LIVE UPDATES
Aktualitet

E quajti ‘pseudo-patriot’, gazetari bën ‘për një lek’ deputeten socialiste: Gradat ju vlejnë sa një sufllaqe!

18 Janar 2021, 15:18 Nga DOSJA
E quajti ‘pseudo-patriot’, gazetari bën ‘për

TIRANË– Gazetari Marin Mema, në emisionin e tij të fundit në “Gjurmë shqiptare”, trajtoi historinë e e Dropullit, bashkisë ku jeton minoriteti grek.

Dyshimi për prejardhjen greke të banorëve të kësaj zone i trajtuar në emision, ka provokuar një përplasje mes deputetes së PS-së Artemis Malo dhe gazetarit Marin Mema. Në reagimin që ka pasur për emisionin, deputetja e quan gazetarin një pseudo-patriot dhe i bën thirrje të ndalë me ato që deputetja i konsideron pseudo-analiza.

Qetësohu shoku patriot, gazetar, propagandues, apo çdo rol që të pëlqen të marrësh!!! Ne jemi NJË,
e do të jemi edhe më të lumtur pa ty në ekran! Përgjegjësisë ligjore nuk do t’ i shpëtosh!! Më të qetë dhe më të bashkuar pa turpe si ty!! Mollët e sherrit që lëshon, nuk kanë asnjë sens pozitiv! Zgjidh një mënyrë më të ndershme të pasurohesh e të bësh famë!! Nuk bëhet me kamera të fshehta, qytetarëve të moshuar, as me hulumtime me persona me konflikte personale interesi, e as me ty që ke guxuar të na mbash gjoja flamurin dhe shpatën e atdhetarizmit në emrin tënd! Mos u bë hero prej letre pa nevojë! Ne jemi të uritur për butësi në një botë ku ka gjithçka me bollëk. Ne jemi të varfër në këtë ndjenjë që është si një përkëdhelje për zemrën tonë. Kemi nevojë për drejtësi dhe ndershmëri!! Patriotizmi është një dashuri e shenjtë por dhe bujare që nuk kërkon asgjë më shumë sesa të kuptohet dhe vlerësohet
” shkruajti deputetja në një status në rrjetet sociale.

Nuk ka vonuar as përgjigjja e gazetarit Marin Mema, i cli në një postim të gjatë në faqen e tij në ‘Facebook’, thotë se gradat e deputetes, “vlejnë sa një sufllaqe” dhe se ajo shkruan “hartimepër klasën e 5-të”. Mema shkruan hapur se emisioni i tij është bazuar në fakte dhe dokumente.

Nuk më pëlqen tu kushtoj rëndësi atyre që shesin dëngla pa lexuar e pa ditur, pa njohur e kuptuar, pa shfletuar e menduar, por kur këta i paguajmë me taksat tona e kam të vështirë të hesht. (shkrimi te faqja bashkëngjitur)

Sapo lexova një hartim nga një zonjë deputete e Kuvendit të Shqipërisë e cila qënka shqetësuar për dokumentarin e transmetuar dje për Dropullin. Por pse vallë ?

Hartimi i shkruar dhe i përgatitur keq si një poezi patetike e klasës së pestë nuk merret me faktet, por me mua personalisht. Ti tregon ujkun, por zonja deputete merret me gjurmët. Ti tregon dokumentat, por zonja deputete nuk i përmend fare. Ti i mëshon bashkëjetesës, por zonja deputete bën sikur nuk e dëgjon. Ti i mëshon mikëpritjes dhe zemrës së mirë të asaj zone, por zonja deputete e anashkalon. Pse o zonjë deputete ? Cfarë të frikson nga ato dokumente ? Nuk ju pëlqejnë ? Nuk ju pëlqeu mesazhi se ne jemi e do të jemi bashkë siç kemi qenë gjithmonë ?

Cfarë interesi fshihni ju si deputete e asaj zone ? Përse në hartimin tuaj të klasës së pestë nuk përmendni edhe historianët e nderuar që folën në dokumentar ? Janë të dy profesorë dhe jo si shumë prej jush që gradat ju vlejnë sa një sufllaqe… Pse merreni me mua personalisht dhe jo më të dhënat ? Pse nuk ju pëlqen fakti që në Dropull jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika, Bardhi, Progoni etj etj… Ku është e keqja ? Pse duhet patur frikë për ta thënë diçka të tillë ? Urdhëroni e hidhini shkencërisht poshtë këto fakte dhe lërini hartimet… Faktet janë fakte ! Unë kam sjellë thjesht faktet. I hidhni dot poshtë ? Sigurisht që jo !!

E nderuar deputete unë nuk kam kohë për hartime. Nuk i bëj fresk askujt përveç vendit tim, nuk e shes vendin tim dhe as interesat e tij. Po ju zonjë si do të paraqiteni “nesër” balltazi qytetarëve të Gjirokastrës , Libohovës, Nepravishtës e Lazaratit, Tepelenës e Memaliajt, Përmetit madje edhe Dropullit, ballë të gjithë shqiptarëve të ndershëm në ato zona ? Si do të paraqiteni me hartime të tilla e mbi të gjitha mendime antishqiptare ? Si do tu thoni se keni sulmuar një gazetar që nuk bëri asgjë më shumë se të thotë të vërtetën. Thjesht të vërtetën zonjë. .Thjesht të vërtetën. E vërteta nuk mbulohet me “like” politike ju siguroj. ‘Like’ politike janë të rreme.

Ju personalisht nuk keni kuptuar asgjë nga ky dokumentar, mesazhi i të cilit ishte se ne jemi e do të jemi bashkë, në një udhë të përbashkët, me probleme e halle të njëjta dhe sigurisht nuk Ju lejoj ta keqpërdoni këtë mesazh. Janë fakte që bashkojnë zonjë, jo fakte që ndajnë. Kështu nuk i shërbeni askujt përveçse kultivoni ndasinë.

Nëse nuk e keni kuptuar. Atëherë rishikojeni. Urrejtja ju ka zënë arsyetimin. Ky dokumentar ishte në respeskt të banorëve të asaj zone që ju po përpiqeni ta përçani për arsye politike.

Ndoshta më e mira do të kishtë qenë të heshtnit e të mos përpiqeshin më këtë hartim patetik të tërhiqnit vëmendje për të kapur 7 vota më shumë.. Jo për gjë, por ato 7 vota që po kërkoni ti fitoni te ndonjë ekstremist a antishqiptar, JU personalisht do ti humbni të shumëfishuara tek shqiptarët e vërtetë ata që kombin nuk e kanë parti dhe as ngjyra interesash. Mua nuk më intereson aspak partia juaj zonjë dhe as partitë kundërshtare tuajat, mua më intereson e vërteta e kombit tim. Kaq dhe asgjë më shumë. Më intereson ta bëj punën time me korrektësi e vërtetësi pa u shitur e blerë, pa u përdorur si leckë nga askush.

Nëse nuk keni parë kurrë investigime ju ftoj ta bëni më shpesh sepse ka mjaftueshëm në mediat ndërkombëtare. Bëjeni se do kuptoni sa marrëzi keni shkruar. E vërteta ndihmon, afron, ngre ura të forta bashkëjetese dhe nuk lejon që urrejtja e mbjellë nga ekstremistë si JU të cënojë të ardhmen e përbashkët. Mos mbillni urrejtje zonja deputete sepse deformimi pikërisht këtë bën. Kushtojuni më shumë vëmendje zones tuaj dhe halleve të banorëve të saj.

PS : Mgjth diçka e arritët… Më bëtë t’ju njihja sepse nuk ju identifikoja për deputete. Ndoshta sepse mandatin e deputetit nuk e keni përdorur kurrë për hallet e zones në foltoren e kuvendit. Tani ju njoha. Suksese zonja e hartimeve“, shkruan Mema.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artemis malo marin mema artemis malo marin mema

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara