All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

DUMANI/ ‘I pangopuri’ që mori shtatë jetë njerëzish, ‘masha’ e Erion Alibejt vrau çdo bashkëpunëtor për paratë

18 Tetor 2020, 13:33 Nga DOSJA
DUMANI/ ‘I pangopuri’ që mori shtatë jetë
All - Paragraf - 1

SHQIPËRI– Nuredin Dumani, që vetëm pak muaj më parë njihej si një tutor prostitutash në Francë, ka një tjetër ‘profesion’. Ai tashmë është vrasës serial, për të cilin, Prokuroria ka lëshuar dy urdhër-arreste dhe ka në duar prova të mjaftueshmë për ta implikuar si ekzekutor në të paktën shtatë vrasje. Në një hark kohor prej vetëm shtatë muajsh, Dumani, i fshehur pas emrit të Talo Çelës, bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, nuk e hoqi armën nga dora, për të ‘hequr qafe’ çdo dëshmitar të ‘punëve të tyre të pista’.

Gjithçka nisi në muajin mars të këtij viti. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. I vetmi që kishte precedent penalë ishte Dorian Shkoza, i cili kishte qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe ishte liruar në vitin 2010. Dy të rinjtë merreshin me një servis makinash.

Pa u ftohur ende trupat e dy të rinjve, po në të njëjtin vend, në Shën Vlash të Durrësit, ‘kërciti’ sërish arma. Këtë herë, u ekzekutuan dy vëllezër. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Në burg për këyë vrasje janë Altin Ndoçi dhe Klevis Alla, të dy bashkëpunëtorë të drejtësisë, që filluan të blebëzojnë sapo hasën muajt e parë pas hekurave.

Ndoci dhe Alla shënjestruan drejtpërdrejt Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin për këtë vrasje. Arsyeja: Lekët e grabitura një vit më parë në Rinas, 4.6 milion euro. Një pjesë e tyre, Çela dhe Dumani, bashkëpunëtorë, ua kishin lënë për t’ua ruajtur dy vëllzerve Haxhia, por këta të fundit, i zhgënjyen. “Na grabitën,”- tha ata, por kjo ishte një alibi boshe për Çelën dhe Dumanin, të cilët pau menduar dy herë i vranë.

Kjo mjaftoi që Prokuroria të lëshojë një urdhër-aresti për Çelën dhe Dumanin, por jo vetëm për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Prokuroria bashkoi dosjen e dy viktimave me atë të një muaji më parë, të Anxhelo Avdias dhe Dorjan Shkozës. Tabulatet telefonike dhe prova të tjera të ngjashme, zbuluan për grupet hetimore se Çela dhe Dumani, ishin edhe pas atij krimi të dyfishtë.

Ndërkohë, Çela ishte shpallur në kërkim për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, pasi akuzohej se në servisin e tij, kishte ndihmuar autorët që të modifikonin furgonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’, në mënyrë që askush të mos dyshonte tek ata.

Modifikimi i mjeteve ishte një praktikë e njohur për Çelën. Të njëjtën gjë, i shumëkërkuari që ka kthyer pas disa herë grupet e forcave RENEA kishte praktikuar edhe në serviset e katër viktimave. Nuk dihet nëse Shkoza dhe Avdiaj kishin lidhje me grabitjen e Rinasit, por servisi i tyre ishte përdorur për ç’montim mjetesh nga Çela dhe bashkëpunëtorët e tij.
Pavarësisht shpalljes në kërkim, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, nuk reshtën.

Fshehur skutave dhe me plane shumë të mirëorganizuara, të dy nuk e ndalën aktivitetin e tyre.

Më 20 korrik të këtij viti, Emiljano Ramazani, u ekzekutua teksa parkonte mjetin e tij, poshtë pallatit ku banonte tek ‘Rrethrrotullimi i luleve’ në Elbasan. Klevis Kapllani është pikasur nga kamerat e sigurisë, teksa me armë në dorë, zbriti nga makina e drejtuar nga Nuredin Dumani, vrau babain e katër vajzave, të njohur dhe si ‘Ili’ dhe u largua.

Të dy i ranë rrotull vendit të krimit katër herë, si për të provuar dhe njëherë adrenalinën përballë autoriteteve, por pavarësisht postoblloqeve të ngritura, askush s’i pikasi.

Pas krimit, siç pohojnë dhe burime nga grupi hetimor, Kapllani ka vendosur armën në servisin që është në pronësi të Albert dhe Seit Manahasës në qytetin e Peqinit, për t’i fajësuar ata për këtë ngjarje. Të dy u vunë në pranga bashkë me katër persona të tjerë, pas gjetjes së armës. Kreshnik dhe Ymer Manahasa, Artur Tosku si dhe Bujar Dervishi u liruan pasi ndaj tyre nuk u gjetën prova. Ndërsa Albert dhe Seit Manahasa janë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ramazani kishte njohje me Talo Çelën, por ‘era’ e parave të Rinasit, ishte futur edhe mes tyre. Dumani, i kënaqur që eliminoi dhe tjetër ‘përfitues’ u nis të fshihej bashkë me Kapllanin. Të dy bashkë, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj të Rrogozhinës dhe njerëzit që i njohnin i identifikonin me njëri-tjetrin. Por dhe kjo miqësi, do të thyhej, e sërish për shkaqe parash.

Më 15 shtator të këtij viti u vra dhe Klevis Kapllani, vetëm 200 metra larg banesës së tij, pak orë pasi kishte dalë të pinte disa birra me shokët. Edhe për këtë ngjarje, është shpallur në kërkim Nuredin Dumani. Këtij të fundit, policia i zuri edhe pritë me shpresën se do të paraqitej në funeralin e mikut që vrau, por 37-vjeçari nga Dibra që u kishte shpëtuar kaq shumë herë duarve të bluve, nuk e hëngri këtë karrem.

Ai gjeti strehë dhe nuk doli, deri në goditjen e radhës. Dumani tashmë e kishte shtrënguar rrethin mjaftueshëm, dhe i vetmi mik që i kishte mbetur pa goditur ishte Talo Çela.

Këtë të fundit, në pamundësi për ta takuar as nëna e tij që e ka lindur, Dumani gjeti mundësinë ta godiste tek i vëllai. Bujar Çela, një taksist në të zezë, vuajti ndoshta ‘pangopshmërinë’ e të vëllait nga ‘torta e Rinasit’ dhe mbylli sytë teksa pinte kafenë e mëngjesit më 17 shtator.

Këtë herë Dumani nuk e kreu vrasjen i vetëm. Ai ishte vetë i tretë dhe rrobat që mbante veshur, e kanë nxjerrë zbuluar nga kamerat e lokalit, bë verandën e të cilit, eliminoi edhe të vëllanë e bashkëpunëtorit, me të cilin kishte bërë një rrugë të gjatë krimesh.

Siç duket mania për të ‘ngrënë’ sa më shumë nga paratë e grabitura në mënyrë spektakolarë mesditën e 9 prillit në Rinas, u shkurtoi jetën të afërmve të bashkëpunëtorëve. Gjithsesi, si urdhërues i të paktën dy vrasjeve që ka kryer Dumani, është Erion Alibej, i cili është vënë në pranga në Elbasan dhe ndodhet pas hekurave.

Përveç eliminimit të ‘dëshmitarëve’, Dumani me vrasjet e kryera i ka shërbyer edhe dëshirës për hakmarrje të Alibejt, vëllait të Endrit Alibejt, ‘Tarzani’ dhe ish-kreu i klanit me të njëjtin emër, që u vra tre ditë para ndërrimit të viteve, në dhjetor të vitit 2018.

Alibej, pasardhësi i të vëllait, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Ilit (Emiljano Ramazani) dhe Regis Runajn. Ky i fundit, vinte nga një familje pa lidhje me botën e krimit, kjo pasi i ati ka punuar si shofer në Policinë e Elbasanit, ndërsa e motra punon në Gjykatën e Rrethit. Vrasja e Runajt dyshohet se erdhi pas ekzekutimit të mikut të tij Ramazani, pasi Runaj mund të ketë ‘nuhatur’ gjurmët e autorëve të vërtetë.

Më 29 korrik, nëntë ditë pas ekzekutimit të Ramazanit, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, pasi konsumuan lëndë narkotike me Runajn, e vranë atë me thikë. Halili është bërë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka rrëfyer të gjithë zanafillën e ngjarjes. Në pranga në lidhje me këtë ngjarje ka rënë edhe Erjon Shehu, kunat i Xhuliano Hoxhës.

Halili dhe Hoxha akuzohen gjithashtu se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Ata dyshohet se janë personat që kanë informuar ekzekutorët për lëvizjet e Ramazanit, në mënyrë që ‘puna’ e tyre, të bëhej më e lehtë. Përpara grupit hetimor, ata rrëfyen se urdhërin për këto dy krime, përgjimin e Ilit dhe vrasjen e Runajt, e kishin marrë nga Alibej në këmbim të parave. Vetë Alibej, nuk ka hapur gojë, për asnjë nga ngjarjet kriminale për të cilat akuzohet.

Ndërsa, vrasja e Çelës, vëllait të Talo Çelës, ishte mënyra e Erion Alibejt për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tij, Endritit, që ia morën jetën në sy të gruas dhe fëmijëve. Erion Alibej, kishte mësuar se Talo Çela dinte gjithçka rreth ekzekutorëve të Endrit Alibejt, por nuk ia kishte treguar. Kështu, duke vrarë Bujar Çelën, mori hak.

Dosja.al ka bërë një shkrim të përmbledhur edhe për zanafillën e hakmarrjes së Alibejt dhe rivalitetin e grupit ‘Tarzani’ me atë të ‘Sakatit’, pjesë e të cilit dyshohet të jetë dhe Çela. Gjithçka e ka nisjen në humbjen e 50 kokainë, në vitin 2017.

Gjithsesi edhe dosja e Alibejt është drejt zbardhjes. Dosja.al raportoi pak ditë më parë, se Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 5 urdhër-arreste për ekzektutimin e Endrit Dylgjerit (Alibej), xhaxhait të tij Arben Dylgjeri si dhe turkut Erald Durunaj, ngjarje e ndodhur më 28 dhjetor të vitit 2018 në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit. 3 prej urdhër-arresteve janë për ekzekutorët, ndërsa 2 janë për “porositësit”.

Për t’u rikthyer sërish tek dosja e Nuredin Dumanit….37-vjeçari është kujdesur për t’u mbyllur gojën çdo dëshmitari (përveç atyre që janë në burg) që mund të ketë ditur diçka në lidhje me grabitjen e Rinasit, duke lënë kështu vetëm një derë të hapur për prokurorinë: Talo Çelën!

Përballja mes tyre (nëse më parë nuk kapin njëri-tjetrin), mund të ketë surpriza dhe për vetë Policinë e Shtetit, që sa herë ka organizuar operacione për t’i kapur, është kthyer duarbosh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nuredin dumani nuredin dumani


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj