LIVE UPDATES
Aktualitet

DW: Shqipëria vendi i BP më i prekur nga ndryshimet klimatike, ndërhyrja që do bëhet

10 Maj 2022, 07:33 Nga DOSJA
DW: Shqipëria vendi i BP më i prekur nga ndryshimet klimatike,

SHQIPËRI- Në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor Shqipëria rezulton të jetë vendi më i prekur nga ndryshimet klimatike. Me ndihmën e GIZ synohet që krijimi i stacioneve të monitorimit ta ndryshojnë për mirë situatën.

Ballkani Perëndimor (BP) vlerësohet si zonë e nxehtë e biodiversitetit në Evropë me një një larmi të madhe eko-sistemesh që nuk mund t‘u shpëtojnë dot pasojave të ndryshimeve klimatike. “Përmbytjet, erozioni, zjarret, valët e të nxehtit, thatësirat e gjata janë çdo ditë e më të shpeshta në vendet e BP përfshirë edhe Shqipërinë. Vendet në BP nuk po ia dalin dot mbanë të menaxhojnë këto ndryshime për shkak të ekonomive të tyre të brishta,” thotë për DW, Ornela Çuçi, zv/ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Në raport me vendet e tjera të BP, Shqipëria rezulton të jetë vendi më i prekur nga ndryshimet klimatike, thekson për DW, Merita Meksi, eksperte për klimën, zv/menazhere e programeve të klimës të GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar).

“Në Europë Shqipëria renditet si vendi që ka rrezikun më të lartë nga fatkeqësitë natyrore, që janë duke u intensifikuar dhe rritur në frekuencë. Në periudhën 1980 dhe 2010 në Shqipëri kanë ndodhur 23 fatkeqësi të mëdha: nëntë përmbytje, katër tërmete dhe tri ngjarje ekstreme të temperaturave, që prekën rreth 4 milionë njerëz. Vlerësohet se mesatarisht 50.000 shqiptarë preken nga përmbyjet çdo vit dhe ndikimi negativ vjetor në Prodhimin e Brendshëm Brutto, (PBB) është rreth 200 milionë dollarë, ” thotë për DW, ekspertja e GIZ, Merita Meksi.

GIZ dhe ndryshimet klimatie në bazenin e Drinit

Një projekt novator në llojin e vet për Shqipërinë dhe BP, i mbështetur nga GIZ, është në përfundim e sipër. Në sajë të zbatimit të tij gjatë vitit të kaluar janë instaluar stacione monitorimi për përmbytjet në´zonat që ndodhen në breg të lumit Drin, të cilat kanë vuajtur për tri dekada nga përmbytjet kronike. Qindra shtëpi dhe hektarë tokë të përmbytura çdo vit me humbje ekonomike të pallogaritshme.

Stacionet e monitorimit synojnë ta ndryshojnë për mirë situatën. „Këto stacione mundësojnë parashikimin e përmbytjeve, paralajmërimin e hershëm dhe vizualizojnë hartën e përmbytjeve. Kësisoj, institucionet kompetente kanë mundësi që të përgatiten në kohë, të koordinohen, të reagojnë dhe të njoftojnë publikun me qëllim minimizimin e rrezikut nga përmbytjet në bazenin e lumit Drin,” thotë për DW Merita Meksi.

Shqipëria pa një shërbim kombëtar hidrometereologjik

Për një vend si Shqipëria me rrezik të lartë ndaj fatkeqësive natyrore për shkak të ndryshimeve klimatike, duket e pabesueshme mungesa e një shërbimi kombëtar modern hidrometereologjik, të aftë të paralajmërojë katastrofat natyrore para se ato të ndodhin.

Shqipëria rezulton të jetë i vetmi vend të rajon dhe në Europë pa një shërbim të tillë. Situata pritet të ndryshojë këtë vit. “GIZ, i mbështetur nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, (BMZ) po punon për realizimin e projektit të parë në rajon për të ngritur shërbimin kombëtar hidrometeorologjik 24 orë në 7 ditë të javës. Ky shërbim do të përdorë teknologjinë moderne dhe inovacionin për ta bërë infomacionin e tij të aksesueshëm për të gjithë palët e interesuara”, thotë për DW, Merita Meksi. Ajo thekson që ky projekt kërkon një financim prej 40 milion euro, për të cilin do të kontribojë qeveria gjermane, ajo shqiptare, donatorë të tjerë dhe Fondi Global për Ndryshimet Klimatike, (Global Climate Fund, GCF) GCF-i pranishëm në BP.

Përmbytje në veri në vitin 2012

Zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, anëtare e Bordit të GCF dhe njëherazi përfaqësuese e disa vendeve të ECCA, (Eastern European and Central Asia) në këtë Bord, thotë për DW, se “ky fond synon të ndërhyjë edhe në BP në mënyrë direkte dhe qasje konkrete, gjithëpërfshirëse për zvogëlimin e emetimit të gazrave me efekt sere dhe zbutjen e riskut nga efektet e ndryshimeve klimatike”. “Ballkani Perëndimor është rajoni më pak i financuar globalisht nga fondet e mjedisit dhe klimës pasi ka marrë vetëm 4 përqind të fondeve globale deri në fund të vitit 2020 edhe pse përcaktohet si një nga rajonet me rrezikun më të madh nga ndryshimet klimatike”, thotë për DW zv/inistrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi.

Në fund të vitit të kaluar GCF arriti të ketë burime financiare prej 10 miliardë dollarësh amerikanë dhe të mbështesë gjatë këij viti 190 projekte në 127 vende të botës. „Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut marrin pjesë në një nismë rajonale dhe globale të financuar nga GCF, që mbështet me asistencë teknike bizneset për të operuar sipas standarteve të energjisë së pastër dhe të teknologjive të rinovueshme” thekson Ornela Çuçi.

Ajo thotë që edhe Bashkia e Tiranës është një prej përfituesve nga GCF përmes projektit “Green Cities ” si edhe bashki të tjera në Shqipëri po mbështeten me asistencë teknike nga GCF. Ky fond po mbështet financiarisht edhe menaxhimin e integruar te burimeve ujore përmes Austrian Development Fund.

Lidershipi i grave në përshtatjen me ndryshimet klimatike

Me nismën e zv/ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi në Bordin e GCF kohët e fundit u krijua një grup jo formal i grave, anëtare të Bordit të GCF. “Në tryezën e Bordit të GCF tani paraqiten edhe argumenta që i shërbejnë grave dhe vajzave, pra gjysmës së globit. Kontributi i grave dhe vajzave në axhendën e zbutjes së ndryshimeve klimatike është i domosdoshëm. Barazia gjinore dhe lidershipi i grave në ndryshimet klimatike janë të një rëndësie kyçe në përpjekjet globale në përputhje me Angazhimet Ndërkombëtare të OKB-së dhe Axhendën 2030”, thekson zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.

Gratë rezultojnë të jenë më të prekurat nga ndryshimet klimatike, fatkeqësitë natyrore dhe degradimet mjedisore, zbutja e të cilave kërkon pjesëmarrjen aktive të grave. Shqipëria ratifikoi Marrëveshjen e Parisit më 14 Korrik 2016, duke hyrë në epokën e re të procesit të politikave ndërkombëtare për klimën. Marrëveshja e Parisit përcaktoi një kornizë globale për të shmangur ndryshimet e rrezikshme klimatike duke kufizuar ngrohjen globale nën 2°C dhe bërë përpjekje për ta kufizuar ulur në 1.5°C. Marrëveshja synon të forcojë aftësinë e vendeve për t’u marrë me ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe për t’i mbështetur ato në përpjekjet e tyre.

Marrë nga DW. 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet ndryshimet klimatike ne shqiperi ndryshimet klimatike ne shqiperi

Sondazh

Poll

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

E paprecedent/ Protestuesit sulmojnë gazetaren e Top News

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin 'Skënderbej'

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi

Kryeministri Rama pritet me protesta në Gjermani/ Emigrantët në Düsseldorf kërkojnë dorëheqjen e tij

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares