Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“E njoftoi Xhafaj”/ Kush e nxori sekretin? Artan Hoxha “zbërthen” misteret e largimit të Ardi Veliut
5 Tetor 2021, 20:05Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar largimin e Ardi Veliut nga posti i kryepolicit. I ftuar mbrëmjen e sotme në “LOG”, u shpreh se Ardi Veliun e detyruan që të vetëdorëhiqej nga detyra.
“Sot jemi pa drejtor të përgjithshëm policie. Unë dua të kuptoj cfarë po gatuan në krahun tjetër. E mban mend kur e hoqi Lleshajn, e përdori në një situatë kur u vendos në presion publik, si rasti i Klodian Rashës, dolët në protestë, ja ku e keni “kokën e turkut”. Fatmir Xhafaj e solli Ardi Veliun, me të cilin bëri dy palë zgjedhje dhe përballoi të gjitha protestat pas daljes së opozitës nga parlamenti. Pse tani? Ardi Veliu nga shkresa kupton që është vetëdorëhequr. Rama vendosi në këto momente. Unë nuk kam kuptuar arsye të dukshme. A thua ra avioni? Nuk është hera e parë. Ka ndonjë situatë të jashtëzakonshme? Jo. Nuk ka pasur. Pra, Rama ka vendosur, ka gjetur këtë zgjidhje me dorëheqje. Jemi para faktit të kryer. Meqë iku Veliu sot, nesër nuk do të trafikohet kokainë, heroinë, apo nuk do të ketë ngjarje? Po, do të ketë. Për mua njeriu që është përgjegjësi direkt është kryeministri i vendit, që punon me WhatsApp. Dhe kur punon me këtë standard mos prit për standarde e dokumente. Surpriza e vetme është me cilin do ta zëvendësojë,”-tha Artan Hoxha duke komentuar emrat që kanë dalë në media.
Shemsi Prençi u shpreh se Ardi Veliu është njoftuar që mbrëmë për shkarkimin nga detyra nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Ajo, letra nuk është shkresë e përgatitur nga Ardi Veliu, as nga varësit as e shtypit në drejtorinë e policisë. Shkresa së pari nuk mban asnjë format zyrtar të ministrisë së Brendshme, as numër protokolli nuk ka. Shkresa nuk është zyrtare, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Ai erdhi në krye të policisë në rrugën më të pandershme duke kapërcyer tre grada. Në dijeninë time Veliu e ka marrë vesh mbrëmë përmes ish-ministrit Xhafaj, që e mori vesh nga Veliaj, sepse ka dalë sekreti i shkarkimit dhe Veliu ishte i shkarkuar që në mëngjes, nuk kishte pse të priste orën 12,”- tha ai.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Bashkëshortja e Martin Tushes është drejtuar në emisionin “Stop”, për të denoncuar korrupsionin brenda burgut të Reçit, ku i shoqi vuan dënimin. Mario La...
TIRANË – Ministria e Infranstrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi më 29 shtator se pallati i arkitektit Maks Velo do të shpronësohet dhe d...
GJIROKASTËR– Një sasi e konsiderueshme bimësh narkotike është asgjësuar sërish në Gjirokastër, kësaj here në fshatin Fushëbardhë. Burime për “Fax New...
TIRANË– Në ditët në vijim një pjesë e territorit të vendit tonë pritet që të përfshihet nga një mot i keq me reshje dhe stuhi. Sipas meteo.gr, vala e...
Aktualitet 5 Tetor 2021, 15:13
ELBASAN– Vrasja e Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit në Elbasan është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë së karburantit por edhe e bizneseve që...
ELBASAN- Me kalimin e orëve, detaje të reja bëhen me dije lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmë në Elbasan, ku mbetën të vdekur dy persona. Deri më tani ishte fs...
TIRANË– Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka vendosur sot që të largohet nga detyra për të hequr kështu përfundimisht dorë nga karriera në Polic...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama publikoi letrën e dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut për të sqaruar lajmin se ai ishte la...