Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt...
Aktualitet
Horror në Kuçovë! Burri vret fqinjën, e zhvesh, e hedh në kanal të mbuluar me gjethe
21 Janar 2022, 07:50Nga DOSJA
KUÇOVË– Fatime Suli 63 vjeçe, banuese në Kozare të Kuçovës është mbytur me duar nga fqinji i saj. Ngjarja e rëndë u raportua një natë më parë nga Dosja.al, në kohën që trupi i Sulit u gjet i hedhur në një kanal pas alarmit të dhënë nga bashkëshorti i saj pasi gruaja nuk ishte kthyer në banesë si zakonisht. Suli ishte zhveshur nga mesi e poshtë dhe ishte mbuluar me gjethe, duke krijuar kështu një skenë horror në lagjen “Havaleas”, 1 km larg shtëpisë së saj.
Shkak për këtë krim makabër dyshohet të jetë një konflikt që e ndjera kishte pasur me fqinjin e saj, Fetah Marra, 58 vjeç, i cili siç u njoftua nga policia është vënë sot në pranga. Kanë qenë kamerat e sigurisë që ishin instaluar në vendin ku ka ndodhur krimi i rëndë që kanë filmuar të gjithë ngjarjen e kanë zbuluar se autori ishte pikërisht Marra. Ky i fundit rezulton të kishte bërë edhe krushqi me Sulin. 58-vjeçari ishte divorcuar nga e shoqja dhe jetonte vetëm ne banesë, ndërsa Suli me bashkëshortin e paralizuar të cilin tashmë e ka lënë të vetëm. Dy fëmijëte çiftit, një djalë e një vajzë janë martuar ek anë vazhduar jetën e tyre.
Përpara grupit hetimor, Fetah Marra është shprehur se as vetë nuk e kishte kuptuar se si kishte ndodhur vrasja e se si Suli i kishte ndërruar jetë në duar. Erion Suli, djali i Fatime Sulit ka mohuar ekzistencën e një borxhi të marrë nga autori në familjen e tij dhe se autori është me të probleme të shëndetit mendor. Kryeplaku i fshatit Kozare Jemin Leshi tha se nuk ka pasur dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm mes viktimës dhe autorit. Ai tha se 64-vjeçarja Fatime Suli ishte një grua punëtore dhe familja e saj në hallin e vetë. Lidhur me autorin, Leshi hedh dyshime se Fetah Marra ka dashur të abuzojë me 64-vjeçaren dhe teksa ajo ka refuzuar, ai e ka mbytur.
TIRANË- Pandemia e koronavirusit në vendin tonë nuk po njeh ulje në kurbën e të infektuarve dhe viktimave. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndë...
TIRANË– Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka dalë me një njoftim urgjent për të gjithë qytetarët duke i paralajmëruar që të marrin masa lidhur me furnizim...
LETONI- Regjimenti i NATO-s në Letoni ka publikuar foto nga ushtarët që ndodhen në kampin Adazi të Letonisë duke dhënë një mesazh të fortë. Në postimin dhe foto...
TIRANË-Në Maqedoninë e Veriut, janë konfirmuar rastet e para të shpërthimit të Murtajës Afrikane të Derrave. Epidemiologu Veterinar, Kujtim Mersini thotë s...
TIRANË– Partia Socialiste ka propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën. Edhe në Lushnje, njësoj si në Durrës, PS-ja ka...