Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në pranga kanë rënë Vangjel Jovani dhe Thanas Veshi të dy 24 vjeç dhe banues në fshatin Polenë të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.
KORÇË- Policia ka arrestuar dy persona, lidhur me dhunën e futbollistit Saleh Salem, të skuadrës së Skënderbeut në Korçë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes palëve. Menjëherë pas ngjarjes, policia vuri në pranga dy persona dhe 4 të tjerë po i heton në gjendje të lirë.
Në pranga kanë rënë Vangjel Jovani dhe Thanas Veshi të dy 24 vjeç dhe banues në fshatin Polenë të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje. Ndërsa të proceduarit në gjendje të lirë janë Th.V. 32 vjeç e A.Xh. 23 vjeç si të përfshirë në sherr, ndërsa i treti Dh.M. 25 vjeç i akuzuar për moskallëzim krimi pasi kishte dijeni për sherrin mes të rinjve dhe nuk ka treguar.
Ai është Saleh Salem 26 vjeç, i cili pësoi lëndime si pasojë e goditjeve me sende të forta u dërgua në spital për të marrë mjekim, ku ndodhet në gjendje të mirë.
Njoftimi i Policisë Korçë:
Dhunuan për motive të dobëta, një 26-vjeçar, vihen në pranga 2 shtetas dhe në hetim 3 shtetas. Gjithashtu, procedohet penalisht një 25-vjeçar, i pranishëm gjatë krimit, për moskallëzim.
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen nr. 16, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:
-u arrestuan shtetasit V. J., 24 vjeç dhe Th. V., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Polenë, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Th. V., 32 vjeç, banues në fshatin Polenë, A. Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe J. O., 24 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një 26-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi Dh. M., 25 vjeç, banues në fshatin Rëmbec. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
foto ilustruese GJINAR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën malore të Gjinarit në Elbas...
banori MALIQ Një banor i fshatit Zvirinë ka folur për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo, ngjarje e ndodhur pasditen e djesh...
MALIQ- Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu ka reaguar për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo. Me anë ...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas ministrisë së mbrojtjes gja...
foto ilustruese GJIRI LALZIT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalëzit. Mësohet se...
viktima Maliq- 14-vjeçari Enedio Guri, i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshararin e tij, ndodhet në gjendje t...
foto ilustruese FIER- Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Në pr...
pamje nga zjarri KORÇË- Vatra e zjarrit vijon të jetë ende aktive në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenj&eu...
autori MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Bëhet me dije se dy 14 vje...
viktima Erald Xhejo MALIQ- Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Blutë bëjn&eu...