LIVE UPDATES
Bota

Kritika ndaj udhëzimeve të CDC për personat e vaksinuar, ‘rreziku’ që mbartin për transmetimin e COVID

10 Mars 2021, 06:51 Nga DOSJA
Kritika ndaj udhëzimeve të CDC për personat e vaksinuar,

Rekomandimet e para federale për njerëzit që kanë bërë vaksinën kundër COVID-19 lejojnë ndërmarrjen e hapave të kujdesshëm drejt jetës normale.

Por, kritikët thonë se këto janë hapa tejet të kujdesshëm.

Udhëzimet që Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) publikoi të hënën thonë se ata që kanë bërë vaksinën mund të mblidhen brenda në shtëpi me persona të tjerë të vaksinuar pa maska dhe distancim fizik.

Ata gjithashtu mund të vizitojnë pa masa paraprake për Covid-19 njerëz të pavaksinuar që janë në rrezik të ulët nga pasojat e sëmundjes së koronavirusit. Gjyshërit e vaksinuar mund të vizitojnë nipërit dhe mbesat që nuk kanë mundur ta bëjnë këtë për shkak të pandemisë së COVID-19, për shembull, pasi fëmijët shumë rrallë zhvillojnë simptoma serioze të koronavirusit.

Por ata nuk duhet të udhëtojnë me avionë, trena ose autobusë të mbushur me njerëz. Rekomandimi për udhëtimet mbetet i njëjtë: udhëtimet duhet të shmangen.

Megjithëse njerëzit e vaksinuar janë të mbrojtur nga simptomat e rënda të sëmundjes, ekziston ende një “rrezik i vogël” që ata të mund të mbartin virusin pa shfaqur simptoma dhe ta përhapin atë tek njerëzit e tjerë, tha në një konferencë shtypi të hënën Drejtorja e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky.

Me gati 60,000 infeksione të reja që ndodhin ende çdo ditë, ajo tha, se “është përgjegjësia jonë të sigurohemi … që të mbrojmë ata që nuk kanë bërë vaksinën dhe janë të pambrojtur”.

Vaksina të ndryshon jetën

Por rekomandimet zhgënjyen disa ekspertë të shëndetit.

“Ajo që duhet t’ia bëjmë të qartë publikut të gjerë është që kjo vaksinë të ndryshon jetën”, tha Dr. Adalja, një ekspert i sëmundjeve infektive në Qendrën për Sigurinë Shëndetësore të Universiteti Johns Hopkins. “Nuk është sikur pasi të bëni vaksinën asgjë nuk ndryshon. Çdo gjë ndryshon.”

Njerëzit që kanë bërë vaksinën mund të udhëtojnë, të shkojnë në kinema, restorante, nëse veshin maskën dhe mbajnë një distancë të sigurt fizike. “Ju mund ta bëni këtë, me kujdes”, tha eksperti i sëmundjeve infektive të Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, William Schaffner. “Dilni përjashta dhe filloni të angazhoheni me njëri-tjetrin.”

Duke thënë se jeta pas vaksinimit nuk duhet të jetë shumë e ndryshme nga jeta e mëparshme, CDC hoqi një nxitje për 30 përqind të njerëzve që thonë se ndoshta ose definitivisht nuk do të vaksinohen, vuri në dukje ish-komisionerja e shëndetit në Baltimore, Leana Wen.

“Realiteti është se miliona amerikanë nuk do të vaksinohen nëse nuk përfitojnë diçka. Ajo që ata mund të fitojnë është liria për t’u kthyer në normalitet”, tha ajo në një artikull opinioni në gazetën Washington Post të martën.

“Po, ekziston rreziku që ata që kanë bërë vaksinën mund të jenë akoma bartës të nivelit të ulët të koronavirusit”, tha ajo. “Ky rrezik kompensohet nga rreziku më i madh i pritjes. Së shpejti, gjithçka do të rihapet plotësisht gjithsesi, dhe nuk do të mbetet asnjë karotë për t’u ofruar (atyre që nuk duan ta bëjnë vaksinën).”

Zonja Wen tha se CDC madje duhet të inkurajojë njerëzit e vaksinuar të udhëtojnë, ndërsa ata mbajnë maskat e tyre dhe shmangin tubimet me njerëz të pavaksinuar kur të arrijnë në destinacionet e tyre.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh variantet më ngjitëse të virusit që janë duke qarkulluar tani, drejtorja e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Walensky tha se tani nuk është koha për të udhëtuar.

“Sa herë që ka një rritje të udhëtimeve, kemi një rritje të rasteve në këtë vend”, vuri në dukje ajo. “Ne vërtet po përpiqemi të frenojmë udhëtimet në këtë periudhë kohore”.

Kjo po ndodh gjithsesi, theksojnë të tjerët.

Sipas Shoqatës amerikane të Udhëtimeve, më shumë se gjysma e amerikanëve po planifikojnë ose kanë rezervuar një udhëtim për këtë vit.
Ekspertët e shëndetit publik kanë kritikuar Teksasin dhe Misisipin për rihapjen e plotë të ekonomive të tyre dhe anulimin e mandati për përdorimin e maskave. Por, ato nuk janë shtetet e vetme që po heqin kufizimet. Shtete të tjera, duke përfshirë Masaçusetsin dhe Konektikatin, po lejojnë restorantet të hapen me kapacitetet e tyre të plota.

“Udhëzimi i CDC në fakt është i vonuar krahasuar me ato që njerëzit po bëjnë”, thotë Dr. Amesh Adalja nga Unvirsiteti Johns Hopkins, duke shtuar se agjencia rrezikon të humb autoritetin në këtë aspekt. “Njerëzit po i tejkalojnë ato (Qednrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) dhe unë mendoj se ata po humbasin një mundësi për t’i ndihmuar njerëzit të marrin vendime më të mira.”

Dr. Adalja gjithashtu mendon se CDC do të ishte më mirë t’i qasej COVID-19 ashtu siç bënë me sëmundjen e sidës, hepatitit C ose sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

“Ne e dimë që fushatat e abstenimit nuk funksionojnë të vetme”, tha ai.

Në vend që t’u tregojë njerëzve të vaksinuar se çfarë nuk duhet të bëjnë, CDC duhet t’u shpjegojë atyre se si të ulin rrezikun.

“Mos e hidhni maskën tuaj”, tha ai. “Por mos u shqetësoni për vizitën e gjyshit tuaj, udhëtimet me aeroplan ose tren, apo ngrënien brenda një restoranti. Unë u them njerëzve, kthehuni në jetën normale në nivelin në të cilin ju ndiheni rehat”, tha ai.

Udhëzimet janë “një hap i parë i rëndësishëm”, tha zonja Walensky, por “nuk janë destinacioni ynë përfundimtar”. Rreziku që njerëzit e vaksinuar mund të përhapin virusin është “një fushë e vazhdueshme e studimi”, tha ajo, duke shtuar se CDC do të vazhdojë azhurnimin e udhëzimeve me ardhjen e informacioneve të reja.

VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota njerezit e vaksinuar njerezit e vaksinuar

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës