Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar me foto dhe me emra, të ashtuquajturit subjektet e OFL-së me të cilët, maxhoranca e akuzon kreun e shtetit se shoqërohet për të ‘bërë pazare’. Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha ka shpërndarë fotot e presidentit Meta me Altin Hajrin dhe Xhevdet Troplinin. Por nuk i ka harruar edhe “bëmat” e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, edhe pse tanimë hedh akuza ndaj kreut të shtetit, vetëm pak kohë më parë i cilësoi si normale pozat e tij me një tjetër subjekt të OFL-së, Ardian Çapja.
“Bëni sikur ziheni, sa herë fillon fushata elektorale, për t’i hedhur hi syve të popullit. Nuk janë problem subjektet e OFL-së, ata i dimë dhe i njohim me kohë, problem janë “objektet”, të cilët rrinë me subjektet e OFL-së, duke u siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri… Në vend t’u çojnë formularin e operacionit forca e ligjit “Objekteve”, që drejtojne shtetin, ua çojnë subjekteve të OFL-së, që paguajnë edhe drekat e darkat, edhe shpenzimet e fushatave elektorale….,”-shkruan ndër të tjera gazetari Hoxha.
KUSH JANË SUBJEKTET E OFL-së?
Xhevdet Troplini, i njohur me pseudonimin “Poja” u arrestua për trafik ndërkombëtar të drogës në vitin 2006 dhe dosja ka ardhur nga drejtësia italiane pas përgjimeve ndaj tij dhe disa bashkëpunëtoreve. Droga kalonte nga Turqia, në Shqipëri dhe më pas në Itali.
Ardian Çapja është shënjestra e atentateve. Familja Çapja në Elbasan është akuzuar si e përfshirë në shumë ngjarje kriminale.
Altin Hajri, është i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.
POSTIMI I PLOTË:
S’kanë faj subjektet e OFL, por OBJEKTET në krye te shtetit, që hanë e pinë me ta… Kane dy jave, qe dy “objektet” kryesore ne krye te shtetit, presidenti i Republikes dhe kryeministri, po konfliktohen me njeri-tjetrin, se kush me shume e kush me pak, eshte takuar neper skuta me subjekte te OFL(Operacioni Forca e Ligjit). Në pamje te pare, duket nje beteje parimore, mes dy shtetareve, qe jane gati të japin edhe “jeten” për zbatimin e ligjit. Nese e keni harruar zoterinj udheheqes te ketij shteti, ju jo vetem jeni takuar neper skuta te erreta me subjekte të OFL-se, por jeni takuar haptazi, keni ngrene e keni pire me ta, keni kercyer e kenduar, madje keni pozuar si super star me subjektet e OFL-se… Prandaj zoterinj udheheqes mos u ankoni, sepse sebashku keni 8 vite, qe e qeverisni kete vend, njeri 8 vite kryeminister, e tjetri 4 vite kryetar parlamenti e 4 vite president. Pastaj beni sikur ziheni, sa here fillon fushata elektorale, per t’i hedhur hi syve te popullit. Nuk jane problem subjektet e OFL-se, ata i dime dhe i njohim me kohe, problem jane “Objektet”, te cilet rrine me subjektet e OFL-se, duke u siguruar mbrojtje dhe paprekshmeri…. Në vend t’u çojne formularin e operacionit forca e ligjit “Objekteve”, qe drejtojne shtetin, ua çojne subjekteve të OFL-se, qe paguajne edhe drekat e darkat, edhe shpenzimet e fushatave elektorale…. Në foto: Kryeministri Rama me subjektin e OFL, A.Çapja në ambjentet e hotelit të tij. Presidenti Meta, ne dreke “pune” me subjektet e OFL-se, A.Hajri dhe Xh.Troplini… Si dhe lajmet, kur OFL, u ka çuar formularin subjekteve të mesiperme….
Prej kohësh, kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Meta se “takohej” skutave me subjekete të OFL-së, akuza të cilat kreu i shtetit i ka mohuar.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Byroja Kombëtare e Hetimit ka pranuar gabimin e skualifikimit të një kandidati, i cili ka qënë pjesë e garës për t’u bërë hetues i të ashtuquajturë...
Endri Dumanin paraditja e të martës së shkuar e gjeti në Shqipëri duke u takuar me nënën pas 6 vite qëndrimi në Siri. Endri ndodhet tashmë nën kujdesin e shërbi...
TIRANË- Pedagogia e Shkencave sociale në Departamentin Politik, në takimin që Kryetarin e opozitës Lulzim Basha me pedagogët ka akuzuar Komitetin e Ekspert...
HOLANDË– Autoritetet në Holandë kanë rihapur hetimet për vrasjen e mistershme të biznesmenit dhe aktivistit shqiptar Festim Lato. Sipas mediave venda...
GREQI–Famija e Artemis Vasilit, e cila prej dy javësh rezulton e zhdukur, ka bërë të ditur se një lajm më në fund ka ardhur prej saj. Një telefonatë anonime në ...
Thirrje të dëshpëruar për ndihmë vijnë sot nga Mikonos i Greqisë. Shqiptari Jonild Muçi, nga Thumanë i Krujës, i strehuar në ishullin Mikonos si azilant ...
TIRANË– Shtyhet sërish gjyqi për Izet Haxhinë. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme është bërë mungesa e prokurorit Dritan Nushi për t’u zhvilluar më datë...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 9 pacientë të infektuar nga pandemia e koronavirusit kanë ndërruar jetë në ven...
TIRANË-468 qytetarë janë gjobitur nga policia për mos vendosjen e maskës e cila prej javësh është e detyrueshme edhe në vendin tonë. Blutë bëjnë me dije se...
MIKONOS- Ditën e sotme, Jonild Muçi, nga Thumanë i Krujës, i strehuar në ishullin Mikonos si azilant politik, ka kontaktuar me Federatën e Shoqatave Shqi...