LIVE UPDATES
Aktualitet

Dyshimet për konflikt interesi ngrenë pikëpyetje në garën për ILD. Memçaj nuk tregoi lidhjen me Artur Metanin

8 Janar 2020, 14:32 Nga DOSJA
Dyshimet për konflikt interesi ngrenë pikëpyetje në

Pikëzimi i kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë – një nga institucionet e reja që pritet të konstituohet në janar, ka ngritur dyshime se gara në Këshillin e Emërimeve në Drejtësisë mund të jetë ndikuar nga interesa private, për shkak të konfliktit në dukje të interesit të një prej anëtarëve të Këshillit me kandidatin favorit. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e miratoi listën përfundimtare të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë më 23 janar. Në krye të listës u rendit Avokatit i Shtetit, Artur Metani me 89.6 pikë, i ndjekur nga prokurori Sokol Stojani me 89 pikë dhe pas tyre tre kandidatët e tjerë: Joana Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.

Në mbledhjen e Këshillit morën pjesë 5 anëtarë, përfshirë kryetarin Ardian Dvorani, si dhe anëtarët Fatjona Memçaj, Margarita Buhali, Vitore Tusha dhe Eriol Roshi. Ish- prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku mungoi ‘për arsye’ personale, ndërsa gjyqtari Fatri Islamaj ishte shkarkuar pak javë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Dy kandidatët kryesorë për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, Metani dhe Stojani kanë marrë vlerësime të larta nga anëtarët e Këshillit, si për meritat profesionale ashtu edhe për ato morale dhe organizative. Megjithatë, ka qenë vlerësimi i lartë me 96 pikë i anëtares Fatjona Memçaj që e ka ngritur Artur Metanin në krye të listës, duke i dhënë një avantazh minimal ndaj rivalit të tij kryesor.

Votimi i Memçajt ka ngritur dyshime mes komunitetit të juristëve – jo për shkak të cilësive profesionale dhe morale të zotit Metani, por më shumë për faktin se ky i fundit është epror i bashkëshortit të zonjës Memçaj në Avokaturën e Shtetit, i zgjedhur në këtë institucion pas emërimit të Metanit si Avokat i Shtetit. E kontaktuar nga BIRN, zonja Memçaj deklaroi se ligji nuk e lejonte të komentonte mbi procedurën e pikëzimit të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 9-vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje. Ai nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Renditja në krye e Metanit u pasua gjithashtu polemika për shkak të pozicionit të tij si këshilltar juridik në Presidencë përgjatë viteve 2002-2012 –një pozicion që konsiderohet politik dhe sipas disa prej anëtarëve të Këshillit, i ndalon kandidatët për t’u zgjedhur në institucionet e reja të drejtësisë.

Kandidatura e Metanit nxiti edhe akuza nga Partia Demokratike, e cila e cilësoi atë anti-kushtetuese si përpjekje të kryeministrit Rama për të kapur drejtësinë.

“KED nën drejtimin e dyshes besnike Edi Rama Dvorani – Arta Marku, e gatshme për të plotësuar urdhrat e shefit të tyre Kryeministër, misioni i të cilit është të kapë çdo qelizë të organeve të reja të drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të PD-së për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata në gusht të këtij viti, menjëherë pas lejimit të kandidimit të Metanit.

Vendimi i zbardhur i KED për të lejuar Metanin të kandidojë tregon se edhe vetë Këshilli nuk ishte unanim.  Pesë anëtarë, përfshi kryetarin e KED Ardian Dvorani, anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, anëtarët Fatjona Memçaj, Fatri Islamaj dhe Eriol Roshi, arsyetuan se pozicioni që Metani kishte pasur në administratën publike nuk ishte politik. Ndryshe nga ç’pretendoi PD, ish-kryeprokurorja Arta Marku dhe gjyqtarja Margarita Buhali në pakicë arsyetuan se Metanit i ndalohej kandidimi. Sipas rregullores për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, konflikti i interesit përfshin të gjitha rastet që parashikohen nga ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe dispozitat e ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesit”.

Përveç punësimit të bashkëshortit në Avokaturën e Shtetit, znj. Memçaj gjithashtu ka punuar së bashku me z. Metani në Presidencë nga viti 2008 deri në vitin 2012, ku ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtores Juridike dhe kandidati për Inspektor të Lartë të Drejtësisë atë të Këshilltarit Juridik të Presidentit. Ky nuk është rasti i parë, kur zonja Memçaj përballet me një rast të dyshuar konflikti interesi në Këshill. Më herët në maj 2019, ajo u tërhoq nga shqyrtimi i kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, për shkak të një marrëdhënie të afërt krushqie me kandidaten Ardita Alsula. Në rastin e kunatës së saj, Memçaj njoftoi kryetarin e Këshillit për konfliktin e interesit dhe kërkoi të heqë dorë nga shqyrtimi i kandidaturave- kërkesë e miratuar kjo me vendim të kryetarit të KED.

Ndërkohë, BIRN ka mësuar se në rastin e kandidaturës së Artur Metanit, i cili është dhe punëdhënësi dhe eprori i bashkëshortit të saj, znj. Memçaj nuk e ka njoftuar zotin Dvorani, duke mos e konsideruar konflikt interesi marrëdhënien e bashkëshortit të saj me kreun e Avokaturës së Shtetit. Nëse marrëdhënia prej vartësi e bashkëshortit të zonjës Memçaj me eprorin e tij, Artur Metani përbën apo jo konflikt interesi sipas dispozitave ligjore, ha debat juridik. Megjithatë, i qartë është fakti se promovimi i zotit Metani në krye të institucionit më të ri Kushtetues që ka për qëllim hetimin e shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nën hijen e dyshimeve për një konflikt në dukje midis detyrës publike dhe interesave private, mund të cënojë besimin e publikut tek drejtësia.

(Marrë nga Reporter.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur metani fatjona memcaj artur metani fatjona memcaj

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara