LIVE UPDATES
Editorial

Pse nuk na mjafton kthimi i të majtës në Europë

Kushdo që lexon këto rreshta, që përshkruajnë ardhjen e një deluge, pra një qameti, do më pyeste pse parashikoj kaq keq, në fund të fundit më e keqja u shmang, e majta erdhi në pushtet në Francë, packa se u përdor si qese nga e djathta e moderuar për të penguar përmbytjen e të djathtës ekstreme.

8 Korrik 2024, 15:00 Nga Ben Blushi
Pse nuk na mjafton kthimi i të majtës në Europë
Ben Blushi

Si një njeri që ka votuar gjithmonë për të majtën, nuk jam i entuziazmuar nga rikthimi i të majtës në Britani dhe në Francë. Si shumë të tjerë edhe unë e di që kjo është njëlloj sikur të mbulosh shtëpinë me qese përpara se të fillojë përmbytja. Herët apo vonë përmbytja do ndodhë dhe qesja do fusë ujë nga të gjitha anët. Atëherë të zotët e shtëpisë do marrin plaçkat dhe asnjeri nuk do dijë të thotë nga është dalja më e shpejtë: majtas apo djathtas.

Kushdo që lexon këto rreshta, që përshkruajnë ardhjen e një deluge, pra një qameti, do më pyeste pse parashikoj kaq keq, në fund të fundit më e keqja u shmang, e majta erdhi në pushtet në Francë, packa se u përdor si qese nga e djathta e moderuar për të penguar përmbytjen e të djathtës ekstreme. Pikërisht ky është edhe problemi. Në historinë e Europës moderne e majta nuk ka luajtuar kurrë një rol kaq të parëndësishëm zëvendësues. Ajo po përdoret për të zgjidhur përkohësisht hesapet mes qendrës së djathtë dhe ekstremit të djathtë, ardhja e të cilit në pushtet është thjesht një çështje kohe dhe kjo ka një arsye apo shumë arsye.

Dekada e fundit e liberalëve të djathtë ka qenë një katastrofë që e nxorri Europën nga tregu global dhe e ktheu në një superfuqi të vogël. Europa ka humbur fuqinë ekonomike në dobi të Kinës, ka humbur fuqinë ushtarake ne dobi të Amerikës, ka humbur fuqinë demografike në dobi të Afrikës po humb çdo ditë fuqinë e kreativitetit në dobi të Azisë dhe shumë popujve të tjerë. Europa i ngjan një restoranti të madh në të cilin ulesh për të pushuar pas vizitës në një muze dhe para vajtjes në një muze tjetër. Pronarët e restoranteve janë francezë, belgë, gjermanë, italianë, austriakë, çekë ndërsa puntorët janë të gjithë afrikanë, aziatikë, turq, latinë dhe për të zgjidhur konfliktet mes pronarëve vendas dhe puntorëve të ardhur, partitë europiane bëjnë fushata dhe herë pas here ndryshojnë vendet në parlament.

Kështu ndodhi edhe dje në Francë. Për shkak të një taktike elektorale efikase, një e djathtë bëri një pakt me të majtën për të penguar të djathtën tjetër. Franca do gjejë një koalicion për të qeverisur pas zgjedhjeve por zgjidhje nuk do ketë. Në këtë mënyrë konfliktet sociale jo vetëm do vazhdojnë por edhe do shtohen. Për fat të keq kurrë më shumë se sot nuk duken të paplota, të përcipta, të dëmshme dhe mendjelehta politikat e Merkel dhe Macron si dhe të gjithë atyre që i kanë ndjekur me symbyllur për kaq shumë kohë. Pa asnjë ide dhe me shumë paragjykime të djathtët liberalë u nisën të shkatërrojnë të majtën duke krijuar në të vërtetë të djathtën ekstreme.

Merkelmacronët rritën pabarazinë në Europë, dobësuan shtresën e mesme, i dhanë gjithë fuqinë bankave si një mënyrë për të kontrolluar shtetet e vegjël, i kthyen universitetet në dyqane duke i zhveshur nga mendjet, e kthyen NATO-n në një divizion legjionarësh të ushtrisë amerikane, penguan zgjerimin e Europës, nuk bënë asgjë për të integruar emigrantët dhe nxitën një konflikt të panevojshëm në Ukrainë të cilin mund ta kishin shmangur me diplomaci. Ky dështim e pati një pasojë : ekstremi i djathtë në Gjermani, Francë, Itali nuk ka më të ndalur sepse ai duket sikur ka përgjigje për disa cështje që merkelmacronët i lanë gjithmonë pa përgjigje.

Tani atyre ju ka mbetur edhe lëvizja e fundit: të përdorin të majtën për t’u mbrojtur siç ndodhi dje në Francë. Që të kuptohet sesa e dobët dhe e pashpresë është fitorja e të majtës në Europë mjafton të shohësh për çfarë flitet në Europë sot. Në kohën kur gjithë bota flet për inteligjencën artificiale Europa flet për Ukrainën. Superfuqitë e tjera bëjnë garë për të prodhur mendje digjitale ndërsa liderët e Europës janë rreshtuar në një koalicion ideollogjik kundër Rusisë i cili nuk po e zgjidh krizën as ushtarakisht as me diplomaci. Ai thjesht pret që njëra nga palët të kapitullojë vetë. Fuqia e Europës së sotme mund të kuptohet vetëm nga një krahasim : njeriu më i pasur sot në Amerikë prodhon robotë, pra makina inteligjente, kurse njeriu më i pasur në Europë prodhon rroba,parfume dhe çanta.

Nuk ka qenë keshtu para 100 vitesh. As para 50 vitesh. Europa e cantave, parfumeve dhe restoranteve u çimentua në dy tre dekadat e fundit si një produkt lluksi i Merkelit, Macronit dhe atyre që nuk kuptuan se bota mund të bëjë pa Europën, po Europa nuk mund të bëjë më pa botën. Kështu, Europa që ishte e vogël u bë edhe më e vogël dhe ndoshta nuk ka qenë kurrë më e vogël dhe asnjëherë më e dobët. Merkelmacronët i kanë berë Europës dëmin më të madh që nga koha e Hitlerit dhe fatkeqësisht pararadhësit e tyre të ngjashëm të viteve 1930 që ishin poashtu liberalë pa pricipe, ishin ata që ia bënë gati Hitlerit, Europën si një mburojë ndaj Rusisë.

Diçka ngjan cuditërisht me sot. Sërish Rusia është një argument, një justifikim, një arsye dhe një pretekst për të mos bërë asgjë dhe për t’u dobësuar. Fuqia e Europës për të vendosur për botën është dobësuar dhe fuqia për të vendosur për veten po shterron. Europa nuk ka më fuqi as ta ndryshojë as ta shkatërrojë botën çka mund të jetë mirë. Në këto kushte neve që jemi ende jashtë Europës, për shkak të vendimeve të shëmtuara dhe raciste të liberalëve të djathtë europianë, na mbetet të mos gëzohemi shumë sa herë që e majta vjen në pushtet për të penguar ata që nuk na duan në asnjë rast : të djathtët ekstremë.

Europa ka dashur që ne të jemi europianë të një lloji tjetër dhe ndoshta duhet ta forcojmë këtë profil. Ne e kemi provuar dikur të jemi një Republikë Ideollogjike tani ka ardhur koha të kthehemi në një Republikë Tregtare, e cila merr vendime sipas interesave të veta, e hapur si ndaj perëndimit edhe ndaj lindjes dhe shumë mikëpritëse për të huajt. Një Republikë Tregtare është ajo që respekton ligjin, garanton pronën, bën zgjedhje të lira, i pranon emigrantët si fuqi punëtore dhe merret më shumë me biznes se me politikë. Për një Republikë Tregtare bota është një aleancë tregjesh më shumë se një treg aleancash.

Republikat Tregtare jetojnë në paqe me të gjithë dhe strehojnë pa dallim të gjithë ata që zhgënjehen si nga lindja ashtu dhe nga perëndimi, si nga e majta si nga e djathta, qofshin emigrantë, refugjatë, pelegrinë, nomadë, turistë, pensionistë apo mëkatarë fiskalë të cdo lloji. Nëse në Europë, çdo i huaj është një problem, në një Republikë Tregare cdo i huaj është një pasuri. Bankat e Republikës Tregtare janë të hapura për këdo, ndërkohë që Bankat e Europës janë sportelet e para të policisë. Nëse në Europë çdo i huaj është i dyshuar, në një Republikë Tregtare çdo i huaj që blen, që shet dhe punon është i mirëpritur. Prandaj, ndërkohë që vendet e tjera mendojnë për taksat dhe sigurinë, Republika Tregtare mendon për çmimet dhe harmoninë. Ky është ndryshimi. Në një Europë të mbyllur, Shqipëria mund të jetë vendi më i hapur. Siç ndodh shpesh në familje ndodh edhe në histori : fiton duke mos bërë si ata që do.

ben blushi

Sondazh

Poll
Editorial 5 Korrik 2024, 12:25 Dosja.al

Absurdi i Shtetit privat të Edi Ramës

Absurdi i shtetit personal të Edi Ramës, u shfaq më qartë se kurrë në aktin e fundit të telendisjes së institucioneve....

Editorial 1 Korrik 2024, 19:43 Ben Blushi

Për Ismail Kadarenë

Ismail Kadare TIRANA- Ismail Kadare kishte dhuntinë të përshkruante bukur edhe gjëra të shëmtuara dhe kjo e bëri at...

Editorial 1 Korrik 2024, 14:35 Enton Abilekaj

Ikja e fundit e Kadaresë

Enton Abilekaj Nuk ishte shenjë e pakuptueshme, për fat të keq nuk ishte as një trill poetik me dy kuptime. Këtë herë Is...

Editorial 26 Qershor 2024, 13:42 Sonila Meço

Ata mbeten vrasës

Sonila Meco Pyetja e dytë, pas së parës “sa rrezik ka për jetën?” qe: “Po si dreqin u krijua kjo masë?&rdqu...

Editorial 13 Qershor 2024, 10:40 Ditmir Bushati

Kush do ta drejtojë Europën?

Foto ilustruese BRUKSEL- Zgjedhjet për në Parlamentin Europian shoqërohen gjithnjë me pyetjen se kush do ta drejtojë Europën,...

Editorial 4 Qershor 2024, 17:28 Enton Abilekaj

Zemërimi i Edi Ramës

Enton Abilekaj Pa u bërë akoma 3 ditët e shenjta të harresës, Edi Rama doli sot me një autoregjistrim për të th&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet