LIVE UPDATES
Editorial

Kryeministri informal

Psikologët shpesh na paralajmërojnë se të korruptuarit e kanë të vështirë të përballen me kritikat, se reagojnë me zemërim kur nuk trajtohen në mënyrë të veçantë, se kanë probleme të vazhdueshme ndërpersonale dhe vështirësi në rregullimin e emocioneve të tyre dhe për këtë arsye vuajnë nga stresi dhe depresioni, duken të vendosur, por ata jetojnë me frikë të përhershme vetëm nga një ditë, nga dita kur do t’iu ikë pushteti.

8 Shkurt 2023, 10:04 Nga Meri Lika
Kryeministri informal
Meri Lika

Kishim dëgjuar për ekonomi informale, për biznes informal, për ndërtesa informale por asnjëherë nuk kishim dëgjuar për këshilltar informal. Skandalet e qeverisë, që nga karriget e niveleve më të ulëta të shtetit e deri në mejhanet më të mëdha të pushtetit, më sjellin në mendje një thënie të Papa Franceskut se korrupsioni është një sëmundje. 

Ndoshta Papa e ka thënë këtë duke menduar se profili psikologjik i të korruptuarve është narcisist, pra një çrregullim personaliteti i cili konsiston në atë që personi ka një sens të lartë vetëvlerësimi ose ndoshta e ka thënë duke menduar se ata janë informal në politikë. Duhet patjetër të kenë diçka ndryshe nga ne njerëzit e zakonshëm, në mendjen e politikanëve të korruptuar që nuk ndiejnë as më të voglin shqetësim apo ndjenjë turpi, kur vjedhin fondet publike, kur korruptojnë ambasadorë apo deri edhe FBI-sta. Patjetër që Papa, kur ka folur për sëmundje, ka pasur parasysh se këta informalët narcizitë janë egoistë, ata luftojnë të imponojnë fuqinë ose autoritetin e tyre për përfitime individuale, kërkojnë me padurim privilegje mbi të tjerët, ndihen të lumtur kur admirohen dhe njihen në grupin në të cilin veprojnë, kërkojnë të njihen si njerëz me cilësi superiore të cilët të tjerët as në ëndërr nuk i kanë menduar dhe me aftësinë për të ndikuar dhe për të zgjidhur probleme kombëtare madje edhe ndërkombëtare.

Ata monopolizojnë fjalën dhe e centralizojnë shumë pushtetin sepse mendojnë se vetëm kështu do të bëhet hermetizimi i aktivitetit të tyre në arritjen e qëllimit. Ata i zgjedhin bashkëpunëtorët mes njerëzve që nuk kundërshtojnë pikëpamjet e tyre, mes atyre që thonë gjithmonë po për të mos u konfliktuar me shefin dhe që në mëndjen e tyre e kanë idealizuar këtë të fundit si të vetmin njeri të duhur.

Informalët e politikës sapo ngjiten në pushtet kur mbjellin një pemë reklamojnë si rrjedhim të saj një program mirëqenieje mbarëkombëtare, nëse ndihmojnë fermerin me ndonjë kacidhe rimbursimi për karburantin, thonë se po zhvillojnë një program mbarëkombëtar të sovranitetit ushqimor kombëtar, kur betonizojnë qytetet thonë se ndikojnë në zvogëlimin e ngrohjes globale sepse ulet trafiku, rritin borxhin e shtetit tej kufijvë të përballueshëm nga ekonomia dhe thonë se kanë rifituar besimin te organizatat ndërkombëtare të kreditit. Ata shpenzojnë paratë e buzhetit për të promovuar një imazh të qeverisjes së mirë ku dhe aferat më korruptive i shfaqin si suksese duke na bindur se po “inçenerojnë” të këqijat e qeverive paraardhëse.

Psikologët shpesh na paralajmërojnë se të korruptuarit e kanë të vështirë të përballen me kritikat, se reagojnë me zemërim kur nuk trajtohen në mënyrë të veçantë, se kanë probleme të vazhdueshme ndërpersonale dhe vështirësi në rregullimin e emocioneve të tyre dhe për këtë arsye vuajnë nga stresi dhe depresioni, duken të vendosur, por ata jetojnë me frikë të përhershme vetëm nga një ditë, nga dita kur do t’iu ikë pushteti.

Papa dhe psikologët patjetër e kanë konsideruar si sëmundje sepse korrupsioni bëhet varësi, madje specialistët e neuroshkencës thonë se të korruptuarit "drogohen" me sjelljen e tyre. Shumë studiues kanë treguar se imazhet e brendshme të të korruptuarve janë të ngjashme me ato të dikujt që konsumon një drogë. Sipas tyre korrupsioni njësoj si droga, bëhet progresiv; fillon me pak dhe mbaron me shumë, fillimisht bëhet në periudha kohore të gjata dhe më pas shkurtohen afatet.

Mendoj se kjo shpjegon pse në mandatin e tretë, kryeministrin tonë informal po e mbysin skandalet e korrupsionit, sepse është përfshirë tek nxitimi i korrupsionit progresiv.

Sëmundja e korrupsionit nuk kurohet, por kontrollohet. Trajtimi për pacientin e korruptuar është një legjislacion i rreptë që heton, ndjek penalisht dhe ndëshkon e nëse as këto nuk funksionojnë, siç në Shqipëri po ndodh rëndom, atëherë kryministri informal mbahet nën kontroll me votë, e cila e flak nga karrigia e pushtetit për të kthyer formalitetin./Dosja.al

editorial nga meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 3 Shkurt 2023, 20:23 Ditmir Bushati

Çfarë presim nga 2023?

Ditmir Bushati Viti që shkoi u dominua nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Pritshmëritë fillestare të Putinit p&eum...

Editorial 3 Shkurt 2023, 09:11 Meri Lika

Sudoku Qeveritar

Meri Lika Shpesh e kam luajtur dhe vazhdoj ta luaj lojën puzzle Sudoku. Objektivi i lojës  është të mbushë një rrje...

Editorial 26 Janar 2023, 17:07 Meri Lika

Yuri, Yuri, si më dëgjon? Marrje!

Meri Lika Tani që po shkruaj, jam e ulur në një lëndinë të gjelbërur, sepse që prej vitit 2021, sipas këshill...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë