LIVE UPDATES
Editorial

Zhvendosja e qendrës së Evropës drejt Lindjes dhe pasojat

Me shpërthimin e luftës në Ukrainë, situata e shteteve të Evropës lindore ka avancuar në qendër të vëmendjes së BE e NATO-s. Polonia kërkon një rol të ri në Evropë. Çfarë do të thotë kjo për Evropën, shkruan Auron Dodi.

28 Prill 2023, 19:13 Nga Auron Dodi
Zhvendosja e qendrës së Evropës drejt Lindjes dhe pasojat
Foto ilustruese

Në fjalimin programatik që mbajti për Evropën në gusht 2022 në Pragë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se "qendra e Evropës po lëviz drejt Lindjes." Analistë të ndryshëm që kanë folur para dhe pas këtij fjalimi kanë mbështetur të njëjtën ide.

Me këtë kuptohet se ndikimi i shteteve të Evropës qendrore dhe Lindore, si Polonisë, Shteteve Baltike, por edhe i Suedisë në veri është forcuar ndjeshëm pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kemi një forcim moral, legjitimim më të madh të pozicioneve të tyre politike. Pasi shihet i konfirmuar paralajmërimi që bënin ato prej vitesh për natyrën luftënxitëse të Putinit.

Njëkohësisht, shtetet më të mëdha të BE, Gjermania, Franca dhe Italia e shohin veten si objekte kritikash në BE. Këto shtete u gabuan në vlerësimin e Putinit. Gjermania nuk besoi që Putini do ta trondiste rendin botëror me një sulm masiv për të ndryshuar me forcë kufijtë në Evropë. Ajo besoi se Rusia do t'i respektonte në çdo situatë marrëveshjet e favorshme për furnizim me gaz e naftë; ngjashëm u gjykua edhe në Itali, ku mbizotëroi gjatë tendenca për ta parë biznesin me Rusinë të ndarë nga politika. Kurse Franca u gabua për shkak të një admirimi tradicional për madhësinë e Rusisë.

Zhvendosja e gravitetit drejt Lindjes në praktikë

Nga njëra anë kemi një zhvendosje ushtarake. Ka ndodhur një zhvendosje masive e trupave të NATO-s në shtetet lindore të BE. Numrin më të madh të ushtarëve NATO-ja e ka dislokuar tani në Poloni (10.500 ushtarë), që pasohet nga Lituania (4000 ushtarë), Bullgaria (3.300 ushtarë), Rumania (3.300 ushtarë), Sllovakia (2100 ushtarë), Estonia (2000 ushtarë), Letonia (1700 ushtarë), Hungaria (800 ushtarë). SHBA kanë vendosur në Poloni një garnizon të përhershëm ushtarak dhe do të vendosin atje edhe një nga komandat e tyre për Evropën.

Nga ana tjetër, shtetet e Evropës lindore janë bërë më qendrore, pasi stabiliteti dhe çështjet e sigurisë së tyre janë tani në qendër të vëmendjes së Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Rrezikimi i këtyre shteteve në kufi të drejtpërdrejtë me Rusinë shihet si rrezikim i projektit demokratizues të Perëndimit.

Te këto shtete vetë, situata e re ka aktivizuar vendosmërinë për të mos u kënaqur me rolin në periferi të BE dhe për të ndikuar më fort në komunitet. Janë Polonia e Shtetet Baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania që ngulin këmbë për të shkuar tani çdo herë një hap edhe më tej në armatimin perëndimor të Ukrainës.

Në këtë kuadër, me shpërthimin e luftës në Ukrainë u rrit „brenda natës" rëndësia e Polonisë për BE. Kjo lidhet me faktin se"të gjitha transportet për në Ukrainë duhet të kalojnë përmes Polonisë,”i tha DW Marek Madej, politolog në Universitetin e Varshavës.

Polonia (39,9 milionë banorë) është shteti që ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve ukrainas në territorin e saj, mbi 1,4 milionë. Ndihma e Polonisë për Ukrainën vitin e kaluar ishte masive, 7,5 miliardë euro (Për krahasim: Gjermania, 84 milionë banorë, i ka vënë në dispozicion Ukrainës 14 miliardë euro si ndihmë ushtarake, ekonomike e rindërtimi). Gjithashtu, Polonia po e ndihmon ushtarakisht Ukrainën. Vetë Polonia po ngre një ushtri të fuqishme, duke investuar 3% të produktit të brendshëm bruto për ushtrinë.

Si vlerësim për të gjitha këto, ky shtet në kufi me Rusinë u vizitua dy herë brenda 11 muajsh nga Presidenti i SHBA, Joe Biden.

Me luftën në Ukrainë, edhe vëmendja evropiane u zhvendos nga fokusi i imponuar prej politikës së brendshme polake që prej vitit 2015: nga pavarësia e drejtësisë dhe ndarja e pushteteve në Poloni. Për momentin duket se është harruar edhe refuzimi i ashpër i refugjatëve gati të të gjithë botës prej Polonisë. Me këtë qëndrim, qeveria polake thoshte se mbronte edhe Perëndimin e krishterë nga vërshimi i refugjatëve nga bota. Polonia ka fituar tani një legjitimitet që nuk e ka pasur.

Situata e re dhe strukturat vendimmarrëse në BE

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka deklaruar se e sheh Evropën "para një kthese historike”. Edhe për këtë arsye, qeveria polake po përpiqet për një riorganizim të qendrave të pushtetit në BE - duke mbajtur në mend edhe historinë. Qeveria polake ka intensifikuar kontaktet me shtete lindore si Shtetet Baltike, edhe me Rumaninë e Finlandën, për të krijuar me to një grup të veçantë. Janë kryesisht shtete të prekura nga Pakti Hitler-Stalin i vitit 1939 (me të cilin u hap rruga për sulmin nazist kundër Polonisë dhe për ndarjen në sfera influence të shteteve të Evropës qendrore dhe lindore.)

Me grupimet e reja qeveria polake dëshiron të rrisë ndikimin në BE, të drejtuar sipas kryeministrit Morawiecki nga Gjermania dhe Franca, gjë që të cilën Polonia nuk e dëshiron. Megjithatë jo të gjitha shtetet që mbledh Polonia kanë këtë synim.

Nga ana tjetër, Polonia e sheh veten më gjerë edhe si lidere të shteteve ish-komuniste të lindjes. Në një konferencë shtypi në Uashington me zëvendëspresidenten Kamala Harris në fillim të prillit, kryeministri polak Morawiecki tha "se ka një Evropë të re – një Evropë që mban mend se çfarë ishte komunizmi rus. Polonia është lideri i kësaj Europe të re." Megjithatë, aleanca më e njohur postkomuniste, aleanca e Vishegradit, e përbërë nga Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria që prej shpërthimit të luftës në Ukrainë nuk funksionon më. Kjo kryesisht për shkak të qëndrimit pro Rusisë të Hungarisë, por edhe të dallimit në qëndrime të shteteve të tjera.

Përfytyrimet e Polonisë për Evropën

Për shkak të peshës faktike të Polonisë në Evropën Qendrore dhe Lindore, qeveria polake e sheh veten si lidere të këtij rajoni. Përndryshe, në bazë të deklaratave të kryeministrit Morawiecki qeveria polake e përfytyron Evropën si aleancë shtetesh nacionale, p.sh. si aleancë Gjermani-Francë-Poloni-Ukrainë; e si aleancë Poloni-Rumani-Ukrainë. Këtë kryeministri polak e propozoi në fund të marsit në Bukuresht. Morawiecki përfaqëson partinë E Drejta dhe Drejtësia, parti me shanse deri tani të pasigurta për t'i rifituar zgjedhjet në vjeshtë.

Konceptet polake për Evropën dallohen nga ato perëndimore

Në 20 mars Morawiecki mbajti një fjalim themelor për Evropën, në Gjermani, në universitetin e Heidelbergut. Në të, ecjen drejt federalizimit të Evropës nga BE, që e mbrojnë Gjermania, Franca dhe shumë shtete të tjera ai e quajti "iluzore dhe utopike". Në fjalimin e tij ai ngriti lart shtetin nacional. Rolf Nickel, ish-ambasador i RFGJ në Varshavë dhe autor i librit "Feinde Fremde Freunde: Polen und die Deutschen" (Armiq, të huaj, miq: Polakët dhe gjermanët), e gjen shpjegimin për këtë qëndrim polak në vështirësitë që ka pasur Polonia në histori për të mbrojtur shtetin e saj nacional.

Pozicioni kundër integrimit evropian është njëri nga dallimet midis qëndrimeve aktuale polake dhe frymës së përgjithshme në BE. Fusha e dytë ku qëndrimet polake, por edhe të Shteteve Baltike dallohen kryesisht nga konceptet gjermano-franceze për Evropën është qëndrimi ndaj Rusisë.

Në përfytyrimet për të ardhmen e Evropës, pjesa dërrmuese e shteteve të BE, Gjermania, Franca dhe Italia e shohin Rusinë si shtet të madh, me të cilin Evropa do të ketë të bëjë. Kurse Polonia, Shtetet Baltike dhe ndonjë shtet tjetër janë për izolim të Rusisë dhe për kufizim të kontakteve me këtë shtet në shumë nivele.

Zhvendosja e qendrës së gravitetit përballë faktorëve vendimtarë

Polonia dhe Shtetet Baltike merren tani më seriozisht e dëgjohen me vëmendje në Bruksel. Burime nga BE thonë se përfaqësues të këtyre shteteve flasin me vetëbesim në forumet evropiane. Ato respektohen edhe sepse janë shtetet potencialisht më të rrezikuara.

Si Polonia, ashtu edhe shtetet më të vogla baltike aktualisht vlerësohen më shumë se pesha reale që ato kanë në politikën botërore. Parametrat ekonomikë dhe politikë, kapacitetet e shteteve lindore, "hardware" i tyre si shtete, janë natyrisht të njëjta si para shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Zhvendosja e re gjeografike, zgjerimi i ri i BE në Lindje ende nuk ka ndodhur. Anëtarësimi në BE i shteteve si Ukraina, Gjeorgjia e Moldavia është larg. Me Ukrainën, megjithatë BE dhe Nato-ja po hartojnë programe intensive mbështetjeje. Synimi është që Ukraina të marrë mbështetje maksimale, edhe pa u anëtarësuar në BE.

Megjithë zhvendosjen maksimale të vëmendjes te shtetet në lindje të Evropës: krahas luftës vetëmbrojtëse të Ukrainës mbeten ndihmat ushtarake dhe ekonomike të SHBA, por edhe të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, si dhe Britanisë së madhe për Ukrainën si dhe qëndrimi i tyre ndaj Rusisë që do të ndikojnë rrugën drejt paqes. Kjo për shkak të kapaciteteve të mëdha ekonomike, politike dhe ushtarake të këtyre shteteve. Në Evropën e pasluftës, kur gjykimet të jenë çliruar nga presionet alarmuese ushtarake dhe ekonomike aktuale, do të shihet se ku e ka çuar përfundimisht Bashkimin Evropian e Evropën lufta e sotme.

auron dodi

Sondazh

Poll
Editorial 25 Prill 2023, 14:20 Enton Abilekaj

Zgjedhjet mbaruan, numëron Edi Rama

Sot KQZ vendosi ta lërë opozitën pa numërues në gjysmën e vendit. Nuk ishte vendim i papritur, ishte vulosja e një projekti...

Editorial 21 Prill 2023, 11:54 Slavoj Žižek

Idiotësia artificiale

Chatbot-et e rinj do të shkojnë shumë mirë me ideologët e të gjitha shtresave, nga turma e sotme që zhvillon luftërat ...

Editorial 14 Prill 2023, 20:29 Meri Lika

Gjuetia e pëllumbave

Meri Lika E morët vesh??? U gjet vjega ku vulistët mund të varin hallin e madh që i zuri me dorëheqjet e kandidatëve. Sot k...

Editorial 11 Prill 2023, 20:12 Enton Abilekaj

Dy mashtrimet e mëdha të fushatës së PS

Enton Abilekaj Fushata e Partisë Socialiste u hap sot me 2 shtylla, dy nga absurditetet që propaganda ka investuar për të çorien...

Editorial 10 Prill 2023, 11:12 Gjergj Erebara

Votim pa zgjedhje në Shqipëri

Kuti votimi Më 15 mars, ish-presidenti për pesë vjet dhe ish-kryeministri për tetë vjet, Sali Berisha, udhëtoi drejt Mirdit&e...

Editorial 5 Prill 2023, 10:45 Ditmir Bushati

Fundi apo fillimi i një epoke?

Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë banorë, Mali i Zi luan një rol vendimtar në ruajtjen e ekuilibra...

Editorial 5 Prill 2023, 09:59 Meri Lika

Urdhëri vegjetarian i Kimit

Meri Lika Partitë politike kanë filluar fushatën, por sigurisht nuk mund të rrinte jashtë saj edhe ajo, “prima donna” ...

Kërcënime online dhe fizike gazetarëve/ PD: Janë me prapavijë politike dhe vijnë nga Rama e Veliaj

Kërcënime online dhe fizike gazetarëve/ PD: Janë me prapavijë politike dhe vijnë nga Rama e Veliaj

Ilir Alimehmeti: Skandali, dhjetëra tonelata mbetje të rrezikshme spitalore në QSUT

Rama vijon sulmet ndaj Berishës: Duhet ta mbrojmë SPAK-un nga bufi dhe llumi i kënetës...

"Pavarësia shalqi me provë"/ Rama: Do të jemi kritikë ndaj një drejtësie të çalë profesionalisht!

Rama mohon sulmet ndaj drejtësisë për rastin "Veliaj": Qëllimi i lartë nuk justifiko mjetet e ulëta

Rama: Kemi luftuar për të arritur drejtësinë e pavarur që është sot...

Berisha: Grupi shqiptar i McGonigal me në krye Edi Ramën nuk do mund t’i shpëtojë ligjit amerikan

Dy deputetë heqin dorë nga primaret/ Berisha: Bashkëpunimin me ta e konsideroj të çmuar

Berisha: Kompania e LaCivita nuk merret me lobime, por vetëm me çështjen e zgjedhjeve

"‘Gratë’ e Ramës abuzuan me fondet e SHBA"/ Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë, ne do bëjmë një audit

Berisha: Rama po censuron skandalin e abuzimit me fondet e taksapaguesve amerikanë nga e shoqja

Vrau të dashurën dhe më pas veten, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën

"Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme!" Çështja e Veliajt/ Rama: Jam kundër arrestimit të tij

Deklaratat e Berishës për shkrirjen e SPAK, Rama: Do shkrijë Noc Rrokun

Rama sulmon drejtësinë: Nuk mund të pranojmë që të shkelen të drejtat e njerëzve

"Blerja e votave, alibi idiote e humbësve!" Rama: Janë fatkeq se nuk pranojnë që ne jemi më të mirët

"Kur ne morëm detyrën vendi ishte pa drita", Rama: Shqipëria sot me Shqipërinë dje si dita me natën

Shtyrja e dhënies së bonusit të pensionistëve, Rama: Është depozituar në Bankën e Shqipërisë

Vota e diasporës/ Rama emigrantëve: Regjistrohuni, 11 maji, vendimtar për Shqipërinë!

Rama: 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete që ka marë peng opozitën shqiptare

Fshirja e fotove me Alex Soros, Rama: Siç kam miq atë dhe të atin kam dhe që janë kundërshtarë me to

PS-PD bëhen bashkë, Kuvendi miraton me 108 vota pro dhe asnjë kundër ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Hiqet nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit, PS: Nuk jemi kundër asnjë emri

"Rama të vijë në parlament", Berisha: Të miratohet me urgjencë një rezolutë

Avokati i Popullit/ Berisha e konfirmon: Kandidati i Partisë Demokratike është Besim Ndregjoni

Berisha: Qeveria përdor SPAK-un! Ka pranuar prokurorë dhe gjykatës që flenë mbi krimin

Berisha reagon pas deklaratave të Xoxës: Vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro...

"Ngjarja më e madhe për kombin shqiptar"/ Berisha uron Pavarësinë e Kosovës: Është shembull

Noka-socialistëve: Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje?

Tensione në Kuvend/ Spiropali nuk i jep fjalën Bardhit, Garda rrethon foltoren

Tubimi për Veliajn, Bardhi: Grusht shteti ndaj pushtetit gjyqësor

Sula nxjerr fustanin në foltoren e Kuvendit: Ajola e kishte për turp të vishej lirë

Spiropali uron Kosovën: Mirënjohje për martirët e luftës, 17 vite më parë triumfoi ëndërra

Rama 'lëshon' kryebashkiakun e Tiranës: Përgjegjësia e shkeljes se ligjit është individuale

Rama për deklaratat e Berishës: SPAK-ut nuk kanë ça i bëjnë fare!

Rama: Pasqyrë e një vullneti të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë

Berisha: Paratë për kontratën e Chris LaCivita janë të pastra si kristali

Berisha drejtuar Ramës: Mos ndërmerr asnjë veprim puçist se do përballesh me revoltën popullore

Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK: Ky institucion është për t’u shuar me çdo kusht

Berisha: Në SPAK janë 6 prokurorë që kanë ardhur nga bandat e Taulant Ballës

"Kam shumë të dhëna për Arbër Veliajn"/ Paralajmëron Berisha: Është i zhytur gjer tek veshët

‘Çakenj të Ramës’/ Berisha: Zef Brozi dhe Kreshnik Spahiu janë figurat më të zeza të historisë

Berisha-qytetarëve: Çdo dokument të bashkëpunimit të krimit me cilindo dërgojeni në adresën time

Berisha publikon tjetër përgjim për Ballën: Tao do pastrojë plotësisht komisariatin!

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Bashkë me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë

Tubimi në mbështetje të Veliajt në GJKKO/ Berisha: Grusht shteti brenda shtetit!

"Zbatoni politikën e Shqipërisë pa opozitë"/ Berisha del nga SPAK, zbulon letrën që la në SPAK

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent",deputetët e PD-së te foltorja pasi Berishës i ndërpritet fjala

"Çunat e Londrës i dërguan 500 mijë euro Ulsiut!" Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent!