LIVE UPDATES
Aktualitet

E kishte mbjellë në Çorovodë! Droga e kapur në Bari në 2016 kishte “pronar”  Ilirjan Duçellarin, fitonte 25 mijë eu

4 Korrik 2021, 14:38 Nga DOSJA
E kishte mbjellë në Çorovodë! Droga e kapur në Bari

TIRANË– Dëshmitari i drejtësisë, Mariglen Shusha, i cili ka ndihmuar në finalizimin e operacionit “Shpirti” ka treguar sesi lënda narkotike e sekuestruar më 17 dhjetor 2016 në Bari, Itali është në pronësi të Ilirjan Duçellarit. Në pjesën e dosjes së siguruar nga gazetari Arsen Rusta, thuhet se “Lani” e kishte kultivuar drogën në territorin e Çorodovës, ku kishte krijuar një plantacion me 7000 bimë kanabis sativa. Sipas dosjes për aktivitetin në Itali, Lani merrte 25 mijë euro dhe i ndante me Shushën. Po ashtu, bashkë me drogën e tij  ngarkonte në gomone edhe marijuanë të personave të tjerë shqiptarë që kryenin të njëjtin aktivitet, e për këtë shërbim merrte si pagese 250 € per kile të transportuar në Itali.

Pjesë nga dosja:

Bashkëpunëtori 1 i drejtësisë Mariglen Shusha ka deklaruar se lënda narkotike e sekuestruar më 17 dhjetor 2016 nga Barit është në pronësi të Ilirjan Duçellarit, ishin pjesë e një sasie më të madhe që ai kishte kultivuar në territorin e Çorodovës, ku kishte krijuar një plantacion me 7000 bimë kanabis sativa. Lënda narkotike pasi mblidhej ruhej në shtëpi që ndodhej po në atë zonë ku banonin disa familjarë të tij të quajtur kushëri e nipat e Lanit, që kishte bërë materialisht kultivimin ku më pas është përgatitur për ta trafikuar në Itali. Nga ajo lëndë, një pjesë rreth një ton është transportuar në rrugë tokësore për tek një magazinë në zonën Pish-Poro të Vlores, e ngarkuar më pas në mjetin lundrues gomonen e drejtuar nga persona skafistë të të njëjtit grup kriminal dhe e “siguruar” nga prania Donial DROLLI nga vjedhjet e mundshme, kontrollet në breg apo në ujrat territoriale nga policia shqiptare, ku punonte vellai i tij i punonjës policie në degën e antidrogës në Doganën Vlorë. Më pas, kjo lëndë narkotike është trafikuar në Itali në zonën e Torre a Mare-s (BA), ku i është sekuestruar nga DIA shtetasit Gaetano MONACELLI. Ky i fundit, si dhe bashkëpuntorët e tij italian, ndër të cilët edhe Umberto SERINI, ishin në varësi të urdhërave të shtetasit shqiptar, Ilirjan DUÇELLARI “Lani” e për aktivitetet e kryera në territorin Italian ai merrte 25.000 € dhe i ndanin mes tyre, të cilat ia jepte me para në dorë Mariglen SHUSHA. Ndonjëherë, shtetasi Ilirjan DUÇELLARI, nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij, i jepte lëndë narkotike dhe jo lekë me të njëjtën vlerë të shumës së mësipërme. Shtetasi Ilirjan DUÇELLARI “Lani”, bënte nëpërmjet shtetasit Mariglen SHUSHA pagesën e shpenzimeve që kishin bërë anëtarët e grupit kriminal italian të lartpërmendur për ruajtjen e lëndës narkotike të trafikuar nga Shipëria, në lokalet në qytetin e Barit, për karburantin e nevojshëm për lundrim të personave skafistë mes dy vendeve, për marrjen me qira të furgonave të përdorur për transportimin e lëndës narkotike në territorin italian, për nevojat e fletjes e të ngrënies së shtetasit Mariglen SHUSHA e të bashkëpunëtorëve të tjerë të tij, pjesëtar të të njëjtit grup kriminal, kur vinin në Bari në lidhje me trafikimin e lëndës narkotike. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen SHUSHA, ka deklaruar se: “Ne vitin 2014 ai ka njohur shtetasin Ilirjan DUÇELLARI (ZAIMI) i thirrur edhe si “Lani”, kur i është drejtuar atij për të gjetur “punë” e menjëherë është futur pjesëmarrës në grupin kriminal, me rolin si “shkarkues” e me pas me rolin e drejtuesit në varësi të “kreut”, për operacionet e zbarkimit në Itali te lëndës narkotike të trafikuar nga Shqipëria. Po me urdher te “Lani-t” ai ka bërë në Itali shpërndarjen e lëndës narkotike tek klientet e ndryshëm, si dhe mbledhjen e parave pas shitjes së lëndës narkotike. Ilirjan DUÇELLARI përveç transferimit në Itali të lëndës narkotike në pronësi të tij, ngarkonte në gomone edhe marijuanë të krimineleve të tjerë shqiptar, e për këtë shërbim merrte si pagese € 250 per kile të transportuar në Itali. Nga 2014 deri ne 2015 Duçellari kishte blerë nga trafikantë të tjerë shqiptar lëndën narkotike për ta transferuar ilegalishit në Itali, ne 2016 ama, kishte kultivuar vetë marijuanë ne dy plantacione që ishin në territore të ndryshme të Shqipërisë, njëra prej të cilave, në malin Tomorr në territorin e Prefekturës së Beratit, mes Çorovodës e Cepanit, nga të cilat kishte nxjerrë rreth 7-8 ton lënde narkotike. Droga e sekuestruar në Torre a Mare (BA) me 17 dhjetor 2016, ishte e ketij plantacioni, ku ishte kultivuar me fara te blera në Hollandë nga Ilir GABA, i thirrur “Lilhosh” një bashkatdhetar i tij nga Lazarati (Shqipëri), pjesëtar i grupit, të cilit, në disa rrethana “Lani” i kishte dhënë € 30.000 lekë në dorë, për të blerë farat e marijuane. “Lilhosh” ishte ekspert i kultivimit të marijuanës, ishte ai “agronomi” i grupit kriminal e bënte normalisht prodhimin e lëndës narkotike. Nje here, Mariglen SHUSHA kishte qënë i pranishëm në dhënien e kësaj shume, lek në dorë, DUÇELLARIT “Lilhosh-it”. Nga aktet rezulton se Ilirjan DUÇELLARI”Lani”, përveç se kishte krijuar një potencë ekonomike, kishte edhe influencë tek policia shqiptare. Ndër këto, ishte Shefi i Komisariatit të Policisë Çorovodës, të cilit i ishte drejtuar për të zgjidhur një problem me kultivimin e një plantacioni me lëndë narkotike, në të cilin bashkëpunonte edhe shtetasi Ilir GABA, i thirrur “Lilhosh”. Për këtë aktivitet kriminal të kultivimit të bimëve narkotike, ky grup kriminal kishte krijuar sigurinë dhe mbështetjen e policisë, e cila për çdo bimë merrte një pagesë nga drejtuesi i grupit kriminal, Ilirjan DUCELLARI.

LAJMI KRYESOR: “Çmontohet” dosja e ‘Shpirtit’/ GJKKO lë në burg 24 nga të arrestuarit, vetëm 4 shkojnë në shtëpi! Zbardhen rrëfimet e ‘të penduarve’, si kultivohej droga në Shqipëri, kur nisej për Itali fikeshin radarët

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni shpirti operacioni shpirti

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime