Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
TIRANË– Ardian Dvorani kërkoi disa ditë më parë rikthimin e tij në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, institucion që dikur e drejtonte vetë ai. Përmes një letre drejtuar Vitore Tushës, zv.kryetares, e cila ka marrë kompetencat e drejtimit të KED deri në zëvendësimin e Dvoranit, ky i fundit shprehte qartë ambicjen për t’u rikthyer dy muaj pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi përfundimin e mandatit të tij.
Në një letër të dërguar Tushës, Dvorani përmend edhe një komunikim të mëparshëm që ka pasur me të, duke shtuar më pas edhe argumenta ligjore se përse duhet të rikthehet në KED.
Dvorani ka gjetur një hapësirë në ligj dhe arsyeton se mandati mbaron kur gjatë vitit kalendarik ndryshon funksionin, duke u caktuar në bazë të shortit nga Presidenti i Republikës në funksione të tjera. Kërkesa e tij për rikthim ka lëvizur ujrat edhe në politikë. Duke marrë parasysh “betejën” e zhvilluar për emërimet ne Gjykatë Kushtetuese, një reagim i ashpër i presidentit Ilir Meta është i pritshëm, por ka qënë ish-kryeministri Sali Berisha, ai që nuk është kursyer në akuza.
Berisha pretendon se me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, Dvorani kërkon rikthimin në KED, duke akuzuar gjyqtarin se kishte “blerë” një anëtar të KED-së. Ish-kreu i qeverisë nuk flet me emra por duke marrë parasysh frazën “e nderuar znj.Vitore Tusha, nëpërmjet një njoftimi paraprak me mesazh telefonik në datën 18.08.2020” në letrën e Dvoranit, lihet të kuptohet se tanimë e përfshirë është edhe Vitore Tusha.
“Nëse ka blerë apo rregulluar me urdhër të Edvinit ndonjë anëtar KED nuk mund të them, por atë që mund të themi miq është se ky dhunues i ligjeve dhe kushtetutes, vendin e ka në birucë,“-shkruan Berisha.
Edhe kjo e fundit, njësoj si Dvoranit i ka përfunduar mandati i ushtrimit të detyrës që më vitin 2017. Mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim se çfarë po ndodh brenda KED. Përse kërkon Dvorani me ngulm rikthimin, dhe pse kërkesa për rikthimin në detyrë e një gjyqtari mori vëmendjen e ish-kryeministrit të vendit?
POSTIMI I PLOTË:
Adrian Dvorani po kerkon KED!
Ai me mbeshtetjen e narkomafies me ne krye Edvin Hajdutin, kerkon te rikthehet ne Komisionin e Emerimeve ne Drejtesi, KED.
Miq, ju duket e pabesueshme por ish gjykatesi qe qendroi ne detyre 7 vjet pa mandat, qe ka vendin ne qeli sepse fshehu 100 milione lek ne procesin e vetingut, qe vendoste per vite ne gjykaten e larte me tezakun e tij, qe dhunoi ligje dhe kushtetute ne krye te KED, konstatuar kjo edhe nga Komisioni e Venecias, kerkon te rikthehet ne krye te KED per te vazhduar misionin e tij ne sherbm te partise.
Me kete kerkese mafiozi Dvoran deshmon per te shumten e te shumten here se jo ligji, kushtetuta por krimi dhe keqperdorimi i tij jane etje e pashuar e tij. Nese ka blere apo rregulluar me urdher te Edvinit ndonje anetr ne KED nuk mund te them, por ate qe mund te themi miq eshte se ky dhunues i ligjeve dhe kushtetutes, vendin e ka ne biruce. sb
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– Ditën e sotme, kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi ka marrë gjithë vëmendjen e mediave, pasi në makinën e institucionit që ajo drejton është gjetu...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është një nga politikanët shqiptarë që u prekën nga pandemia e koronavirusit. Në një intervistë për...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka denoncuar mungesën e investimit nga ba...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari lidhur me rastin e drogës në makinën e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlind...
TIRANË– Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi ishte i pari personazh nga politika që u prek nga pandemia e koronavirusit. Për shkak të probl...
TIRANË– Partia Demokratike, me anë të një deklarate zyrtare nga ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, ka reaguar lidhur me drogën e gjetur në makinën e kryebashki...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot poetin dhe gazetarin Teodor Keko, për të cilin shprehet se është një figurë e papërsëritshme. Ky reagim i Ramë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka dështuar me takën progresive, pasi sipas tij ajo ka prodhuar vetë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari për emërimin e drejtorit të Doganës së Beratit, Ylli Atellari. Në denonc...