LIVE UPDATES
Sport

Duka: “Kemi investuar 55 mln. euro, Kryeministri të mbajë premtimet, nuk kërkojmë lëmoshë”

18 Dhjetor 2020, 11:14 Nga DOSJA
Duka: “Kemi investuar 55 mln. euro, Kryeministri të mbajë

TIRANE – Ka nisur sot Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e FSHF-së, që për shkak të pandemisë po zhvillohet në mënyrë virtuale. Kreu i futbollit shqiptar, Armand Duka bëri një përmbledhje të punës së mirë të kryer, teksa foli edhe rreth projekteve dhe objektivave të së ardhmes.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për respektimin e protokollit dhe mbylljen e sezonit, gjë që u reflektua në Europë me kalimin e tureve nga skuadrat shqiptare si Tirana, Laçi, Teuta.

Futbolli po njeh rritje, në klube po punohet mirë, po shohim talente të rinj që po luajnë. Mungesa e tifozëve i penalizon futbollistët dhe ekipet, por shpresojmë shumë që të kemi praninë e tyre në stadium sa më shpejt dhe situata të normalizohet.

FSHF ka bërë detyrën e saj, e kam ndjekur nga afër këtë proces. Premtimi që kemi marrë nga Kryeministri ka qenë pozitiv, miratimi i ligjit të sponsorizimit do të bëjë të funksionojë çfarë nuk ka funksionuar për 30 vite, por do të hapë faqe të re. Në pak vjet sporti do të shndërrohet në ekonomi të fortë. Nuk kërkojmë lëmoshë, por atë që na takon.

Llogaritet një impakt prej 45 milionë eurosh që ka sporti në ekonomi, por jemi të vetëdijshëm që të dhënat tona janë vetëm një pjesë e realitetit, nuk përfshin në studim mijëra të rinj që luajnë futboll, si futbolli 5×5 apo 9×9.

Do të marrim në skaner një grup klubesh për të parë kontributin që japim edhe në industri. Si në Sllovaki, futbolli kontribuon atje në ekonomi me 170 milionë euro, pak a shumë si ne janë edhe me popullsi. Studimi i plotë do të bëhet në mënyrë më shteruese.

Të zhvillojmë futbollin e kemi për detyrë, ndihmon shumë, edukon lojtarët, i bën qytetarë të mëdhenj dhe të devotshëm, prodhon futbollistë profesionistë që i sjellin të ardhura shoqërisë, mbushin stadiumet dhe i dhurojnë lumturi tifozëve.

UEFA zgjodhi “Air Albania” si vendi ku do zhvillohet finalja e “Conference League”. Na mbush me krenari ky vendim, mbushëm një objektiv për të sjellë në Tiranë një finale të madhe. Vlerësojmë dhe përshëndesim gatishmërinë e institucioneve shqiptarë, bashkisë dhe enteve, hoteleve etj.

Falënderim i veçantë për UEFA-n dhe Komitetin Ekzekutiv. Nuk do i zhgënjejmë me mikpritjen shqiptare. Stadiumi ynë ka një defekt, fushën. U mendua natyral për shkak të klimës së favorshme, provuam, por është e pamundur. Kemi marrë masa, brenda vitit 2021 ajo fushë do të jetë në kushte optimale”.

Kombëtarja? “Planet u pozicionuan nga prania po jo e futbollistëve, tamponët dhe regjimet e futbollistëve në vendet ku luajnë. E kthyem në oportinitet për të ftuar sa më shumë lojtarë të rinj, të cilët garantojnë dekadën e ardhshme dhe do i shërbejnë objektivit Euro 2024.

Koha na dha të drejtë, e mbyllëm në vend të parë në Nations League dhe u ngjitëm një vazo më lart. Para pak ditësh u njohëm edhe me shortin e eliminatoreve të Botërorit. E vështirë, por nuk do të dorëzohemi. Asnjë skuadër nuk do e ketë të lehtë në Tiranë. Shpresoj t’i kemi tifozët, jemi të ndërgjegjshëm për forcat e tre ekipeve të para, por edhe për forcën tonë.

Shpresat arritën rezultate mbresëlënëse. Arritëm vendin e tretë në grup, për herë të parë prej vitit ’90. Po bëhet një punë e mirë tek ekipi Shpresa dhe në ekipet e tjera zinxhir. Paraqitje të mirë ka bërë edhe ekipi i vajzave. Ata kanë dhënë maksimumin, falënderoj edhe kampionet e Vllaznisë, me kualifikimin e një turi në Champions, iu bashkua ekipit të meshkujve.

Dy prioritetet: Futbolli i femrave dhe zhvillimi i futbollit të fëmijëve, kanë marrë vemendjen tonë maksimale. Kanë marrë jetë shumë projekte, iniciativa, të afrojmë sa më shumë djem e vajza në ekipin tonë.

Ka nisur edhe kampionati i futbollit 5×5, për herë të parë i organizuar nga FSHF. Programi i edukimit është realizuar dhe ka ardhur duke u përmirësuar. Klubet tona ndjejnë deficitet në mjekë, përgatitës atletikë. Kemi ndërtuar strategji dhe programe për mbushjen e këtyre mungesave. Risi ka qenë edhe fushata e kursit të përgatitësve atletikë, kanë folur emra të mëdhenj të trajningut botëror, duke rritur reputacionin e këtij aktiviteti.

Kemi hedhur bazat e një bashkëpunimi me universitetet sportive. Po punojmë për implementimin e projektit të 100 fushave. Ky projekti ambicioz do të kërkojë shumë përkushtim, por do të përmirësojë ndjeshëm gjendjen e infrastrukturës.

Qeveria nuk e ka lexuar projektin, ministria e famshme e Arsimit është nxituar të na kthejë përgjigje negative. Do vazhdojmë projektin, do e mbështesim me 50% të financimit. Duam të shtojmë inventarin e fushave. Do t’i përkrahim fëmijët me kujdes.

Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit është e turpshme, më e turpshmja e 30 viteve të fundit. Qëllimi i Asamblesë është përmirësimi i disa dokumenteve bazë tonat. Drafti që propozohet për t’u miratuar është një hap cilësor për ne, për përfaqësim më të mirë, barazimin e futbollit profesionist me atë amator, përfaqësimin e futbollit të femrave dhe të fëmijëve, dhe dhënien e më shumë kompetencave ndaj Asamblesë.

Drafti është miratuar në unanimitet nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. Ky proces do të vazhdojë për të përshtatur statutin e çdo anëtari të FSHF-së. Zoti qoftë me ne, mbaroftë sa më shpejt kjo pandemi, suksese në zhvillimin e kësaj, qoftë e fundit virtuale“,- ka raportuar presidenti Armand Duka në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të FSHF-së.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asambleja e fshf-se asambleja e pergjithshme asambleja e zakonshme e fshf-se presidenti armand duka asambleja e fshf-se asambleja e pergjithshme asambleja e zakonshme e fshf-se presidenti armand duka

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari