LIVE UPDATES
Art&Argëtim

FOTOT/ E thanë me zë të lartë ‘unë qëndroj në shtëpi’, ‘sherri’ mes VIP-ave për thyerjen e karantinës, të pri

18 Prill 2020, 10:13 Nga DOSJA
FOTOT/ E thanë me zë të lartë ‘unë qëndroj

Dosja/ Vipat kundër vipave që thyejnë karantinën

Personazhet e njohur përcjellin jo vetëm artin e tyre tek publiku i gjërë, por janë dhe transmetuesit më të mëdhenj të mesazheve të rëndësishme, pasi publiku i do, i beson dhe i merr si një shembull.

Ndërsa pandemia e koronavirusit mbërriti në Shqipëri, shumë prej vipave shqiptarë u angazhuan në rrjete sociale, për të përcjellë video solidarizuese, informuese, dhe për t’i bërë një thirrje publike të gjithë shqiptarëve, të qëndrojnë në shtëpi.

Një ndër ‘armët’ për të luftuar Covid-19 ishte karantina, dhe për këtë duhet të kishte një ndërgjegjësim të gjithanshëm të njerëzve, që nëse thyenin rregullat, rrezikonin veten, të tjerët përrreth, por edhe familjen e tyre.

Në mes të kësaj pandemie, VIP-at në të gjithë botën shërbejnë si një shembëlltyrë, për të përcjellën mesazhe, që kanë një ndikim të drejpërdrejtë tek publiku që i ndjek. Në këtë mënyrë edhe personazhet e shoëbiz-it shqiptar kanë realizuar video-mesazhe ku, me tone lutëse i drejtohen publikut të gjerë, të përpiqen të bëjnë maksimumin për të respektuar rregullat bazë të karantinës.

Por, mësa duket po këta personazhe që kanë publikuar mesazhet sensibilizuese, dhe i kanë kërkuar njerëzve të qëndrojnë të izoluar, janë endur bregdeteve për t’u argëtuar dhe për të lënë paksa në harresë këtë periudhë të errët, që po kalon Shqipëria dhe bota mbarë.
Për më tepër, kanë lënë në harresë ‘moralin’ e bërë pak kohë më parë, dhe janë dyndur nëpër resorte turistike, për të shijuar diellin e pranverës. Por jo vetëm kaq, i kanë bërë ‘zili’ shqiptarëve, me poza nga bregdeti, nga bukuritë e Jugut, dhe nga vilat që kanë buzë plazhit.

Kjo, nuk ka revoltuar vetëm njerëzit e thjeshtë që i ndjekin virtualisht, por edhe kolegët e tyre, VIP-at që nuk e harrojnë, që duhet të jenë ata të parët për ta mbajtur fjalën, dhe për të qëndruar në karantinë. Këto personazhe, që kanë respektuar me rigorozitet çdo rregull, kanë cilësuar si skandaloze sjellet e atyre që ndërsa bënin moral, thyenin karantinën dhe bënin ‘karshillëk’.

Përplasja Aulona Musta- Arbana Osmani

Pak ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani postoi një foto nga rëra e Adriatikut, duke treguar ndër të tjera se kishte shkuar në shtëpinë e saj të dytë, buzë detit. Kjo, një përgjigje për ata ndjekës që i vunë në dukje që kishte thyer karantinën.

 

 

Kujdesuni për veten, dhe për të tjerët❤️

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Por, a është i duhur ky veprim, nga moderatorja Osmani, që vetëm pak pasi koronavirusi mbërriti në Shqipëri, citonte këtë fjalë në mesazhin sensibilizues të përcjellë përmes një videoje në Instagram:

“Miqtë e mi të dashur në këto ditë të vështira, në këtë situatë të pazakontë për të gjithë botën, edhe për vendin tonë, kam një mesazh për të gjithë ju, për të gjithë ne. Le të përpiqemi që të bëjmë maksimumin për të parandaluar përhapjen e virusit duke marrë të gjithë masat që duhen në këto ditë, të lajmë sa më shpesh duart me ujë e me sapun, të vendosim duart përpara fytyrës kur tështitemi, brrylin përpara gojës kur kollitemi. Të evitojmë të gjitha kontaktet me njëri-tjetrin, puthjet përqafimet, dhënien e dorës, të qëndrojmë në shtëpi, të zbulojmë edhe njëherë kënaqësitë e qëndruarit në shtëpi, pranë të dashurve tanë pranë fëmijëve tanë. Të rrimë aty të shohim Tv të gatuajmë, të qëndrojmë me njëri-tjetrin dhe të shpresojmë që kjo situatë, edhe me bashkëpunimin e secilit prej jush, të kalojë sa më shpejt. Ju lutem bëjeni për njëri-tjetrin, bëjeni për ju!

Aulona Musta kritikoi hapur kolegen e saj Arbana Osmani, duke treguar se ky veprim ishte skandaloz dhe i pavend, në një situatë të tillë.

Me sa kam parë disa e kanë bërë, shumë kanë nisur plazhin, dhe për mua është skandaloze. Personalisht për mua ka qenë shumë zhgënjyese të shikoj personazhet publik që postojnë foto dhe video nga plazhi. Ok unë e kuptoj. Shumë prej tyre kanë shtëpitë e tyre në plazh, në Durrës, në jug. Dhe me sa u informova ligji nuk të ndalon të shkosh në shtëpinë tënde sepse është një e drejtë themelore. Por dakord po shkove në shtëpinë tënde në plazh mos bëj karshillëk për pjesën tjetër, që nuk ka mundësi të shkojë dhe nuk duhet të shkojë sepse i është dhënë urdhër që duhet të rrijë në shtëpi. Tani ç’kuptim ka që ju personazhet publik para një jave keni bërë fushatën më të madhe rri në shtëpi, qëndro në shtëpi, posto foto me fëmijët, mamin, burrin, unë rri në shtëpi. Dhe ndërkohë pas një jave je duke bërë plazh. Kur sjell ti shembullin e keq, pse personazhet e thjeshtë nuk duhet ta bëjnë, mos janë gjë personazhet me brirë. E kuptoj të gjithë mund të kenë disa privilegje. Kështu që kjo pjesa ka qenë shumë zhgënjyese për mua…”-shprehej Aulona Musta në një bisedë live me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Por, nuk është vetëm Arbana Osmani ajo që shijoi disa rreze dielli më shumë, dhe nuk i mbajti dot vetëm për vete, duke treguar me ‘zë’ të lartë që karantina nuk është e barabartë për të gjithë shqiptarët.

Vipat janë të privilegjuarit. Madje edhe në fundjavën ku të gjithë qëndrojnë ‘të burgosur’ dhe nuk kanë akses as për nevojat jetike, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj endeshin rrugëve të Llogarasë, dhe postonin foto e video nga mrekullitë e Jugut. Në mes të rrugës, pa u stepur nga ligji, tashmë kishin thyer karantinën, por shijuan fundjavën të qetë, pa iu prishur qetësia.

 

 

Arome deti… #tb #theweeknd

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

Duket se edhe këngëtarja Jonida Maliqi e kishte harruar një detaj të rëndësishëm. Ishte një ndër personazhet që solli një mesazh sensibilizues për të gjithë shqiptarët: Qëndroni në shtëpi. “Unë qëndroj në shtëpi” shkruante këngëatarja me shkronja kapitale.

“Ky është një moment ku secili nga ne duhet të marrë përgjegjësi sepse me veprimet tona mund të mbrojmë veten dhe të tjerët nga përhapja e koronavirusit të ri. Ju lutem kufizoni lëvizjet. Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni. Evitoni kontaktet me njerëz. Mos shkoni në vende të populluara. Kafene. Restorante.

Të ndryshojmë të përditshmen tonë për tu mbrojtur nga një armik i panjohur që mund të na rrezikojë të gjithëve. Bashkë mundemi ta parandalojmë koronavirusin. UNË QËNDROJ NË SHTËPI,”- shkruan Jonida Maliqi në një postim në rrjete sociale.

 

 

Ky është një moment ku secili nga ne duhet të marrë përgjegjësi sepse me veprimet tona mund të mbrojmë veten dhe të tjerët nga përhapja e koronavirusit të ri Ju lutem kufizoni lëvizjet Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni Evitoni kontaktet me njerëz Mos shkoni në vende të populluara Kafene Restorante Të ndryshojmë të përditshmen tonë për tu mbrojtur nga një armik I panjohur që mund të na rrezikojë të gjithëve Bashkë mundemi ta parandalojmë koronavirusin #UNËQËNDROJNËSHTËPI # Repost @sarashakeel ・・・ Don’t forget to Wash your hands ? ? . . . CollageArt Sara Shakeel . . . #art #imagine #washyourhands #clean #arte #awareness #educateyourself #artist #vision #prevention #imagine #water #coronavirus #prevention #who #world #health #incharge #public #publichealth

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

Për të mos harruar Ingrid Gjonin, që poston shpesh momente nga vila e saj në Gjirin e Lalëzit, dhe për më tepër organizon festa e mbledh miq, sikurse të ishim në një periudhë të zakonshme, ku e vetmja gjë që na rrezikon më së shumti është kontakti me shumë njerëz, dhe A-ja për të parandaluar përhapjen e Covid-19 është distancimi social.

Gazetari Taulant Kopliku thumbon VIP-at shqiptarë

Kjo ‘dalldi’ e VIP-ave shqiptarë ka revoltuar jo vetëm Aulona Mustën, por dhe gazetarin shqiptar Taulant Kopliku, që i është hakërryer ‘tipave’ të tillë të shoëbizit që edhe bëjnë moral, edhe shfaqen të pashqetësuar në resorte bregdeti, pa u shqetësuar nga policia.

“Është e papranueshme, të shohësh çdo ditë nëpër portale, fotot këtyre tipave të shoëbiz-it, që shfaqen të pashqetësuar nëpër resorte bregdeti. Të njëjtit që bëjnë video morali nga shtëpia, duke i mësuar hallexhinjve sesi të rrijnë mbyllur. Dhe nuk është se qëndrojnë me kohë të plotë atje por e ndajnë javën sa në bregdet e sa në Tiranë. Por skandalozja është se këta aristokratë të rinj të atËdheut tonë të dashur, bëjnë 50 apo 150 km nga Tirana drejt destinacioneve turistike, pa u bezdisur aspak nga nje polici “strikte” e cila gjobit edhe një qen apo mace që sheh në rrugët e qyteteve,”– shkruan gazetari Taulant Kopliku në postimin e tij në Facebook.

Një gjë është e qartë nga gjithë kjo pasqyrë! Këto sjellje të VIP-ave shqiptarë tregojnë se ata dinë shumë mirë ta rrëfejnë ‘fabulën’, por çalojnë vetëm në një pjesë: Nuk kanë arritur të kutpojnë as vetë moralin e fabulës!

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz mesazhet sensibilizuese per covid 19 personazhet e showbizit thyerja e karantines vipat dynden ne bregdet vipat shqiptare mesazhet sensibilizuese per covid 19 personazhet e showbizit thyerja e karantines vipat dynden ne bregdet vipat shqiptare


Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez