LIVE UPDATES
Aktualitet

“Noka”/ Duma: Jam në konflikt me kolegët, ju lutem… fjala ‘llum’ s’ishte për PD-në

12 Tetor 2021, 13:45 Nga DOSJA
“Noka”/ Duma: Jam në konflikt me kolegët, ju lutem…

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka folur për situatën brenda PD-së dhe për mbledhjen e zhvilluar gjatë të cilës u mor vendimi për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, të cili gjithashtu e paralajmëroi për përjashtim nga grupi parlamentar.

E ftuar në AbcNews, Duma tha se vendimi është marrë nga kryetari, i drejtë ose jo dhe se nuk ka aspak lidhje me qëndrimin që kanë mbajtur Noka për aksionin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Fjala ‘llum’, sipas Dumës nuk ka ekzistuar në asnjë moment kundrejt demokratëve. Nënkryetarja tha se këtë term, Basha nuk e kishte as për bazën e PD-së apo për folësit, por për njerëzit që i shërbejnë axhendës së kryeministrit Edi Rama.

“Të vish në një rend dite për të folur dhe t’i i çon akuza për një vendim mbi vendimin e SHBA-së…Se çfarë ndodh brenda atyre mbledhjeve kolegët e kanë bërë publike. As ka pasur asnjë moment që ata kanë folur në mbledhjen e grupit dhe ndokush nga ne mendon dhe t’i ketë thënë se ky nuk është rendi i ditës. Nuk ka lidhje fare ajo që u tha jashtë nga ajo që u tha brenda. Keqinterpretimi i fjalës llum të demokratëve nuk ekzistoi në asnjë moment. Kryetari u drejtua me një bisedë të brendshme dhe nuk e kishte as me bazën, jo, e jo, dhe as me asnjërin nga folësit. Ishte për njerëzit që ndjekin axhendën e Ramës. Sa kritika janë thënë kundrejt Bashës dhe ai i ka mirëpritur. Unë mendoj se përgjegjësia qëndron tek lidershipi dhe vendimi i marrë pas vendimit të SHBA-së është racional. Kjo qartësi dhe se si u mor si vendim, mund të ketë nevojë për më shumë qartësim. Por kryetari i Partisë Demokratike nuk e ka zgjedhur këtë për të mos krijuar pikërisht këtë situatë ‘i thashë’ ‘më tha’ dhe ‘më thanë’. Mos më bëni pyetje se si duhej vepruar sepse jam në konflikt me kolegët e mi, nuk mund të them se çfarë dhe si duhej thënë. Asnjë nuk e do këtë situatë,”- tha Duma ndër të tjera.

Përsa u përket demokratëve që ndjekin aksionin e Berishës, Duma tha se janë treguar tërësisht emocionale. Ajo shtoi se shqetësim është baza e demokratëve për shkak të lidhjeve personale që kanë pasur me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Dumës, forcimi i marrëdhënieve me PD me SHBA është arritje për hapat që duhet të ndjekë kjo parti. 

“Në arenën e kredibilitetit të rëndësishëm të rrugës së suksesit. Forcimi i kushteve për të arritur rezultat, forcimi i marrëdhënieve me SHBA është arritje. PD bashkë me zhvillimin e vendit nisi të zhvillojë edhe mendësinë duke i dhënë transparencë mbi historinë e Shqipërisë. Ritheksimi i rolit të shtetit sovran është si pasojë e partneritetit tonë me SHBA. Ka pasur momente ulje ngritjes në këto marrëdhënie. Ajo që duhet thënë është që avantazhi më i madh është ky. Forcimi i marrëdhënieve me SHBA është parakusht i suksesit. Shqetësimi sot është baza e demokratëve të cilët kanë me legjitimitet të plotë emocional dhe racional herë pas here. Demokratët në këto momente kanë një lloj përjetimi traume për shkak të lidhjeve personale. Unë i mirëkuptoj plotësisht dhe kuptoj se çfarë ndodh. Unë i njoh mirë sondazhet dhe i njoh mirë se si bëhen. Asnjë nga sondazhet që janë bërë për PD nuk hyjnë te sondazhet reale. Nuk tregojnë asgjë për demokratët. Ajo që shoh është një grupim njerëzish që Sali Berisha do e kishte. Asnjëri nga nuk mendonte ndryshe. Do ketë njerëz që e lidhin me individin qenësinë e tyre në një parti të caktuar. Kjo nuk do të thotë se ata janë aty me strategji, por me emocione. Grida Duma ka qenë në PD kur ka qenë Berisha. Nuk kam një këndvështrim personal mbi këtë çështje. Sot gjendem në një pjesë të hierarkisë së PD. Kontributi dhe pesha politike është një gjë. Unë besoj se sot lidershipi i PD ka përgjegjësinë e dy gjërave, qartësisë dhe mungesës së përçarjes. Mendoj se demokratëve u është bërë e qartë situata. Do vijojë të bëhet e qartë që vendimi i Bashës është marrë mbi vendimin e SHBA. Unë mendoj se Basha po bën një gjë të arsyeshme. Basha nuk flet në asnjë moment për një veprim se Noka dhe disa të tjerë kanë thënë mendimin e tyre. Ata e kanë thënë mendimin e tyre në çdo mbledhje,”- u shpreh Grida Duma ndër të tjera.

Mbrëmjen e kaluar, fill pas debateve në mbledhjen e Kryesisë së PD, kryedemokrati Lulzim Basha vendosi të shkarkojë Flamur Nokën. Noka u shkarkua pasi akuzohet se ka shpifur ndaj kryetarit të PD, dhe ka shpikur qëndrime të pathëna, referuar deklaratave të Nokës se Basha e ka quajtur anëtarësinë e PD, “llum”.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore politike flamur noka grida duma shkarkimi i flamur nokes flamur noka grida duma shkarkimi i flamur nokes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet