LIVE UPDATES
Bota

DW: Gjermania në shënjestër të sulmeve dezinformuese të Rusisë

10 Mars 2021, 07:16 Nga DOSJA

GJERMANI– Prej vitit 2015, Gjermania është sulmuar mbi 700 herë me fushata të qëllimshme dezinformimi nga Rusia, thuhet në raportin e Shërbimit të Jashtëm të BE-së. Ky është një numër shumë më i lartë se, për shembull, sulmet ruse ndaj Francës, 300, Italisë 170 apo Spanjës, me 40. Situata është përshkallëzuar sidomos kohët e fundit, thuhet në raport, qe kur kritiku i Kremlinit, Aleksej Navalni, erdhi per t’u kuruar ne Berlin, vitin e kaluar.
Sulmet vijnë si nga zyrtarë ashtu edhe media pranë qeverisë. Janë akuza, artikuj të sajuar me fraza të shkëputura nga konteksti ose dhe të trilluara, thuhet në raport.

Sajesa dhe akuza

Në raport përmendet si shembull një prononcim i zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e cila i vuri fajin Gjermanisë për sanksionet anti-ruse. Nëpër artikuj në media, Gjermania, e cila në të njëjtën kohë paraqitet edhe si e gatshme për dialog me Rusinë, prezantohet si organizatore prapaskenash ose si marionetë mendjelehtë. Në media pro qeveritare lexon artikuj që me dokumente false dhe të sajuara duan të vërtetojnë, për shembull që gruaja e Navalnit, eshte me prejardhje gjermane, dhe se ajo instruktohet direkt nga shërbimi i fshehte i Gjermanisë. Ose ka raste, kur ndodhi të rëndomta futen në kontekste politike, si per shembull në një rast, kur policia e Berlinit i mori fëmjiët një familjeje ruse pasi i konsideronte në rrezik. Edhe ky rast u hiperbolizua në media si hakmarrje për rastin e Navalnit, siç del në pah nga raporti.

Julia NawalnayaJulia Navalnaja, bashkëshortja e kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalni

Kremlini po krijon një imazh për Gjermaninë, sikur aty janë vetëm disa zëra të paktë që dëgjohen në mesin e korit të një rusofobie irracionale, konstaton raporti.

Maas: Axhendë pozitive

Raporti i BE-së e akuzon ndër të tjera Rusinë për dyfytyrësi. Këta artikuj zakonisht nuk përkthehen në gjermanisht. Edhe në fushën diplomatike, ndërsa Rusia nga njëra anë hiqet e gatshme për dialog, nga ana tjetër i lejon vetes sulme të tilla. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha në një konference shtypi të martën se nuk e çudit ky lajm që vjen nga Brukseli. “Kemi parë në të kaluarën një numër të madh rastesh te tilla, të cilat i trajtojmë në kuadër të mbrojtjes nga sulmet kibernetike në BE,” tha ai dhe shtoi se Gjermania do t’i përgjigjet kësaj ofensive me një “axhendë pozitive” informuese dhe sqaruese aktivitete si shembull “vitin gjerman në Rusi”.

Deutschland Bosnien-Herzegowina Außenministerin Bisera Turkovic Außenminister Heiko MaasMinistri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas gjatë një konference shtypi me homologen e tij nga Bosnja Hercegovina, të martën në Berlin. 9.03.2020

Politikë pa fantazi?

Në një koment në të përditshmen gjermane Sueddeutsche Zeitung, Stefan Kornelius, e kritikon në këtë kontekst pafuqinë e BE-së ndaj Kremlinit. Teza e tij: Rusia është një elefant dhe nuk mund të largohet dhe nuk do të largohet nga skena gjeopolitike, prandaj lipset të trajtohet si i tillë. Ndryshe vepron BE-ja: “Ndërsa BE-ja konstaton fushata të shfrenuara dezinformuese në shumë vende të saj, Ministria e Jashtme ruse i lejon vetes të ankohet për përzierje në punët e brendshme. Politika e jashtme e Evropës ende nuk ka aq fantazi sa të dallojë potencialin e elefantëve të mëdhenj”, konstaton analisti.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani sulmet dezinformuese gjermani sulmet dezinformuese

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet