"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Dy persona vërejnë policinë në kufi, lanë çantën me 28 kg drogë dhe largohen drejt Shqipërisë. Si u kapën nga antidro
27 Nëntor 2020, 12:13Nga DOSJA
TIRANË– Dy persona janë arrestuar nga policia kosovare në pikën doganore kufitare Morinë-Vërmicë, duke transportuar çanta me drogë nga Shqipëria drejt Kosovës.
Dy shtetasit lanë çantat me drogët të llojit marihuanë që peshonin rreth 28 kg, ku ishin 50 paketime dhe u detyruan të ktheheshin për në Shqipëri. Antidroga e Prizrenit ka sekuestruar të gjitha çantat në vendin e ngjarjes, ku më pas është njoftuar edhe prokurori.
Njoftimi i policise:
Dy persona vërejnë policinë në kufi, lanë çantën me 28 kg drogë e ikin për Shqipëri Një njësit policor gjatë ditës së djeshme ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës, të cilët kishin nga një çantë në krahë me përmasa të mëdha. Sipas raportit policor të dyshuarit pasi kanë vërejtur policët kanë lënë çantat në kufi në Vërmicë, në të cilat ishin 50 paketime me substanca të dyshuara narkotike lloji marihuanë. “Fsh. Vërmicë 26.11.2020-18:30. Njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar, duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës të cilët kishin nga një çantë në krahë me përmasa të mëdha. Dy të dyshuarit pasi i kanë vërejtur policët kanë lëshuar çantat në tokë dhe kanë ikur në drejtim të Shqipërisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti antidrogë i DHTN – Prizren i cili ka gjetur dhe konfiskuar dy çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike, lloji marihuanë me peshë totale prej 28 kilogramë e 686.8 gramë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha nga studio e ABC ka treguar sfidën e tij me Covid 19. Hoxha në fjalën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi ka treguar...
TIRANË-Rrjetet sociale janë një formë argëtimi për shumë njerëz e sidomos për ata që argëtohen duke shikuar meme dhe dëgjuar deklarata që shkaktojnë shumë ...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha tha ditën e sotme në studion e ‘Abc’ se qyteti i Elbasanit vijon të mbetet një nga më të rëndësishmit në Shqipëri dhe Ballkan ...
TIRANË– Ditën e sotme jaën gjobitur 729 qytetarë pasi nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.Policia ka evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrativ...
Në një lidhje me skype për Ora News me gazetaren Matilda Mcini ka qenë doktor, Adrian Fandi mjek shqiptar me banim në Londër. Fandi dha disa informacione shumë ...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar sfidën e tij me pandeminë e koronavirusit.I ftuar në AbcNews, Hoxha foli për gjendjen e tij duke...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një tjetër video të një pacienteje që ka kaluar Covid-19. Gruaja në video quhet Mirgena Qoshen n...
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Bulqizë, ku në Fushë-Bulqizë-Kodër Dane u qëllua me armë zjarri, 23-vjeçari Elidon Basha. Pasi u qëllu...