LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndihma vjen vonë- Dhuna nuk pret! Gratë viktima nuk pajisen menjëherë më avokatë

 Duhet ta ndalonte dhunën me çdo kusht! Këtë i tha vetes më fuqi, teksa e vetme kërkoi të fliste me oficerin e denoncimeve.  Ajo rrëfeu gjithçka dhe kërkoi ndihmë, për vete dhe për dy fëmijët.  

15 Gusht 2025, 13:35 Nga Marsela Myrta
Ndihma vjen vonë- Dhuna nuk pret! Gratë viktima nuk pajisen
foto ilustruese

A., fshiu lotët dhe pasi shtrëngoi nofullat, nxitoi hapin për të hyrë brenda në Komisariatin e Elbasanit.  Nuk mund të toleronte më. Dy fëmijët e saj 6 dhe 3 vjeç kishin parë me sytë e tyre boll skena dhune ndaj nënës së tyre.  Si në Gjermani dhe në Shqipëri. Babai i tyre, bashkëjetues i A., nuk po ndalonte, pavarësisht përbetimeve të vazhdueshme se do të ndryshonte.  Duhet ta ndalonte dhunën me çdo kusht! Këtë i tha vetes më fuqi, teksa e vetme kërkoi të fliste me oficerin e denoncimeve.  Ajo rrëfeu gjithçka dhe kërkoi ndihmë, për vete dhe për dy fëmijët.  

“Nuk kam parë, dhe nuk mund të kem një avokat. Nuk di as ku të shkoj”,-rrëfeu e dhunuara.  Policia e pajisi me Urdhrin e Menjëhershëm të Mbrojtjes dhe menjëherë e lidhi me një qendër që ofron strehim në Elbasan, të quajtur Forumi i Gruas. 

 “Ata mund të të japin avokat falas, e bëjnë për të gjitha viktimat e dhunës”-i thanë në Polici.

 “Gjatë viteve të bashkëjetesës kishte pësuar dhunë fizike, psikologjike në vazhdimësi.   Në episodin e fundit të dhunës pas një konflikti me fjale, dhunuesi e kishte goditur me grushte dhe shkelma në kokë, në pjesë të tjera të trupit duke i shkaktuar hematoma në trup dhe në fytyrë. Në momentin që rasti është ka qenë në polici, është thirrur nga policia ynë për ta asistuar viktimën në momentin e denoncimit të saj. Më pas rasti është shoqëruar për në Strehëzën e Emergjencës bashkë me fëmijët,”-deklaron për këtë rast organizata Forumi i Gruas Elbasan.

Shoqata e ndihmoi viktimën dhe dy fëmijët e saj, duke e strehuar dhe duke njoftuar autoritetet. A. mori ndihmë sociale e psikologjike, u vu në kontakt me koordinatoren e dhunës në bashki, si dhe dy fëmijët e saj u sistemuan nga bashkia në çerdhe e kopsht. Përmes Zyrës Rajonale të Punës dhe Qendrën e Formimit Profesional, u arrit shpejt të punësohet në një biznes. Por beteja, sapo kishte nisur....

Gratë pa avokatë në seancë

Sipas një raporti të publikuar nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, për 479 çështjesh të monitoruara, në 371 raste viktimat e dhunës në familje (pra, 77 % e tyre) kanë qenë e papërfaqësuar me avokat/mbrojtës ligjor gjatë proceseve civile të mbrojtës nga dhuna në familje.

Shteti jua ofron këtë shërbim falas viktimave të dhunës, vetëm pasi të kenë marrë urdhrin e mbrojtës nga gjykata, Zyra e ndihmës ligjore falas.

Forumi i Gruas Elbasan është një OFJ që përpiqet ta zgjidhë këtë hendek që në momentin e parë, ata kanë një marrëveshje me policinë dhe ju ofrojnë menjëherë avokat falas viktimave sapo ato trokasin në komisariat, por kjo ngelet një përpjekje e izoluar në krahasim me nevojat.

Gjatë periudhës Janar -Dhjetor 2024, pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Elbasan, kanë kërkuar ndihmë juridike 22 gra dhe vajza,  viktima të dhunës në marrëdhëniet familjare.

Megjithkëtë, kjo zyrë, si në Elbasan, si në mbarë Shqipërinë, ofron ndihmë juridike falas, pra edhe avokat mbrojtës, vetëm pasi të kenë siguruar një vendim gjyqësor si urdhëri i mbrotjes, por askush nuk tregon se kur i ndihmon këto viktima që të shkojnë deri në këtë pikë, pra, të fitojnë këtë vendim gjykate.

“Një qytetar/e, viktimë e dhunës në familje, pjesë e kategorisë së veçantë sipas nenit 11 të ligjit nr. 111/2017 "Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti", për të përfituar ndihmë juridike falas, mjafton të paraqesë vendimin e gjykatës që vërteton se është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dokument identifikimi dhe certifikatën personale,”-tha Zyra e Ndihmës Juridike në Ebasan.

Policia nuk tregoi se sa denoncime për dhunën në familje regjistroi gjate vitit 2024 dhe cfarë procedurash ndjekin në rastet kur viktima kërkon avokat.

Një gjyqtare në Durrës dhe një në Tiranë të pyetura për këto praktika, thanë se nuk kanë instrument proceduralë për tu ofruar avokatë kryesisht (pra të paguar nga shteti) viktimave të dhunës që në momentin e parë që ato paraqitet në procesin civil për marrjen e urdhrin të menjëhershëm të mbrojtës.

Dhuna me bazë gjinore në marrëdhëniet familjare ngelet e nën raportuar, siç shpjegim dhe raporti i Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare. Gratë nuk guxojnë gjithmonë të denoncojnë dhunën, por kur e bëjnë, dhe i drejtohen policisë, shteti nuk ju ofron avokate falas, për t’u mbrojtur nga agresori në sallën e gjyqit për urdhrin e menjëhershëm të mbrojtës.

 

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet