është sërish me një shoqëri të huaj e cila është aksionere kryesore në një shoqëri të krijuar në Shqipëri dhe kur gjatë aplikimit kërkohet të vendoset emri i shoqërisë së huaj që ka shumicën e aksioneve, qeliza ose kutia ku duhet të shkruhet emri pranon vetëm 30 karaktere ndërkohë që emri i shoqërisë së huaj ka 50 karaktere.

Aplikuesi e shkruan emrin me shkurtim por aplikimi i refuzohet me argumentin, sepse nuk është shkruajtur emri i plotë i shoqërisë aksionere. Pas kësaj aplikuesi detyrohet të drejtohet në zyrat e Qendrës Kombëtare të biznesit por atje askush nuk përgjigjet dhe i japin e-mailin, si të vetmen mundësi për komunikim.

Biznesi i drejtohet e-mailit dhe në mënyrë automatike i vjen përgjigja.
Siç mund të shihet edhe në foto përgjigja e e-mailit është në datën 18 maj, por që prej asaj date dhe deri më sot pra në datën 25 maj nuk ka asnjë reagim për problematikën e ngritur nga subjekti.

Ndërkohë që subjekti e ka të pamundur të kryej deklarimin e pronarit përfitues, ligji parashikon penalitete pasi kalojnë afatet. Por nuk është ky problemi i vetëm që ka biznesi, gjatë kohës që ai orvatet të zbatojë ligjin, e ka të pamundur të hap një llogari bankare për arsye se asnjë bankë e nivelit të dytë nuk e hap llogarinë bankare pa ekstraktin e regjistrit të pronarit përfitues. Kjo pamundësi për t’ia dalë e vendos biznesin përpara paaftësisë për të paguar pagat e punonjësve të tij.

Problematikë tjetër haset edhe në rastet e ndryshimeve të biznesit bazuar në vendimet e aksionerëve. Aplikimi shkon deri në momentin kur duhet të klikohet “Dërgo aplikimin” dhe sapo klikohet dërgimi i aplikimit sistemi nuk gjeneron numër gjurmimi për aplikimin por automatikisht shkon në faqen kryesore të e-albanias gjë që do të thotë se sistemi nuk e ka marrë aplikimin.
Edhe në këtë rast, nëse kalon afati 30 ditor dhe vendimi i aksionerëve nuk dorëzohet, subjekti penalizohet.

- Ka edhe probleme të tjera për dorëzimin e pasqyrave financiare për shoqëritë me administrator të huaj, sepse sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, fillimisht subjekti duhet të deklarojë administratorin e huaj që më pas të kryhen procedurat.
Por kjo hallkë është një absurditet sepse administratori është i deklaruara si në Qendrën Komëbtare të Biznesit po ashtu edhe në sistemin tatimor. Por problemi më i madh nuk është kjo është se për të kuptuar se përse është i pamundur dorëzimin i pasqyrave financiare duhet të kalosh zyrave të cilat refuzojnë të të shërbejnë fizikisht por duhet vetëm të komunikosh online me to. Por kthimi i përgjigjeve online zgjat ndërkohë që afatet kalojnë.

Por për qytetarët a keni dijeni ju se çfarë problematikash ka shërbimi online?

Në fakt puna ime lidhet me bizneset dhe jo me individët por duke ndihmuar një të afërmin tim ka vërejtur një problematikë në lidhje me aplikimin për pension.
Në rubrikën ku qytetari duhet të aplikojë për pension janë të përcaktuara se cili është dokumentacioni që duhet të ngarkojë qytetari dhe cili është dokumentacioni që institucioni e siguron vetë.

Siç shihet qytetari duhet të ngarkojë në sistem vetëm 3 dokumente. Por në fakt gjatë aplikimit sistemi i kërkon një lum me dokumente, plotësime e deklarime.
Edhe pas plotësimit dhe ngarkimit të gjithë dokumentacionit aplikimet refuzohen me shpjegimin se gjithë dokumentacioni duhet të dërgohet pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore edhe me postë.

E thashë edhe më parë problemin më të madh e ka mosha e tretë, të cilët për çdo shërbim duhet të drejtohen ta kërkojnë kundrejt pagesës këtë shërbim, nëpër zyra të cilat çuditërisht kanë reklamuar ofrimin e këtyre shërbimeve përpara sesa qeveria të nxirrte vendimin.

Sipas mendimit tuaj, si mund të eleminohen këto problematika?

Për mendimin tim, duhet të vazhdojnë të funksionojnë sportelet të cilat të ofrojnë shërbimin për të gjitha rastet kur sistemi nxjerr problematika. Nëse nuk do të ketë më sportele duhet që të pezullohen penalitetet të cilat vijnë si rezultat i kalimit online për procedurat e ndryshme. Penalitetet duhet të pezullohen deri në momentin që sistemi të funksionojnë mirë.
E njëjta problematikë do të haset edhe me procesin e fiskalizimit për të cilin penalitetet fillojnë nga data 1 korrik por ndërkohë që sistemi nuk funksionon mirë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë