LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Denoncova në e-Albania, ajo më hetoi’/ Avokatja akuzon prokurorin për stil “KÇK”

12 Tetor 2021, 13:20 Nga DOSJA
‘Denoncova në e-Albania, ajo më hetoi’/ Avokatja akuzon

Një grua në Tiranë kërkoi aktivizimin e policisë për të kontrolluar hetimet e një prokurori, i cili e dorëzoi atë si të akuzuar për kallëzim të rremë.

33-vjeçarja me inicialet F.M., sipas burimeve të Gazetasi.al, është me profesion avokate dhe inati i saj ndaj prokurorit ( identitetin e të cilit Gazetasi.al, nuk po e publikon, ka shpërthyer ditën kur ai e vendosi nën hetim teksa ajo kishte kërkuar hetime për një grua që i hapi dhe i përdori llogarinë në ‘e-Albania’.

Edhe ajo nga ana e saj, kërkon që prokurori të kontrollohet dhe si provë ka sjellë ankesën ndaj qytetares F.C., të cilën e akuzon për dëshmi të rreme.

“Jam me profesion avokate, – e nis deklaratën gruaja, – dhe jam akuzuar nga prokurori për kallëzim të rremë. Çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë”. Gruaja insiston se akuza është fiktive dhe sipas saj, mënyra si u ndërtua dosja është krim. “Prokurori është stil KÇK (kap ç’të kapësh) dhe e vërteta do dalë, sepse për fat kam kallëzuar për krim me natyrë kompjuterike që është i verifikueshëm 100%.

Pas kallëzimit për krim kompjuterik, mu ngrit akuza për kallëzim të rremë”, – vijon kjo shtetase. Bëhet me dije se çështja u hap pas çeljes së një llogarie në ‘e-Albania’

Në dosjen e policisë, shkruhet, “u thirr si dëshmitare në proces shtetasja e F.C., e cila rezulton nga përgjigjja e AKSH-së si personi që ka hapur dhe përdorur llogarinë në ‘e-Albania’. Ky dëshmitar bëhet me dije se në një nga seancat, ka dëshmuar se ka çelur këtë llogari si oficer kredie dhe ka shkarkuar një certifikatë familjare, ndërsa ka vijuar, duke treguar se nuk kishte një autorizim për ta bërë këtë gjë dhe se e ka bërë vetëm njëherë në prani të avokates.

Por përgjigjet e mëpasshme, që siç kuptohet janë për llogari të gruas, e cila ishte nën akuzë, kanë vërtetuar se shtetasja F.C., e kishte hapur nga celulari i saj ‘e-Albania’ edhe herë tjetër, pavarësisht se ajo insiston se e ka përdorur vetëm njëherë.

Gruaja që u hetua nga prokurori për kallëzim të rremë, ka zbuluar se oficerja e kredisë i kishte shkarkuar asaj në tre raste certifikatën familjare.

“Pra, dëshmitarja ka gënjyer, ndonëse ishte nën betim. Për fat të mirë kemi të bëjmë me portalin qeveritar dhe aty kemi datën, orën dhe sekondën kur është aplikuar dhe kur është shkarkuar. Është AKSH që mund ta vërtetojë me saktësi dhe lehtësi këtë çështje, por edhe ekspertë të fushës së krimeve kibernetike”, sugjeron gruaja.

Duke vënë pikëpyetje mbi hetimin e prokurorit që duhet ta kishte zbardhur keqpërdorimin e llogarisë së saj, por që më pas e dorëzoi si të akuzuar për kallëzim të rremë, ajo rendit jo vetëm veprimet që kreu, por edhe përse e hapi llogarinë.

“Duke dashur të çel llogarinë personale në kushtet e pandemisë në datën 25 maj 2020, mora vesh që ajo tanimë ishte e hapur. Ju drejtova Policisë së Shtetit dhe rezultoi që e kishte hapur dhe përdorur një punonjëse e fondit B., PA AUTORIZIM NGA UNË. Për çudi, jo vetëm nuk e morën në përgjegjësi, por më hetuan mua për kallëzim të rremë ankohet avokatja, e cila sipas burimeve të Gazetasi.al, kësaj radhe kërkon të kontrollohet nga policia, a është i paaftë prokurori apo është një stil prokurori KÇK”, – citohet nga burimet e Gazetasi.al, të ketë thënë e reja.

Marrë nga Gazeta “Si”

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet e albania tirane e albania tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet