U tha se do takonte djalin e Trump, Rama: Këta kënetarët e Kosovës kanë të tjera nota melodike kur i përputhe...
Aktualitet
VD-“Bora mbyll rrugën e Arbrit”/ Deputetja e PD nxjerr videon: U hap pa përfunduar
21 Janar 2022, 15:44Nga DOSJA
DIBËR– Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka denoncuar bllokimin e rrugës së Arbrit nga reshjet e borës. Me një postim në Facebook, deputetja ka ndarë pamjet nga rruga, duke shtuar se aksi rrugor u hap vetëm për propagandë të qeverisë, kur në fakt punimet nuk kishin përfunduar. Megjithatë ajo shtoi se më 6 mars, banorët e zonës do të kenë mundësinë që të ndëshkojnë me votë qeverinë, duke iu referuar zgjedhjeve të pjesshme lokale.
“”Rruga e Arbrit”, e inauguruar me pompozitet nga kryeministri 2 muaj më parë, ka dalë sot jashtë funksionit nga bora. E kam denoncuar edhe më herët, që rruga u hap për propagandë. Në të vërtetë ajo është e pa mbaruar, prandaj sot shikohet si rrezik për qytetarët dhe bllokohet kalimi me polici si në shtetrrethim. Mashtrimi i shqiptarëve dhe i dibranëvë zgjati më pak se 2 muaj. Kur rrugët jepen pa garë tek klientët e Edi Ramës, kur kontratat dhe afatet nuk respektohen, korrupsioni është para syve tanë! Bie pak borë në Shqipëri dhe bllokohet gjithçka. Mbyllen shkollat, mbyllen dhe rrugët. Shteti i korrupsionit që ka ngritur Edi Rama del zbuluar thjesht nga një borë. Në 6 mars dibranët kanë mundësinë e madhe ta ndëshkojnë me votë këtë qeveri të keqe që i vjedh, i izolon dhe i varfëron. Dibranëve u duhet një bashki për vete, jo për qeverinë,”-shkruan deputetja krahas videos.
TIRANË– Partia Socialiste ka propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën. Edhe në Lushnje, njësoj si në Durrës, PS-ja ka...
KUKËS– Moti i keq që përfshirë Shqipërinë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në segmentin rrugor Fan – Kolsh, pjesë e autostrad...
SHIJAK– Shkatërrohet laboratori i ‘Bitcoin’ në Shijak të Durrësit. Ditën e sotme janë gjetur e sekuestruar 220 makineri që shërbejnë për prodhimin e kript...
TIRANË– Emiliano Shullazi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për izolimin e tj në regjimin “41 bis”. Ankimimi bjen pasi Gjykata e Lartë rrë...
TIRANË– Kryeplaku i fshatit Kozare Jemin Leshi, tha se nuk ka pasur dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm mes viktimës Fatime Suli dhe autorit Fetah...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se duhen të paktën 500 mijë euro për të ngritur një laborator për legalizimin e kanabisit mjek...