LIVE UPDATES
Editorial

Një pyetje për Belind Këlliçin!

Letër për Belind Këlliçin

3 Maj 2023, 09:34 Nga Meri Lika

Një pyetje për Belind Këlliçin!

Përshëndetje Belind!

Po të drejtoj këtë letër, jo sepse nuk mund të të takoj, as se nuk mund të të shkruaj privatisht, por sepse kam dëshirë të shkruaj publikisht atë që mendoj e që po publikisht të kesh mundësinë ta lexosh edhe ti (do të drejtohem me “ti” për lehtësi komunikimi).

Unë do të doja që primaret t’i kishte fituar doktor Alimehmeti, por jo gjithmonë dëshirat e njerëzve përputhen me atë që ndodh në realitet, se ja për shembull Rolandi ka dëshirë të zjarrtë të mund Berishën, por realiteti kokëfortë thotë se edhe pse kandidati i vulës ka 1 milion e 200 mijë euro fonde e ju nuk keni as sa gjysma e tyre, vula 1.2 milion euroshe, nuk e mund dot shumicën e demokrateve, e në këto raste realiteti duhet pranuar ashtu siç është.

Në këtë fushatë, ti dhe kandidatët e tjerë të opozitës reale, jeni në kushte krejt të pabarabarta, të cilat të gjithë i dimë: pa vulë, pa partinë tuaj të ligjshme, pa fonde, pa komisionerë, pa numërues e shumë e shumë “PA” të tjera të cilat sigurisht që do kenë ndikim, por uroj të mos deformojnë rezultatin.

Megjithatë, sot nuk dua të të shkruaj për gjëra që i dimë të gjithë, e që i flasim përditë, dua të të shkruaj për mua, votuesin, të cilin ti duhet ta drejtosh tek kutia e votimit, e që ai pa hezitim të vendos shenjën në kutinë ku është emri yt.

Një ditë, në ambientet e një televizioni, ndërkohë që po u afrohesha shkallëve për të hyrë tek dera kryesore, vura re një djalë i cili sapo më pa, me shumë edukatë më mbajti derën hapur edhe pse unë isha ende larg prej saj. Kur afrova vura re se ishe ti Belind, që po mbaje derën derisa unë të hyja.
Pasi hyra, të thashë “Unë nuk ta jap votën, pavarësisht se më hape derën”, përgjigjia jote ishte “nuk ka problem”.

Si njeri ndoshta këtë përgjigje do të duhet të prisja, por si votuese prisja një tjetër përgjigje, prisja të më pyesje se cila ishte arsyeja që të deklarova se nuk do të votoja ty.

Në këtë letër të hapur po të tregoj peshoren time, deri ditën e sotme, ku nga një anë kam vendosur përse duhet të të votoj e nga ana tjetër përse jo.

Pro-të e mia!

Shpesh, ose më mirë të them në pjesën më të madhe të kohës, politika është konflikt, por konflikt nuk do të thotë kaos, as denigrim, as mohim e as mosvlerësim. Po ashtu politikani nuk mund të jetë në konflikt gjatë gjithë kohës, por ai ka kohën e tij të reflektimit, të mendimit dhe sidomos kohën e tij të veprimit. Ti në fushatë ke zgjedhur të jesh jashtë konfliktit, denigrimit dhe sidomos jashtë gjuhës ordinere që politika jonë tridhjetë vjeçarë ka zgjedhur gjithmonë.

Në faqen tënde kam lexuar programin dhe pesë prioritetet e fushatës tënde, për të cilat sigurisht që jam pro, sepse në këtë fushatë ti ke zgjedhur të prekësh njeriun e varfër, atë që mundohet për bukën e gojës. Për mua pak rëndësi ka nëse ke politika konservatore, të djathta apo të majta, sepse sipas gjykimit tim këto ndarje bëhen në vendet e zhvilluara atje ku njeriut nuk i cënohet dinjiteti, liria, mendimi, ekzistenca. Në një vend si yni, ka vërfëria është ulur këmbëkryq dhe ku fatkeqësisht ka njerëz të cilët nuk ushqejnë dot me bukë fëmijët, e ku vota shitet për një thes miell, ndarja e doktrinave duket paksa utopi.

Qytetari, fillimisht do të ketë siguri për ekonominë, jetën dhe shëndetin që pastaj të zhvillojë edhe mendimin e tij konstruktiv dhe krijues.

Pati shumë skeptikë për transportin publik falas, disa e quanin të pamundur financiarisht, disa se është masë e majtë, disa se nuk i përket doktrinës së djathtë, disa me argumentin se me taksat e mia që nuk përdor transport publik nuk ka pse të ndihmohet një shtresë tjetër ku unë nuk përkas etj si këto, por unë jo, edhe pse ekonomiste nuk isha skeptike sepse njoh njerëz që e kanë shumë të nevojshme këtë ndihmë. Një vajzë e e re ekonomiste e cila banon në Kamëz, e që punën e ka tek Komuna e Parisit, ndërron 3 autobuzë për të shkuar në punë dhe po aq për t’u kthyer prej saj, pra në një ditë ajo paguan 6 bileta autobuzi të cilat kanë një kosto mujore (për 22 ditë pune) 5.280 lekë të reja. Paga e saj neto është 50.000 lekë të reja por kostoja e transportit automatikisht pagën e saj e ka kthyer në një pagë neto 44.720 lekë.

Duke qenë se puna ime lidhet me biznesin, e disa prej klientëve të mi, janë fasonistë (jo nga ata që kanë paga nën minimale etj si këto), kam llogaritur se transporti publik falas është duke i ndihmuar edhe ata, sepse një ndër kostot më të mëdha të shumë bizneseve është edhe transporti i punonjësve, të cilin me një transport publik falas, komod dhe që respekton oraret, këto biznese nuk do kenë më nevojë ta shpenzojnë.

Në këtë fushatë, ti premtove se kreditë e buta apo fondet për të pastrehët nuk do t’i marrin më patronazhistët, militantët, politikanët e të gjitha ngjyrave, apo gazetarët pro pushtetit, por do t’i marrin të pastrehët e vërtetë, gratë e dhunuara, gratë kryefamiljare, ata që kanë vërtetë nevojë.

Premtove se Bashkia do jetë ajo që do t’ia çojë përfitimin qytetarit, e qytetari nuk do të vrapojë e të sfilitet për të marrë atë që i takon.

Jam njëqind për qind e prirur të të besoj.

Kundër-at e mia!

Unë jam një profesioniste e lirë, një nënë kryefamiljare, që për të krijuar të ardhurat e familjes sime, punoj mbi 12 orë në ditë në shtatë ditë të javës. Nisur nga oraret e mia të stërgjatura, jam e detyruar të mos e përdor arsimin publik sepse tim bir nuk kush ta pres në orën 13 kur ai të dalë nga shkolla, që nuk e përdor shërbimin shëndetësor falas, sepse një herë kur shkova të bëja djalin synet m’u desh të paguaja pothuajse 500 euro nën dorë për një shërbim mizerabël dhe aspak respektues, e kështu për të qenë më e qetë dhe më mirë e shërbyer i drejtohem privatit. Unë nuk e përdor transportin publik, sepse klientët e mia janë sa në një cep të Tiranës në cepin tjetër e koha është shumë e shtrenjtë për mua, për ta shpenzuar duke ndërruar autobuzë.
Unë nuk jam duke kërkuar kredi të butë, sepse tashmë kredia e pazbutur ma ka matur kokën me metër për shumë vite edhe pse jam kryefamiljare.

Unë nuk përfitoj asnjë fond ndihme apo ku di unë se çfarë nga programet sociale. Do kisha shumë dëshirë që në vend që të paguaj qiranë për zyrën, të paguaj një kredi e të mundem ta blejë, por paraja e zezë dhe ndërtimet mbytëse të cilat i kanë bërë çmimet të paarritshme për nivelin e të ardhurave të mia, ma kanë hequr këtë të drejtë.

Do kisha dëshirë që çibanët e betonit të mos ma marrin frymën e të mos ma zënë pamjen, që pluhuri të mos ma pushtojë mushkrinë.

Të kem mundësinë e një ambjenti ku të vrapoj në mëngjes, apo të shëtis në mbrëmje me tim bir e të mos marrë makinën për të dyndur liqenin.

E duke qenë në këto kushte dëshirash dhe nevojash, dua të të pyes publikisht: Po për mua e për të ngjajshmit e mi, çfarë ke menduar, në mënyrë që të më afrosh tek kutia e votimit dhe të të japë votën?

belind kellici meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 25 Prill 2023, 14:20 Enton Abilekaj

Zgjedhjet mbaruan, numëron Edi Rama

Sot KQZ vendosi ta lërë opozitën pa numërues në gjysmën e vendit. Nuk ishte vendim i papritur, ishte vulosja e një projekti...

Editorial 21 Prill 2023, 11:54 Slavoj Žižek

Idiotësia artificiale

Chatbot-et e rinj do të shkojnë shumë mirë me ideologët e të gjitha shtresave, nga turma e sotme që zhvillon luftërat ...

Editorial 14 Prill 2023, 20:29 Meri Lika

Gjuetia e pëllumbave

Meri Lika E morët vesh??? U gjet vjega ku vulistët mund të varin hallin e madh që i zuri me dorëheqjet e kandidatëve. Sot k...

Editorial 11 Prill 2023, 20:12 Enton Abilekaj

Dy mashtrimet e mëdha të fushatës së PS

Enton Abilekaj Fushata e Partisë Socialiste u hap sot me 2 shtylla, dy nga absurditetet që propaganda ka investuar për të çorien...

Editorial 10 Prill 2023, 11:12 Gjergj Erebara

Votim pa zgjedhje në Shqipëri

Kuti votimi Më 15 mars, ish-presidenti për pesë vjet dhe ish-kryeministri për tetë vjet, Sali Berisha, udhëtoi drejt Mirdit&e...

Editorial 5 Prill 2023, 10:45 Ditmir Bushati

Fundi apo fillimi i një epoke?

Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë banorë, Mali i Zi luan një rol vendimtar në ruajtjen e ekuilibra...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet