LIVE UPDATES
Aktualitet

Edison Ypi: Sigurimsat spiunionin të gjallë dhe të vdekur, për të mirën e partisë ku*vat bëheshin të ndershme

8 Prill 2019, 05:57 Nga DOSJA
Edison Ypi: Sigurimsat spiunionin të gjallë dhe të vdekur,

Tiranë– Edison Ypi nëpërmjet një shkrimi të gjatë , ka renditur sipas tij personat që atë e kanë spiunuar gjatë rregjimit komunist. Ai ka theksuar që jo vetëm e kanë spiunuar shumë por më parë dhe por edhe tani tentojnë të bëjnë këtë gjë.

“Nuhatja dhe vizioni i Sigurimit bënte spiun me dosje, përveç të gjallëve që spiunonin të gjallët dhe të vdekur që spiunonin të gjallët, edhe të vdekurit që spiunonin të vdekurit. Si do mund të zbuloheshin gjithato grupe armiqësore pa këta varietete spiunësh ?
Vënia e pseudonimit, si hap i parë në botën e pafundme të spiunllëkut, ishte një procedurë delikate të cilës i jepej rëndësia që meritonte. Pseudonimi duhej zgjedhur i atillë që të pëlqehej nga i rekrutuari edhe rekrutuesi. Një pseudonim i pa përshtatshëm, me kalimin e kohës, mund të shkaktonte, siç kishte ndodhur jo pak herë, deri edhe në traumë psiqike si për njërin dhe për tjetrin. S’kish si ndjehej rehat një rekrutues i quajtur “Uk” me një spiun me pseudonimin “Qingj”. Ose në mardhënien spiun-spiun, do të ishte fatale që një spiun me pseudonimin “Mjalti” të bashkëpunonte gjakftohtësisht me një tjetër spiun me pseudonimin “Ariu”., shprehet Ypi.

Ai thekson më tej se në dosjet e femrave spiune bie në sy angazhimi i tyre që, për të mirën e partisë dhe të atdheut, mund të bëheshin ku*va.

“Ka të ndershme që bëhen ku*va. Ka ku*va që bëhen të ndershme. Ama ku*va që bëhen ku*va, është i vetmi marifet që, për të mos ja ngrënë hakun, Sigurimi nuk e solli nga Rusia por e shpiku vetë.”, shkruan ai.

SHKRIMI I PLOTË:

Ja çfarë thonë dosjet e Sigurimit për disa prej atyre që më kanë spiunuar mua.
I.S. me pseudonimin “Helmi”. Tip i lëvizshëm, merakli qokash, sidomos muhabetesh të rrezikëshme ku flitet me simpati për kanconeta italiane dhe urrejtje për komunistat, lebërit, krimet e diktatorit dhe diktaturës. Dosja e “Helmit” provon se I.S. është ai që me spinllëqet e tij ka dërgur në internime dhe burgje dhjetëra shqiptarë, prej të cilëve shumica ka vdekur, disa janë çmendur, nja katër a pesë janë me një këmbë në varr.
A.N. me pseudonimin “Vreri”. Dosja e “Vrerit” është plot me kallxime nga më të ulëtat dhe më të pështirat, kryesisht për mua, fakt ky që provon se “Vrerin” e paskam pasur “Spiun të dedikuar”, ose “Pullë poste”. Meqënëse punonte si elektriçist tek “Kombinati i Mishit”, Për t’ja lehtësuar spiunimin, Sigurimi kishte porositur rojat të mbyllnin një sy kur “Vreri” nxirrte jashtë kombinatit pula të vjedhura. Këto pula “Vreri” i përdorte si karrem për të joshur viktimat dhe për të bërë qef. “Vreri” i nxirrte pulat nga Kombinati të fshehura brenda brekëve. Nga kontakti brenda brekëve i mishit të butë të pulave të porsatherura, të ngrohta, të përgjakura, me hallatet e uritura për seks të “Vrerit”, “Vreri” ejakulohej.
V.K. me origjinë katundare, e shpunë në Francë për të studjuar ca gjëra që ende sot kurrkush nuk e di se çfarë. Me tu kthyer nga Franca, V.K. për ca kohë tymosi me llullë dhe përdori ca shaje të modës pariziene të asaj kohe. Kishin qënë të gjitha mjete për të futur në kurth sa më tepër viktima, mes tyre dhe mua. E provon fakti se pasi ma morën vëllain në burg, për nja dhjetë vjet V.K. s’më foli me gojë.
Sh.K., ose “Mishi”, si tironc i vjetër, nuk ishte fort’ i besuar. Por spiunllëqet për shumë nga të njohurit e tij, dhe natyrisht mua, i ka bërë me zell të madh.
Këta, bashkë me të tjerë që më kanë njohur dhe më kanë spiunuar mua, duan të më spiunojnë edhe tani. Në mos për tjetër, të paktën për stilizimin. Por s’kanë se ku. S’dinë se si. Tani ata ndyrësira po presin në heshtje vdekjen si poetët “Noir”, ata që rrijnë gjithë kohën me fytyrë nga muri duke pritur vdekjen.
Kishte dhe plot spiuna të tjerë që as i kam njohur as më kanë njohur.
A.L. me pseudonimin “Qelbësi”. Zelli i papërmbajtur i “Qelbësit” për të spiunuar, zhdërvjelltësia e kallximeve, tejpamësia dhe besnikëria ideologjike e këtij spiun, kanë qënë tiparet bazë të “Qelbësit” që ka bërë gjithato spiunllëqe duke nxirë gjithato jetë. Edhe kot. Për qef të spiunllëkut.
A.S. ka pasur pseudonimin “Zifti”. Rekrutimi i “Ziftit” është bërë qysh herët nga oficerë të specializuar në Rusi në “Akademinë Xherxhinski” për njohjen dhe zbatimin me rreptësinë të parimeve pedagogjike të Makarenkos për futjen e sa më tepër rrugaçëve në pikat kyçe të shtetit të halabakëve. Në dosjen voluminoze ka cilësime profetike si; “rrëshqet si ngjalë Lalëzi”, “depërton si urith Dumreje” etj. për “Ziftin” i cili në demokraci u bë faktor mediatik me rëndësi të konsiderueshme dhe cilësi të skëterrëshme.
“Turtulli” është pseudonimi i A.Ç. Ja vuri operativi i katundit i cili spiunit të ardhshëm i tha një ditë; Je i lindur për lake’ dhe për spiun mor qerrata. I ke të gjitha cilësitë. E folura papushim sikur ke ngrënë bythë turtulli është më e mira për zanatin e ndritur në të ardhmen e nxirë që të pret. Ruaje dhe përsose atë stil të foluri dhe të shkruari me Shqipe të shprishur se na duhesh për kohë të vështira, çka koha e vërtetoi.
Pseudonimin “Xerxeleja” e ka pasur R.R. Këtë pseudonim j’a vuri një operativi tek vuri re se spiunit të ardhshëm nuk i rrinte kurrë bytha rehat dhe i hapi një dosje të bardhë që u nxi më vonë.
Nuhatja dhe vizioni i Sigurimit bënte spiun me dosje, përveç të gjallëve që spiunonin të gjallët dhe të vdekur që spiunonin të gjallët, edhe të vdekurit që spiunonin të vdekurit. Si do mund të zbuloheshin gjithato grupe armiqësore pa këta varietete spiunësh ?
Vënia e pseudonimit, si hap i parë në botën e pafundme të spiunllëkut, ishte një procedurë delikate të cilës i jepej rëndësia që meritonte. Pseudonimi duhej zgjedhur i atillë që të pëlqehej nga i rekrutuari edhe rekrutuesi. Një pseudonim i pa përshtatshëm, me kalimin e kohës, mund të shkaktonte, siç kishte ndodhur jo pak herë, deri edhe në traumë psiqike si për njërin dhe për tjetrin. S’kish si ndjehej rehat një rekrutues i quajtur “Uk” me një spiun me pseudonimin “Qingj”. Ose në mardhënien spiun-spiun, do të ishte fatale që një spiun me pseudonimin “Mjalti” të bashkëpunonte gjakftohtësisht me një tjetër spiun me pseudonimin “Ariu”.
Pseudonimin më interesant në krejt botën komuniste e ka pasur A.K; “Prisencolinensinainciusol”, pra titullin e një kënge të Çelentanos që i pëlqente pa masë, A.K. j’a vunë si pseudonim kur pas një ditë të lodhëshme stërvitje në zbor, e shqiptoi gjatë gjumit kur po shihte në ëndërre sikur po konduktonte Festivalin e Sanremos kur vrau veten Luixhi Tenko. “Shoku” i zborit që po flinte në krah të tij, ja kallxoi operativit të Sigurimit atë fjalë të gjatë e të përdredhur si kthesat e Qafë Krrabës. Lajthitjet e sotme skenografike janë pasojat e çrregullimit permanent që ka shkaktuar në trurin e A.K. pseudonimi kilometrik në fjalë.
M.N. e bënë spiun me pseudonimin “Zgjebja” kur ishte i internuar në Lushnje.
Dosjet e Sigurimit flasin edhe për F.L. me pseudonimin “Tezga”. Një natë behari, F.L. me disa shokë nomenklaturistë po dëgjonin muzikë borgjeze me një radio dore. Andejpari kaloi një polic. Polici ua mori nomenklaturistave radion. U tha të vinin në rajonin e policisë. I vetmi që nga frika e vajtjes në rajon i tha policit se i biri i kujt ishte, qe’ F.L., ai banakieri i sotëm televiziv që pllaquritet kur flet. Me të dëgjuar këtë, polici, e hoqi mënjanë F.L., i tha të ikte në shtëpi, ndërsa të tjerët i mori në polici. Pra F.L. pranoi që miqtë e tij të iknin në polici, ndërsa vetë iku në shtëpi. Të nesërmen e thirri një operativ i Sigurimit. Operativi i tha se do ta dënonin e ridënonin. Por nuk duhej të bënte gëk. Sepse, pas shumë vitesh, si burgosjet dhe riburgosjet, vuajtjet dhe rivuajtjet, do ishte përsëri Sigurimi që do t’ja mundësonte shitjen e vuajtjeve dhe stërvuajtjeve mbi tezgë.
Në dosjet e femrave spiune bie në sy angazhimi i tyre që, për të mirën e partisë dhe të atdheut, mund të bëheshin kurva. Ka të ndershme që bëhen kurva. Ka kurva që bëhen të ndershme. Ama kurva që bëhen kurva, është i vetmi marifet që, për të mos ja ngrënë hakun, Sigurimi nuk e solli nga Rusia por e shpiku vetë.
Ku janë të rrallë ata që nuk kanë spiunuar. Edhe më të rrallë ata që nuk janë spiunuar. Ku është zero numuri i atyre që as kanë spiunuar dhe as janë spiunuar, “Popull ushtar”, “Popull bujk”, “Popull heroik”, “Popull besnik”, ishin dhe janë dëngla. Këtu ka pasur dhe ka vetëm “Popull spiun”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edison ypi rregjimi i ender hoxhes sigurimi i shtetit edison ypi rregjimi i ender hoxhes sigurimi i shtetit

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë