"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
E trishtë/ Ndërron jetë nga COVID-19 aktori shqiptar, Luran Ahmeti, i njohur për publikun nga serialet turke
25 Mars 2021, 19:31Nga DOSJA
MAQEDONIA E VERIUT– Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti.
Luran Ahmeti, 46-vjeçar ishte i shtruar prej pak kohësh në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen. Ai ishte djali i shkrimtarit dhe publicistit Xhabir Ahmeti.
Ahmeti ka pasur një karrierë të pasur artistike, ku për publikun shqiptar është bërë i njohur në rolin e profesorit të historisë në serialin “O sa mirë” .
Ai ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione të huaja filmike.
Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”, si dhe role kryesore në serialet “Kurtlar Vadisi – Pusu”, “Mutlu Ol Yeter”, “Guzel Gunler”, “Son Yaz Balkanlar”, “Bahar Dallari”, “Limonata”
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...
BRUKSEL- Ursula von der Leyen u ka zbuluar udhëheqësve të BE-së se 21 milion doza vaksinash janë eksportuar në MB nga furnitorët e vendosur në vendet anëtare të...
KOSOVË– Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e pashembullt në Kosovë dhe nëse ky vend nuk përballet sërish me zgjedhje, kryeministri i Kosovës, Alb...
KOSOVË- Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar ditën e sotme kreun e LDK-së Lumir Abdixhikun. Takimin e ka bërë të ditur Orlando më anë të ...
KINË– Qytetarë të thjeshtë dhe blerës përmes internetit në Kinë reaguan me kritika dhe bënë thirrje të enjten për bojkotimin e kompanisë suedeze H&am...
SHBA- Kompania farmaceutike Pfizer dhe BioNTech kanë nisur testimet e vaksinës te fëmijet nën 12 vjeç. Reuters shkruan se testimet e para të vaksinës kan...
BRAZIL– Vendet fqinje dhe partnerët tregtarë të Brazilit po ndërmarrin hapa për të kufizuar kontaktet me vendin më të madh të Amerikës së Jugut, ndërsa janë duk...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar kandidimin për President sërish në vitin 2024. Metro shkruan se gjatë konferencës së tij të parë presidenciale...