LIVE UPDATES
Editorial

Osman Aga, Sulltan Murati, Rexhep Taip Erdogan dhe bixhozçiu politik Aleksandër Vuçiç

Osman Agës në turqisht. Erdoani është politikan që nuk qesh kurrë (si mundet?), por atë mbrëmje tiparet e fytyrës së tij linin të kuptohej se ishte pak i gëzuar. Po festohej miqësia e re serbo-turke.

13 Tetor 2025, 13:06 Nga Enver Robelli
Osman Aga, Sulltan Murati, Rexhep Taip Erdogan dhe bixhozçiu politik
Enver Robelli

Kur para disa vitesh presidenti turk dhe myslimani i devotshëm Rexhep Taip Erdoan vizitoi Beogradin dhe me atë rast u organizua një banket shtetëror, kuptohet pa mish derri dhe raki, ministri i policisë Ivica Daçiq, i cili është biri i një milici serb që kishte shërbyer në Prizren, kapi mikrofonin dhe bëri atë që i tmerron shumë adhurues të muzikës: këndoi këngën e

Osman Agës në turqisht. Erdoani është politikan që nuk qesh kurrë (si mundet?), por atë mbrëmje tiparet e fytyrës së tij linin të kuptohej se ishte pak i gëzuar. Po festohej miqësia e re serbo-turke. Kur para disa vitesh Aleksandar Vuçiqi, atëherë në postin e kryeministrit, u pyet nga gazetarët mbi ambiciet e tij presidenciale, mbi kundërkandidatët e shumtë nga opozita dhe nëse ndihej si në ato fjalët e Sulltan Muratit që gjoja paskësh thënë: “Të gjithë turqit iu vërsulën Car Llazarit”, Vuçiq u përgjigj: “Murati ka qenë njeri serioz dhe komandant i vërtetë, ndërsa këta tanët nuk i afrohen as te këmbët.”

Kur para disa vitesh Aleksandar Vuçiqi mbajti një konferencë për media (në fakt, gjithë karriera e tij është konferencë për media), ai u lavdërua për raportet e mira me Rexhep Taip Erdoanin, duke thënë se ai është shumë i kujdesshëm dhe nuk harron t’ia urojë ditëlindjen Vuçiqit apo të interesohet nëse sëmuret ndokush në familjen Vuçiq.

Me një rast Vuçiq u lavdërua se kishte mësuar si duhet shqiptuar emri “Erdogan” (pa shkronjën “g”).

Kjo miqësi e madhe, e kremtuar publikisht, tani, sipas Vuçiqit, është në rrezik, sepse Erdoani i ka dërguar disa dronë kamikazë Kosovës. Befas Turqia, sipas gjeostrategut të madh nga Beogradi, nuk po dëshiruaka stabilitet në Ballkan, madje po synuaka krijimin e Perandorisë Osmane dhe kthimin e Beogradit në një pashallëk të vogël.

Zemërimi i Vuçiqit është pjesë e shout të tij të përditshëm politik. Për çdo politikan me aftësi mesatare të perceptimit të realitetit do të duhej të ishte e qartë se në arenën ndërkombëtare nuk mund të kesh marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë. Nuk mund të takosh Benjamin Netanjahun në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe të presësh që kjo do të duartrokitet nga Erdoani. Nuk mund të shkosh në paradën ushtarake të Vlladimir Putinit në Moskë dhe të presësh mirëkuptim nga Perëndimi.

Por nuk mund t’i mashtrosh as rusët, duke u shitur armë ukrainasve nëpërmjet shteteve të treta (shërbimet sekrete të Moskës e akuzuan Vuçiqin se po ua fut thikën në shpinë rusëve). Nuk mund të qëndrosh i varur gati tërësisht nga gazi dhe nafta ruse, t’ia shesësh infrastrukturën kritike Rusisë (për shembull industrinë e naftës) dhe të sillesh sikur nuk po i dëgjon paralajmërimet nga Washingtoni dhe Brukseli.

Dikur vjen dita kur paguan faturën, dhe nuk të ndihmojnë as tentativat për të korruptuar ndonjë figurë të vogël shahu që lëviz në orbitën e Donald Trumpit. Sanksionet amerikane kundër ndërmarrjes “Naftna industrija Srbije” (NIS) tashmë kanë hyrë në fuqi.

Në vitin 2008, kur Kosova u bë e pavarur, liderët e atëhershëm serbë, për të përqafuar edhe më shumë Moskën, ia shitën NIS-in ndërmarrjes shtetërore ruse “Gazprom”. Kur të gjitha vendet europiane (me përjashtim të Bjellorusisë) i kanë vendosur sanksione Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës më 2022, Vuçiq është përbetuar dhe është lavdëruar se nuk do t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Kremlinit, por me dëshirë Beogradi do të përparonte në integrimet evropiane.
Kjo politikë e uljes në disa karrige po arrin në limitet e veta.

Momentalisht po rrëzohen shumë karrige në të cilat ulej Vuçiqi; madje është përmbysur edhe ai shkëmbi në Shtëpinë e Bardhë ku Vuçiqi qe ulur më 4 shtator 2020 për të nënshkruar një marrëveshje me Kosovën, me ç’rast flitej shumë për ekonomi, energji, linjën ajrore Prishtinë-Beograd e projekte të tjera. Tre vjet më vonë, një bandë e armatosur dhe në shërbim të regjimit të Vuçiqit tentoi të ndezë një luftë në veri të Kosovës, me qëllim pushtimin e atij territori.

enver robelli

Sondazh

Poll
Editorial 8 Tetor 2025, 10:04 Meri Lika

A nuk vriten edhe kuajt kështu?

Në filmin “A nuk i vrasin edhe kuajt kështu? (They Shoot Horses, Don't They?) me Jane Fonda dhe Michael Sarrazin, kuajt vriten jo sepse jan&eu...

Editorial 3 Tetor 2025, 10:22 Meri Lika

Kur bëhesh lolo!

Meri Lika Disa njerëz hyjnë dhe ngelen në histori për vepra të mëdha, ka të tjerë që hyjnë për fjali...

Editorial 30 Shtator 2025, 13:41 Meri Lika

Yurit nuk i ndahet shpirti nga ne

Meri Lika Kisha kohë qe e kisha harruar Yurin, jo Juri Gagarinin se atë ka kohë që nuk e kujtoj, por e kam fjalën për Yuri Ki...

Editorial 20 Shtator 2025, 15:55 Erion Periku

Thua po na idhnohet prap Diella?

Diella Më 18 shtator, ditën kur në Kuvendin e ri të Shqipërisë duhej të diskutohej programi i ri për qeverisjen ton...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet