21 Shkurt 2026, 10:29
Nga Lutfi Dervishi

20 shkurt! Ora 20:23! Ura e Elbasanit mbushur me policë. Mbi 100 forca! Rreth 30 gazetarë dhe kameramanë! Dy makina ujehedhese! Asnje protestues!
Shpërthime që pasohen nga re tymi gazlotsjelles! Era frynte në drejtim që dëmtonte më shumë policinë. Viktimat e parë të gazit. Qindra besimtare po faleshin brenda dhe në ambient të hapur të xhamia Namazgjase! Mes tyre dhe gra dhe fëmijë. Kalimtare dhe turistë në zonë me shami në fytyrë...
Pse duhet të dislokohen dhjetera policë pranë xhamisë?
Pse përdoret gaz kur dihet që gaz lotsjellës kur nuk ke askënd përballë përveç gazetareve?
20:26: Një protestues i vetëm afrohet me vrap drejt policose dhe në një distancë 50 m hedh molotov!
Nuk përdoret uji - por shtohet gazi lotsjellës!
Nëse kërkon të dish Pse? Kur? Ku? Si dhe sa perdoret gazi lotsjellës - mjaftojnë pak minuta kërkim.
Edhe në mungesë të internetit logjika thotë që gazi lotsjellës përdoret si mjet i fundit dhe kur ke përballë një turmë (jo një grusht njerëzish) që nuk i menaxhon dot ndryshe!
Gazi lotsjellës nuk përdoret si mjet parandalimi!
Por në atë orë dhe në atë vend policia nuk kishte turmë përballë!
Standardet janë të qarta. Forca përdoret kur është e nevojshme dhe në masën e nevojshme.
Ata që kanë planifikuar dhe dhënë urdhër për perdorimin e gazit lotsjellës duhet të jenë vetë në terren dhe të kuptojnë që nuk bëhet fjalë për deodorant! (Edhe deodoranti perdoret me masë se shkakton probleme në lëkurë dhe te sytë!)
Gazi lotësjellës është mjet reaktiv, jo pro aktiv, është mjeti fundit dhe jo i pari. Është për përdorim në situatë ekstreme dhe jo mjet disiplinimi në distancë për çdo situatë të tensionuar. Kur përdorimi bëhet si ai i mbrëmshmi, kur prek persona të pambrojtur, kur hidhet pa hesap, atëherë nuk flasim më për menaxhim turme, por për krim!
Raporteri Special i OKB për Torturën ka theksuar se përdorimi i mjeteve kimike për shpërndarje turmash mund të përbëjë trajtim çnjerëzor ose degradues nëse përdoret në mënyrë disproporcionale, në hapësira të mbyllura, ose pa kriter.
Po ashtu hedhja e molotovëve ndaj policisë është krim. Sulmi ndaj policit është i papranueshëm. Policia mbron të drejtën për protestë, jo të drejtën për djegie.
Megjithate forca e policisë nuk matet me sa gaz përdor por me vetëpërmbajtje, proporcionalitet dhe profesionalizëm.
Kur nuk menaxhon 20 protestues - pa krijuar re kimike mbi besimtare dhe kalimtare për çfarë drejtuesish policie dhe standartesh policore flasim?!!
(Kush ka drejtuar operacionin e mbrëmshem te policisë qartësisht ka një koncept tjetër për protestën, për policinë dhe për mënyrën se si përdoret dhuna. Ndoshta formimi si oficer tankesh e bën të mendojë se përballë nuk ka një protestues, por nje armik që duhet azgjesuar)
Drejtimi politik i policisë minimumi duhet të hetojë drejtuesin dhe zinxhirin komandues për gazin lotsjellës!
Është koha për t'i kërkuar ndjesë jo vetëm besimtarëve që faleshin, por banorëve, kalimtarëve dhe turistëve për përdorimin pa asnjë kriter të gazit lotsjellës.
Por në vend të faljes publike pamë tallje publike!
Kryeministri poston xhaminë e Namazgjase të mbuluar me re tymi! Të paktën nuk tha që gazin lotsjellës e ka hedhur opozita!
gazi lotsjellës protesta e opozites lutfi dervishi
Editorial
15 Shkurt 2026, 15:42
Agim Nesho
Agim Nesho
Ka kohë që pushteti i korruptuar i Rilindjes ka marrë një goditje të pariparueshme dhe është afër pranim...
Editorial
25 Janar 2026, 15:16
Xheni Karaj
Xheni Karaj
Në fakt, nëse flasim për legjitimitet moral, ndoshta dje i vetmi person realisht i legjitimuar për të protestuar isht...
Editorial
22 Janar 2026, 10:43
Lutfi Dervishi
Lutfi Dervishi
Bota po ndryshon me shpejtësi të paprecedentë. Çdo ditë ka një lajm të madh që ndryshon nga i nj&e...
Editorial
18 Janar 2026, 15:35
Enver Robelli
Enver Robelli
1. Pezullimi i vizave të emigrimit: pse Serbia nuk është në listë, ndërsa Shqipëria dhe Kosova po?Për...
Editorial
12 Janar 2026, 15:18
Agim Nesho
Agim Nesho
Rama ka kohë që po i mëson amerikanët për të ardhmen e tyre. I ra goja vite me radhë duke ju thënë ...
Editorial
12 Janar 2026, 12:09
Meri Lika
Meri Lika
Prej më shumë se një dekade, politika shqiptare po përballet me një krizë të heshtur, por të thellë:...
Editorial
11 Janar 2026, 13:09
Enver Robelli
Enver Robelli
Para disa ditësh policia e Kosovës tregoi vigjilencë të lartë dhe ua ndaloi disa serbëve në veri të M...
Editorial
30 Dhjetor 2025, 15:23
Koloreto Cukali
Koloreto Cukali
1. Nuk e di a e keni vënë re diçka të pabesueshme që po ndodh këtë dimër. Nuk e kam fjalën p...
Editorial
15 Dhjetor 2025, 11:36
Meri Lika
Meri LIka
Nuk kam qenë asnjëherë kundër opozitës. Kjo nuk është një fjali mbrojtëse e thënë sipas rr...
Editorial
13 Dhjetor 2025, 11:47
Ditmir Bushati
Foto ilustruese
Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një vëmendje më të madhe ndërkombëtare se...