"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Duro: “Jemi në zonën e Europës, janë 4 skuadra, të cilat mund të fitojnë titullin. Është një kampionat i çuditshëm
17 Maj 2021, 19:12Nga DOSJA
TIRANE – Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Tiranës. Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, Duro ka thënë se skuadra e tij ka pasur shumë vështirësi për një sulmues.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, për vete momentin tonë. Ishim në një moemnt psikologjik të mirë. Edhe ndaj Skënderbeut luajtëm mirë. Sot kishim një kundërshtar serioz dhe rival direkt.
Ne na duhej fitorja patjetër sot, Tirana luante për dy rezultate sot. Duke parë edhe kalendarin. Ishte një ndeshje e mirë në planin taktik. Kanë dy lojtarë të mirë në sulm, si Seferi dhe Danso. Qëllimi ishte të bllokonim sulmin dhe mesfushën. Sheu dhe Deliu bënë mirë detyrën. Mazrekaj dhe lojtarë si ai, bëjnë diferencën në ndeshje të tilla.
Kemi bërë mirë në gjithë kampionatin. Ndaj skuadrave kryesuese jemi superiorë. Kemi gabuar me skuadra si Skënderbeu dhe Kastrioti, pikat me të cilat i qajmë. Do ketë surpriza edhe kjo javë, e kam bindje këtë.
E rëndësishme është të jemi në zonën e Europës, janë 4 skuadra, të cilat mund të fitojnë titullin dhe njëra do mbetet jashtë Europe. Është një kampionat i çuditshëm. Laçi duhet të fitojë me Teutën dhe pastaj të shikojmë fundin”.
Nëse fitoj titullin me Laçi?“Puna e titullit është ndonjëherë edhe çështje fati. Varet edhe në çfarë moment shkon në një skuadër. Duhet të shikojmë edhe konkurrencën. Ka trajnerë që e fitojnë pa konkurrencë dhe i ngrenë në piedestal. Nuk është njësoj si të dalësh kampion me Partizanin, Tiranën dhe Vllazninë. Unë e kam thënë që nuk kanë pasur një sulmues. Partizani ka sulmues që kanë shënuar të gjithë. Te ne të gjithë golat i kam shënuar me mesfushorë.
Ka rikuperime, por sot dyshoj për Harmonin. Prenga është me kartonë. Në këtë fazë ne kemi aktivizuar shumë lojtarë të rinj, si Bytyqi, Prenga, Zylfiu, me këtë të fundit që i ka dhënë një fytyrë tjetër ekipit,”– tha Duro.
B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ELBASAN – Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, është shfaqur i lumtur pas fitores ndaj Bylisit, teksa për mikrofonat e “Supersport”, pas ndeshjes tha se në sfi...
DURRES – Ilir Daja, trajneri i Partizanit, pas ndeshjes me Teutën në “Niko Dovana” ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij në emisionin “Gol pas Goli” n...
DURRES – Një incident i rëndë është vënë re në pushim të ndeshjes Teuta-Partizani i zhvilluar në qytetin e Durrësit në stadiumin “Niko Dovana” dhe i përfunduar ...
DURRES – Partizani arrin të fitojë në Durrës përballë Teutës minimalisht 1-0 për të qëndruar në krye dhe në garë, si pretendent kryesor tashmë për titullin kamp...
SHKODER – Vllaznia bën edhe më interesante garën me fitoren e saj ndaj Kastrioti. Pas pjesës së parë në barazim, në minutën e 79-të është skuadra e Thomas...
ITALI-Nwanko Simy do të largohet nga Crotone në fund të sezonit. Për sulmuesin nigerian për momentin propozimi më i lartë ekonomik është ai i një klubi të kampi...
KINË-Një histori absurde vjen nga Kina ku një nga biznesmenët bleu një klub futbolli për të përmbushur dëshirën e djalit të tij për të qenë futbollist prof...